Tërheqja nga marrëveshja bërthamore me Iranin, SHBA “kërcënon” Evropën me sanksione

14 Maj 2018, 18:00Bota TEMA

Donald Trump po përgatitet t’iu vendosë sanksione kompanive europiane që bëjnë biznes në Iran, pas tërheqjes së tij nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore.

Ndihmësit kryesorë të Trumpit kanë sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë presionin mbi aleatët për të ndjekur Uashingtonin në daljen nga marrëveshja, e cila e ka lehtësuar Teheranin nga sanksionet në këmbim të ndalimit të programit të tij bërthamor.

John Bolton, këshilltar i Trumpit për Sigurinë Kombëtare, parashikoi se europianët do të shohin që është në interesin e tyre të renditen përkrah Shteteve të Bashkuara, në vend që të vazhdojnë të mbështesin marrëveshjen e vitit 2015, sipas të cilës, korporata të rëndësishme europiane kanë nënshkruar kontrata miliarda dollarëshe në Iran.

I pyetur nëse kjo do të thotë se administrata “Trump” do të vendoste sanksione kundër këtyre firmave, Bolton tha se “po, është e mundur. Kjo varet nga sjellja e qeverive të tjera”.

Sanksionet amerikane mbi Iranin u rikthyen pas tërheqjes së Trumpit dhe, jo vetëm ndalojnë kompanitë amerikane të bëjnë biznes me Republikën Islamike, por ndalojnë edhe firmat e huaja që bëjnë biznes atje të kenë qasje në sistemin bankar dhe atë financiar të Amerikës.

Vendimi i Trumpit për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore është kritikuar nga udhëheqësit europianë, që kanë premtuar se do të vijojnë të përmbushin angazhimet e tyre.

Në grackën e sanksioneve amerikane rrezikojnë të bien gjiganti francez i energjisë “Total”, prodhuesi i avionëve “Airbus”, prodhuesi gjerman i makinave “Volkswagen”, etj..(tch)

1 komente në “Tërheqja nga marrëveshja bërthamore me Iranin, SHBA “kërcënon” Evropën me sanksione”

  1. rrofte europa says:

    se je ti pallosh o trampi,nuk do behen edhe te tjeret pallosha se do ti,ty po te duket cdo budallek se eshte normale dhe detyron edhe te tjeret se ecin ne budallekun tend,europa sic thote Merkeli duhet te marri frenat dhe komanden ne doren e vete se amerika nuk eshte aq shtet i beses,ata shikojne interesat e veta,miliarda qe europa investoj deri tani per iranin ti humbi,dhe askush nga administrata amerikane nuk thote do tjua plotesojme ne kete shume nqs terhiqeni nga irani,por thjesh terhiquni dhe mu ne trapet po humbet leket,vet amerika nuk humb kurre miliardat e veta,kot nuk thoshte Dulla ne kohen e vete,KUDO QE FUSIN HUNDET KRIMINELET AMERIKANE,SJEDHIN VETEM TRAZIRA,dhe kete e kan treguar me se miri ne shqiperi,per 28 vjet na degjeneruan ne nje shtet kriminal,dhe sote po bejne sikur duan ta korigjojne,por vjedhjet e pasurise shqiptare vazhdojne ta grabisin me mbeshtetjen e qeverive qe vet amerika njeh,sic ishte per vite me rradhe sali qeni,tani ka edi drogaxhiun,kur mos ti hyj me ne pune i rras ne burg ose i vret,ashtu sic beri me sadamin,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje