Rama ironizon deputetët holandezë: Ç’fakte mbledhin për gjysmë dite? Vijnë takohen me mua dhe Bashën që kemi dashuri për Holandën dhe ikin

9 Maj 2018, 13:18Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria mori një mbështetje historike nga KE për çeljen e negociatave për të mbyllur përfundimisht humnerën,dhe theksoi  se jo të gjithë janë entuziastë për këtë hap të vendit tonë.

Teksa foli në eventin e organizuar në kuadër të “Ditës së Europës” Rama nuk kurseu ironinë për deputetet e Holandës që erdhën për të mbledhur fakte, në kuadër të skepticizmit për çeljen e negociatave të vendit tonë me BE.

Rama tha se më vjen për të qeshur kur vijnë delagacione për të mbledhur fakte, po çfarë lloj faktesh mund të mblidhen në gjysmë dite.

Me tëj duke vazhduar ironinë shefi i qeverisë tha se po të ishte mundësia që Shqipëria të ishte pjesë e SHBA-va do të ishte më e lehtë, ndërsa shtoi se nuk do t’i duhej Shqipërisë të bindte 27 shtete.

Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama në eventin kushtuar Ditës së Europës:  

Një rilindës i madh shqiptar, Naim Frashëri, na ka lënë pas vargun që ne duhet t’ua këndojmë fëmijëve tanë, por edhe të gjithë miqve tanë europianë, sa herë na jepet mundësia:

“O dritëz e bekuar që lind nga perëndon!”

Është vargu që mishëron të tërë historinë e përpjekjes shumëshekullore të shqiptarëve për të qenë pjesë e asaj bote që ata e shihnin me sytë e imagjinatës së tyre, apo e kërkonin duke kapërcyer detin.

Shprehja që shqiptarët përdornin sa herë linin shtëpinë ishte:

“Po marr rrugën për në Europë!”

Në këtë shprehje përmblidhej ëndrra, shpresa dhe ambicia e çdo burri, e çdo babai, e çdo djali që linte shtëpinë duke marrë rrugën për në Europë, për të sjellë që andej atë çka shtëpia nuk mund dot ta kishte duke qëndruar e shkëputur prej andej.

Kështu kanë jetuar shqiptarët prej shumë shekujsh e deri më sot, në 9 Majin e vitit 2018, që flasim me këtë ëndërr, me këtë shpresë dhe me këtë ambicie. Ndërsa humnera e thellë shpirtërore mes tyre dhe Europës ka ardhur duke u ngushtuar, ngushtuar, ngushtuar.

Por përsëri edhe sot, edhe duke qenë Kryeministër i shqiptarëve, nuk është e vështirë ta shohësh hijen e humnerës, nëse të bie të takosh europianë të pabindur ndaj vlerave dhe parimeve që e ndërtuan Europën e bashkuar. Është aty, hija e humnerës, kur flet me deputetë parlamentesh të sotme europiane. Por fatmirësisht është vetëm një hije e asaj humnere, sepse humnera është shumë më psikologjike sesa faktike dhe vetëm pak javë më parë, Shqipëria ka marrë një mbështetje historike nga Komisioni Europian për të çelur negociatat, për ta mbyllur përfundimisht humnerën.

Natyrisht që si në të gjitha kohërat dhe rastet që na ka dhënë historia, nuk kemi pasur dhe nuk e kemi edhe sot, fatin që të jemi në sinkron, sepse sot, kur ne jemi tek dera, prapa derës jo të gjithë janë aq entuziastë dhe aq optimistë sa ishin për të ardhmen e asaj shtëpie.

Megjithatë, në 9 Maj të 1950-ës, Robert Schumann e parashikoi se Europa nuk do bëhet as me një shtënë dhe as në formën e një parafabrikati monolitik. “Ajo do të bëhet nëpërmjet realizimesh konkrete, duke krijuar pikë së pari dhe mbi të gjitha, – thotë ai, – një solidaritet faktik”.

E padyshim që, pavarësisht se ne na mbeten më shumë në mendje ata, fatmirësisht pak, që na kujtojnë hije e humnerës, teksa sot po flasim me entuziazmin tonë fëminor për Europën, ndërkohë që të shumtit janë ende në përpjekjen për ta bërë realitet, duke e përmbyllur projektin më vizionar dhe më të jashtëzakonshëm që njerëzit kanë mundur të imagjinojnë dhe të çojnë përpara, që është Bashkimi Europian.

Nëse do të përpiqeshim të gjenim në historinë e fuqisë së njeriut për të imagjinuar dhe në rezultatet e fuqisë së politikës për të vepruar, zor se do të gjenim një projekt më madhështor sesa Bashkimi Europian. Natyrisht, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në këtë aspekt janë një tjetër projekt madhështor i fuqisë së njeriut për të imagjinuar dhe i fuqisë së politikës për ta kthyer në realitet një vizion. Por sot, ne jemi duke u përpjekur që të çelim negociatat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Mbase po të kishte negociata për t’u bërë pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të kishte qenë më e lehtë, sepse nuk do duhet të bindnim 27 koka.

Sot më vjen shumë mirë që të kujtoj se Presidenti i Këshillit Europian, para pak ditësh, këtu në Tiranë gjeti fjalët, jo vetëm më të mira, por edhe më të goditura për të na inkurajuar në këtë proces, kur tha se sot, ne jemi mbase shumë më europianë se të tjerë që janë pjesë e Bashkimit Europian dhe kur nënvizoi se “rekomandimi i fundit i Komisionit Europian për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit tregon që keni bërë përpjekje të mëdha dhe jeni gati të nisni një prej projekteve më pozitive politike në historinë e vendit tuaj”.

Dhe nuk ka diskutim që për Shqipërinë sot, por për fëmijët tanë nesër dhe për fëmijët e fëmijëve të tyre, ky është projekti më pozitiv politik i imagjinueshëm, për të cilin ia vlen çdo sakrificë, ia vlen çdo përpjekje, ia vlen dhe i gjithë durimi për të dëgjuar edhe më të fundit fare që bëhet personazh dhe zë ekranet e lajmeve të para në Shqipëri ndërkohë që në vendin e vet nuk i bie radha kurrë të dalë në lajme. 

Më vjen shumë mirë që ministri ynë për Europën dhe Punët e Jashtme ka pasur intuitën që këtë ditë ta lidhë me trashëgiminë kulturore, sepse ai është një europianist, jo vetëm i bindur, por edhe i mirëformuar, që ka kaluar në shumë korridore ku është folur gjuha e Europës. E ndër të tjera, ai e di shumë mirë që, gjithmonë e më shumë në Europë sundon një kriter i vlerësimit të përputhshmërisë mes Bashkimit Europian dhe vendeve që trokasin në dyert e Bashkimit Europian, që është kriteri i vlerave të trashëgimisë kulture.

Nga ana tjetër më vjen shumë mirë sot, të sjell këtu në vëmendje se Programi ynë Kombëtar, i shumë diskutuar dhe nganjëherë siç ndodh rëndom në Shqipëri me gjërat që bëhen, edhe i anatemuar, i Rilindjes Urbane, sapo është bërë me një vëlla të madh, me Programin Kombëtar “Zemra e Qytetit” të Presidentit Macron, 5 miliardë euro, për të ripërtërirë qendrat e qyteteve dhe qytezave të Francës. 

Çka kanë të përbashkët këto programe nuk është natyrisht as përmasa dhe patjetër as edhe densiteti për metër katror i vlerave të trashëgimisë kulture europiane, sepse në të dyja këto, edhe pse është më i vjetër, Programi ynë është vëllai më i vogël, por kanë të përbashkët atë që ishte thelbësore për ne në Programin e Rilindjes Urbane, forcimin e lidhjes së brendshme me hapësirën publike europiane.

Sa duke vlerësuar trashëgiminë, aq edhe duke krijuar vlerë të shtuar, për t’iu dhënë njerëzve në komunitete hapësira ku të marrin frymë europianisht, në vend se të jenë të asfiksuar nga hapësirat që çojnë shumë, shumë më mbrapa në kohëra shumë të zymta të pazareve e të parkingjeve, dikur, siç thonë dhe fotografitë që ka zgjedhur Ditmiri, parkoheshin karroca mallrash, në kohën tonë parkoheshin Mercedes, por e njëjta gjë.

Më tutje dua të nënvizoj po ashtu, se besoj që rastësia në këtë rast është më hegeliane se shpeshherë shpata që hap rrugën e domosdoshmërisë, duke përputhur 550-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, flamurit tonë europian dhe vitit kur ne, jo duam, por duhet të hapim negociatat për anëtarësim.

Hapja e negociatave do të ishte edhe përputhja më e fortë simbolike, por jo vetëm, e një historie që sot, ne e kremtojmë me shumë krenari duke celebruar figurën e atletit të krishtërimit, siç u pagëzua Gjergj Kastrioti dhe siç mbase iu vjen mirë ta dëgjojnë edhe atyre që akoma thonë na duhet kohë të mendohemi a do t’i çelim, apo s’do t’i çelim negociatat me Shqipërinë; na duhet kohë të mendohemi a do ta njohim meritën e këtij populli dhe të këtij vendi, apo s’do ta njohim. Sepse merita mund të na qenka edhe një vlerë relative në bazë të momentit ku gjendet ai që është i thirrur ta njohë meritën dhe nuk na qenka vlera absolute mbi të cilën ngrihet e gjithë ngrehina e shoqërisë europiane ku ne duam të integrohemi.

Por, përsëri, për fat të mirë janë më pak sesa ata që marrin vendime. Dhe unë kam shumë besim që Bashkimi Europian nuk do të jetë i padrejtë me Shqipërinë, pasi ka angazhuar makinerinë më monstruoze të provimeve që ka globi, që është Komisioni Europian. Unë nuk di të ketë në botë një komision provimesh më monstruoz sesa Komisioni Europian.

Më vjen për të qeshur kur vijnë delegacione me “fact-finding”, vijnë në mëngjes dhe ikin pasdite, për të mbledhur fakte. Më takojnë mua, takojnë disa deputetë, takojnë edhe mikun tim të shtrenjtë me të cilin na bashkon, sigurisht në rrugë të ndryshme, dashuria për Holandën, Lulzim Bashën dhe largohen dhe mbledhin fakte.

Çfarë lloj faktesh mund të mblidhen brenda gjysmë dite, ndërkohë që Komisioni Europian është një ushtri ekspertësh dhe burokratësh të panumërt, që hanë fakte, pinë fakte, flasin fakte dhe dëgjojnë vetëm fakte! Si mundet të kontestohet, apo të thellohet raporti i kësaj ushtrie që është në terren çdo ditë, duke bërë fluturime gjysmë ditore, për të mbledhur fakte në takime me 5 politikanë!

Unë shpresoj që kjo nuk do të kthehet në trashëgimi kulturore e Bashkimit Europian. E shpresoj shumë dhe jam i prirur ta besoj që Bashkimi Europian këtë lloj praktike nuk do ta përfshijë në praktikat e mira të trashëgimisë së vet politike dhe kulturore. 

Për ta mbyllur, sepse jemi në Ditën e Europës, Europa për ne ka qenë, është dhe do mbetet edhe për një kohë relativisht të gjatë tough love dhe besoj që premisa themelore e tough love është që të paktën kur kemi festën, i themi gjërat pa dorashka. Të paktën, kur mblidhen krushqit për të festuar dhe diskutojnë për martesën e ardhshme, i thuhen gjërat njëri-tjetrit, sepse në fund të fundit duhet të bashkohemi me të gjitha të vërtetat tona.

Jo për formalizëm, aq më pak për ndonjë virtyt diplomatik që unë nuk e kam, sa për fat të keq, aq edhe për fat të mirë, dua ta falënderoj nga zemra mikun tonë, Christian Danielsson dhe dua të falënderoj nga zemra të gjithë delegacionin që është këtu i pranishëm, jo për ç’na kanë bërë, por për faktin që duke na bërë atë që na kanë bërë, që na kanë nxjerrë, kur thonë shqiptarët, ujë të zi në të gjithë procesin për të pesta prioritetet, sinqerisht na kanë dhënë ndihmën më të madhe që mund të na jepej dhe na kanë dhënë po ashtu edhe provën e asaj që unë kam thënë, e them dhe do të them gjithmonë, përgatitja për të hapur negociatat dhe pastaj negociatat janë pa çmim. Janë udhëtimi përmes ferrit për t’ia dalë që të kemi një shtet modern, institucione funksionale dhe me pushtete të ndara që funksionojnë, siç thotë Kushtetuta, në jetën e tyre të përditshme.

Nuk ka asnjë kurë tjetër për Shqipërinë dhe për vendet tona, përveç kurës së rëndë të këtij procesi. Është procesi më i vështirë, është procesi më i mundimshëm, është procesi, po të doni, edhe më i pamëshirshëm, por është i vetmi proces.

Me mirënjohjen më të madhe për çka kanë bërë, ata kanë bërë punën e tyre, nuk kanë bërë punën tonë, nuk bëjnë kurrë punën tonë, vetëm punën e tyre, por me mirënjohje për çka ne kemi arritur falë punës së tyre, dua ta nënvizoj për të gjitha ata që na dëgjojnë, atë që kam nënvizuar çdo ditë dhe më shumë se njëherë në ditë gjatë gjithë këtyre ditëve, ka njerëz në Europë që akoma nuk e kanë marrë vesh se çfarë kërkojmë ne. Ka njerëz në Europë, politikanë, të cilët ngatërrojnë kërkesën tonë për të çelur negociatat, me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Politikanë që kujtojnë se do jenë aty gjithë jetën, ndërkohë që ka shumë gjasë që, kur të diskutohet anëtarësimi i Shqipërisë, ata të jenë të gjithë duke shkruar kujtimet.

Ajo që ne kërkojmë është vetëm të na japin pjesën e dytë të kurës. Kaq. Ne nuk po kërkojmë të zëmë një vend në tribunën VIP të stadiumit të Europës. Ne jemi akoma në procesin për të kuruar të gjitha sëmundjet tona të trashëguara dhe për t’u bërë gati, me shëndet të plotë demokratik dhe institucional, që të bëhemi pjesë dhe të hyjmë në atë stadium. Neve nuk mund të na mohohet kura. Neve nuk mund të na thuhet që prisni 1 minutë se ne kemi disa halle të tjera, se secili ka hallet e veta në këtë botë.

Nëse Presidenti Macron nënvizoi se “duhet fillimisht thellimi i reformës së Bashkimit Europian dhe pastaj zgjerimi”, ne jemi 100% dakord, vetëm se fjalisë i mungon pjesa tjetër: duhet thellimi i reformës së Bashkimit Europian dhe thellimi i reformave në Ballkanin Perëndimor, paralelisht. Kur Bashkimi Europian ta bëjë thellimin e vet dhe ne thellimin tonë, pastaj jemi gati që të flasim për bashkimin tonë me njëri-tjetrin përfundimisht dhe njëherë e përgjithmonë.

Kjo është e gjitha dhe Europa, Bashkimi Europian, Gjermania, Franca Holanda po e po, por dhe të gjitha vendet e tjera na detyrohen ne që të na japin mundësinë thjesht që të vazhdojmë thellimin tonë dhe na detyrohen ne, sepse i detyrohen vlerave, parimeve dhe vizionit që mishërojnë si vende, që mishërojnë si lidershipe sot për Europën dhe besnikërisë që i detyrohen në fund të fundit, etërve themelues. Mes etërve themelues të Europës nuk ka pasur asnjë shqiptar. Kanë qenë francezë, kanë qenë gjermanë, kanë qenë italianë, kanë qenë të tjerë. Dhe në emër të atyre etërve themelues, nipërit e tyre sot, që drejtojnë Europën, duhet të çelin negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian. (TemA)

22 komente në “Rama ironizon deputetët holandezë: Ç’fakte mbledhin për gjysmë dite? Vijnë takohen me mua dhe Bashën që kemi dashuri për Holandën dhe ikin”

  1. Don says:

    Po ata nuk jane te paafte si Kryeministri yne i dashur! Ata faktet i kane mbledhur qe ne Hollande! Ketu kane ardhur per te verifikuar nese jane ashtu apo jo.

    1. I pandehuri says:

      ……dhe i verifikuan?????
      Pse nuk shikohet mundesia per tu bere shteti i 53 i ShBA-ve……(shih Honolulu)
      Ne shqiptaret nuk duhet te harrojme shprehjen e arte të atdhetarëve tanë per Europën: “kurva plakë”!!!!!!!!

  2. selim rroshi says:

    Po mor po se se eshte zor te dijne pislleqet e tua. Kanabisi yt ka mare dhene der ne hene se globin e ka mbuluar me hohe.
    Le te tjerat qe bejne mu e jane kunder Shqiperise kunder popullit e jashte standarteve evropiane.
    U plake e dore s’qhoqe tu befte guri varrit loqe u be puna jote o i lanetisur.

    1. Eri says:

      Rroshi Rroshi kodoshi

  3. katrahura says:

    Ule hundet Rama se pervec se sillesh me shqiptaret me arrogance skandaloze fillove si Berisha dhe Basha te tregosh hapur veten edhe ndaj te huajve!
    Holandezet erdhen ketu,jo per t’u bere ti programin,prandaj mos kujto se ata erdhen te degjojne ty dhe lal Erin qe t’u trewgosh mrekullite e tua te vetme boshe sheshin Skenderbej(qe vetem shesh nuk eshte),Pazarin e Ri,(qe e ka cdo fshat ne Europe keshtu) dhe bukevardin e ri,qe nuk ka anash tij asnje shteti!
    Je mesuar me elozhe ,mburrje pa fund dhe shkrime te porositura,por ti je vetem nje arrogant dhe i pa vlere per te qene kryeminister!
    Pse kerkon me ngulm qe Europa te hape negociatat me Shqiperine,kur zotrote nuk ke hapur negociatat me shqiptaret?
    Edhe keto gjoja takime karagjoze qe inskenon gjoja me qytetaret i ben se ta nxorren kallajin kuksianet,se ti nuk je nga ata qe degjon popullin!
    Kemi 6 vjet qe provojme mbi kurriz administraten tende te pa afte dhe te korruptuar,qe jo vetem nuk ben askush pritje populli,por as formalisht nuk merret njeri me ankesat e popullit!
    Une te shkruaj hapur se “UKT po vjedh qytetaret e Tiranes”,ndersa ti si hazerxhevap qe je me pergjigjesh se “UKT nuk varet nga qeveria”!
    Po une si qytetar a bej pjese ne hesapet e kesaj qeverie,apo vetem kur na kerkon voten?
    Pse kur qytetaret e ndryshem vjedhin energjine elektrike dhe ujin,pse ulurin ti me te madhe qe te futen ne burg?
    Po kur vjedh shteti qytetaret,si nuk paske pergjegjesi zotrote?
    Po kur UKT shet ujin e piset,pra te pa pijshem,per te pijshem a nuk ke pergjegjesi zotrote qe ta mbrosh ate?
    Po kur privatet gatuajne buken me miellin kanceroz serb,pse hesht zotrote,apo je pjese e ketij krimi monstruoz?
    Si nuk te ka bere pershtypje fare ty si kryeminister kur gazetat kosovare dhge shqiptare qe ne gusht te vitit 2014 denoincuan krimin e miellit serb dhe ish ministri i LSI-se Panariti heshti bashke me try ndaj pyetjeve qe ngrinte aty gazetari kosovar?
    Pra qeveria jote (se e imja nuk eshte me) nuk do t’ia dije as per ujin e piste,as per energjine elektrike dhe as per miellin kanceroz,atehere te pyes zotrote:
    -“PER CFARE E DUAM KETE QEVERI QE VETEM PER POPULLIN NUK ESHTE”?
    Kur nje shtet nuk e degjon cdo dite popullin qe ankohet dhe denoncon shkeljet,padrejtesite dhe korrupsionin e administrates shteterore atehere per cfare e duam ne kete lloj shteti kanceroz?
    Po ty si kryeminister per cfare te duam vetem per te degjuar batutat e tua jashte cdo standarti moral dhe ligjor?
    Zoti kryeminister!
    Shporru sa me pare nga qeverija dhe PS-ja se nuk je per keto pune!
    Ne PS ka plot njerez sghume here me tre denje se ty per te qeverisur e jo per te sunduar sic po ben zotrote!
    Shporru nga media se nuk te shohim e as te degjojme dot !
    Je bere njelloj si Sali Berisha !
    Nje kryeminister qe nuk degjon popullin nuk e meriton ta degjoje as Europa!

  4. @autori says:

    Kesaj i thone popullorce “hem qeros, hem fodull”.
    Ne fakt, Kryeministri i ka vene ne vije punet e veta.
    Mjere populli per kryeministrat qe ushqen..

  5. Montro says:

    Me bkete kryeminister arrogant Europa duhet t’ia perplase deren ne fytyre!
    SHikojeni dhe degjojeni se si komunikon me qytetaret,pa edukatre, me kercenime pa baza,me ultimatume qesharake,sikur shteti mbahet me dhune verbale e jo me ligje!
    Denonconi korrupsionin therret demagogu Rama,por vete as e degjon popullin kur denoncon!
    Ai na mburr portalin e sajuar te “bashkeqeverisjes” qe eshte nje skandal i gjalle dhe tallje per popullin se nuk zgjidh asgje!
    Popullin duhet ta degjoje cdo dite administrata publike,zoti Rama,me te gjitha format e munbdeshme dhe gju me gju me hallexhiun e jo vetem me portale qe jane si PORDHALE!
    Populli nuk ka buke te haje,ndersa ti i thua ankohu tek PORDHALI!
    Ku ta gjeje PORDHALIN fukarai o demagog?
    Po qindra rrogtare te tu qe gjoja jane per ankimet e cqytetareve pse nuk presin njerezit apo te bejne pritje populli siv behej ne diktaturen komuniste?
    A e di ti se po t’i shkruaje Enver Hoxhes nje leter tre vinin brenda javes 3 intruktore te KQ te PPSH dhe merrnin kontakt me ankuesin?
    Dhe ajo kohge quhet sot diktature komuniste ,po ti qe nuk e can koken fare se pse ankohen qytetaret a nuk je diktature fashiste?

  6. Cobo Rrapushi says:

    Shume dakort me holandezet. Rama duhet ta beje Tiranen si Amsterdami, burdello, hashash, kokaine, prostitucion te legalizuar!

    1. adi says:

      Ky eshte nje hap para hollandes.
      Sepse ata atje ne hollande jane shume mbrapa
      As tutore prostitutash
      As vrases
      As trafikante droge
      As perdhunues
      Nuk ju ka shkuar akoma ne mendje ti fusin ne parlament ne qeveri e kryetare bashkish.
      Mire qe i hapi syte botes ed rama.
      Prandaj erdhen edhe hollandezet per eksperience.
      A thua do mesojne ndonje gje???

  7. Bahamas says:

    Deputetet holandeze bene shume mire qe nuk ndejten me gjatre!
    Per cfare tre rrinin akoma?
    Mos valle qe te degjonin mbrockullat e kryeministrit se paska dale si dikur Osman Gazepi per te degjuar popullin?
    Po deri tani pse nuk e paska degjuar ky njeri popullin?
    Po pse vetem kryeministri apo ministrat do t’i zgjidhin hallet e shumta e te perditeshme te qytetareve kur takohen sa per t’u tallur nje here ne hene?
    Cfare ka zgjidhur ky kryeminister duke bere llogje kavaje ne facebook,qe u pergjigjet njerezve si e “Ema e Zeqos ne maje te thanes?
    Asgje nuk ka zgjidhur se ai nuk del aty per popullin,por per t’i bere reklame vetes para botes se “Shikoni se sa masovik jam une”!
    Vetem masovik nuk je o derezi me boje!
    Ti je nje arrogant i pa pare dhge harbut nga goja!
    Ti nuk je per kryeminister!
    Ti je diktator qe nuk di te drejtosh e te menaxhosh nje shtet,se jo vetem nuk merr vesh nga jurisprudenca,ekonomia apo financa,por as nuk degjon njeri per keto pune!
    Je vetem nje kopje groteske e Qazim Mulleti asgje me shume!

  8. lalai says:

    Po pse ca do bënin do flinin me ty dhe lulkën ne krevat….se ju sjeni as të virgjër jeni fiks për te xhamat në Hollandë,se atje e sigurtë që do bëni më shumë pare.
    Në fakt duheni çuar të gjithe di POLITIKË atje te xhamat e të shkruhet….KURVAT E SHQIPËRISË.
    Po pse Spiunazhi Olandez si Vishua është….

  9. Ledio says:

    Mos doje te mbillnin peme zoterote. Uleni hunden edhe pervishni menget se kemi 30 vjet edhe nuk kemi uje 24/7 e jo me cfare ka Hollanda. Hollanda i ka te gjitha , kurse tek ne vetem ti edhe ca si puna jote i kane te gjitha. E mbaroj pallatin vellai andej nga pertej Atllantikut corrape-kuq?

  10. Lili says:

    Kujton ti se nuk mbledhin:Po te tregoj per nje vizite:morren taxi vetem per me pa a ka matese a jo e a po kthen kusurin normal taxisti,apo jo se ketu shihet a trembet ai nga shteti a jo.
    Bene nje kundervatje mu para hundet e policeve vetem per me pa ,a ka reagim a jo nga polici,apo po i lane me kaluar se jane me ‘imunitet’,dmth a vazhdon trembja prej Njeshit a jo,edhe ne fund i dhane nje bakshish te tepruar shoqeruesit vetem per me pa a po e pranon si nje gje normale,apo a po ju thot ketu fillon korruptioni..
    Shkuan ne nje zyre t’administrates vetem kishe me pa ambientin,po ne fakt ishte per me pa si presin njerezet,dmth si i pret shteti ato njereze…
    A e kupton sa shume shohin te tjeret ne nje gjysme dite…

    1. enter"" says:

      Po pse o lili, puna qenka tek nje episod I policit?
      I zyres administrates?
      Epo del tek ajo qe thote Rama. Te rrine ketu me shume kohe qe te shikojne edhe kur polici ve gjoba, edhe kur juve ne Tirane nuk ua mban me te pini alkol dhe ti jepni makines se e beni ne breke kur ju ndalon polici, te shikoje se si ju tani e vini rrypin e sigurimit menjehere kur me perpara I quanit njerezit qe e vinin “gomere”.
      Te rrine e te shikojne si po arrestohen ca pak e nga pak.

      Eshte shume e kollaj te besh komentuesin ulur ne karrige.

  11. drino says:

    Ja ky eshte programi i hollandezit Lulezim Basha ta nxi vendin e tije.A e dine keta BQ qe Luli ka vrare 4 te pa fajshem,kush flet per kanabis dhe prostitucjon ata qe e kane te legalizuar dhe tani duan te na imponojne dhe homot se vete te tille jane.Kjo eshte politika e PD e cila do te copetohet akoma me shume sepse ka plot njerez me intregritet ne ate parti pervec fundrimave qe i shkojne mbrapa akoma Sali kriminelit.A e dine keta holandeze qe Edin nuk e akuzon njeri per vrasje sic akuzohet SALILULI…..VETINGU DO TJU PERLAI O PLERA.

  12. Lili says:

    Edhe kerkojne lobim positiv,edhe tregohen arrogant..
    Kesaj i thone edhe lypse edhe bishtin perpjet…

  13. Marin says:

    Krm idiot nuk pranon asgje o pallosh ato i din me mire se ty problemet e shqipris po ato batutat qe bo ti Jane kot se nuk ke si te justifikohesh

  14. xoni says:

    O komentatore injorante ,o derr malokesh mos beshtyni vendin tuaj o u vrafte Zoti,politikanet nga te gjithe krahet e kane ne terezi se jane miljonere dhe per ta ska rendesi jane apo jo ne Evrope kjo eshte nje e mire per popullin o kafshe shpellare.Perse Hollandezet jane me te mire se ne ska BQ ne Hollande apo drogmene e kriminele,populli jone thote qe ska pyll pa derra por e keqja eshte se derrat si ju qe nxirni vrere per vendin tuaj kane zbritur ne qytete.

  15. Pellazgos says:

    Shtetasi turk Naimi,shkoi ne Turqi se atje e kishte shpirtin dhe nuk e dinte qe Fuqite e Medha do ta “zbythnin” nga Ballkani pas 13 vjeteve qe nga vdekja e tij.
    Ironia me keta te ashtuquajture Rilindas eshte se u shkolluan ne skoliot fillore Greke ne zonat e tyre, qe nga Ismail Vlora dhe shume te tjere dhe shkuan pastaj dhe u bene “njerez” ne Skolion Greke te Gimnasios te Janines dhe u bene armiq te Grekeve.
    Kjo eshte aresyeja qe nuk u quajten Epirote si Kastrioti Prijesi i Epirit sipas Evropes edhe Barletit dhe u quajten Albanian!
    Popull koti qe per hir te vjerres shlon me Millonane mulligiun,shumica u be turk myslimane dhe eshte katandisur pa breke,thjesht protektorate i Turqise dhe amerikaneve qe vrane me mijera Arvanitas ne mbeshtetje te Cameve te pabese dhe Dum Babes.
    Gjermanet dhe Italianet u mbeshteten tek myslimanet dhe Camet turq dhe habiten myslimanet e ashtuquajture shqipetare pse jane me Greke se Greket Arvanitasit dhe pse dhane cdo gje qe nga pasuria deri tek jeta e tyre per kombin e ture te Epirit
    Nuk bejne pyetjen e thjeshte qe 500 vjet Turqi ishte as Greqi nuk kishte as Shqiperi vetem Pashalleqe,atehere pse Arvanitasit luftuan per Greqine kunder turkoallvanosave te Ibrahim Pashas dhe Ali Pashes?
    Pionieri i Enverit Rama mburet me nje Misionare katolike qe me parate e shtetit te Vatikanit nuk do duhej te kishte vend ketu ne nje vend me shumice Myslimane apo Orthodhokse
    Servilizmi i ketij shteti i quajtur Albania per fashizmin duke harruar rrafshimin e rreth 80 qyteteve Grekete te Epirit nga Tomaket eshte per tu patur zili.

  16. Dash says:

    O shqyptare ju kam dhjere….per inat te sime vjerre , i thone kesaj

  17. - says:

    Ata iken te merzitur se pse i eshte shpyllzuar fshati i lule lazaratit.i pelqente shum ajo e shqiperise,saliu dhe lulua u a jepnin me cmim te ulet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje