Grigja përgatit fjalimin e Lulit për në PPE

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Luli u nis sot në Samitin e PPE, dhe Grigja u ul t’i përgatisë fjalimin që duhet të mbajë para kryetarëve të partive të djathta, për t’u mbushur mendjen për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në fjalim, mes të tjerash thuhet:

“Të dashur kolegë!

Ju e dini që unë nuk kam gjë me Shqipërinë dhe dua të hapen negociatat.

Por po mbushet një vit nga dita kur unë pata një marrëveshje me Edi Ramën.

Ajo marrëveshje u shkel me të dy këmbët, pasi ne nuk qeverisëm bashkë siç ramë dakord.

Brenda vitit, ai jo vetëm që na la ne rrugëve, por po përpiqet të gënjejë Europën, duke bërë sikur ndëshkon shokët e vet në qeveri.

Ja shikoni rastin Tahiri.

E ka çuar në arrest shtëpie, dhe nuk e lëshon ta kthejë në shtëpi, edhe pse dëshmitë e të arrestuarve nuk e implikojnë më Tahirin.

Ç’është e vërteta, ne kemi kërkuar të shkojë në burg, se ashtu na e do puna, por ai e mban në arrest shtëpie me qëllim që ju të hapni negociatat.

Kështu po bën dhe me Fatmir Xhafajn.

Ne i sajuam një kasetë për të provuar, a e ha Edi Rama dhe a e dënon atë vetëm me kasetën, apo jo?

Dhe çfarë ndodhi?

Duke e ditur se ju e keni mbështet Xhafajn, ai po i bën ekspertizën kasetës dhe s’ka për ta ndëshkuar Xhafajn, që t’iu gënjejë ju, duke u dhënë garanci se nuk e prek njeriun tuaj.

Ai po vazhdon fushatën e mashtrimeve për t’u futur në BE duke arrestuar çdo javë nga 20 vetë për trafiqe, falsifikime, drogë, mashtrime me pronat etj.

Pse e bën këtë?

E bën se do t’iu gënjejë ju!

Ai po bën gati arrestimin e një prokurori të lartë dhe ish- kryeprokurorit, për të treguar tek ju, se po arreston peshq të mëdhenj.

E ka vetëm për t’u gënjyer ju.

Ndaj mos i besoni.

Ai çfarë s’po bën për të korruptuar liderë europianë.

I ka shkuar në zyrë Macronit me dhunë dhe i ka çuar peshqesh një palë atlete, duke ditur që ai i do shumë atletet Adiddas.

Dhe po përpiqet t’i prishë mendjen me një palë atlete që ta pranojë në BE.

Ne jemi gati t’i blejmë këpucë firmato, vetëm mos ta pranojë atë mashtrim.

Dhe në fund, dua t’u them diçka të rëndësishme.

Unë kam fol me bashkë-patriotët e mi holandezë dhe kolegët gjermanë rreth punës që duhet të bëjmë për të sqaruar Europën se Edi Rama po i gënjen, por kam frikë se shumë kolegë të tjerë europianë po dremisin dhe janë të hutuar nga gënjeshtrat e tij.

Këtu kam dhe një vërejtje për kancelaren Merkel, që e përkëdhel dhe kënaqet me gallatat e tij.

Më besoni që do jetë vonë kur ta njihni atë.

Në Shqipëri do ketë protesta të mëdha, pasi populli nuk do që ta fusë në Europë Edi Rama, por unë.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Grigja përgatit fjalimin e Lulit për në PPE”

  1. Frok Martini says:

    Grida di te pergatise vetem krevatin dhe ate pa carcaf, akoma nuk e din mero?!?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *