Kush e pranoi fajësinë për përgatitjen e sulmit kundër futbollistëve të Izraelit në Shkodër

15 Maj 2018, 19:13Rajoni TEMA

Dënim me burgim ka kërkuar prokurorja Merita Binaj-Rugova për 9 të akuzuarit për përgatitje të sulmit terrorist në Shkodër, gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael, raporton KTV.

Duke paraqitur fjalën përfundimtare, prokurorja ka thënë se të akuzuarit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të organizuar sulmin terrorist.

Sipas aktakuzës, për këtë rast kanë bashkëpunuar edhe me Lavdrim Muhaxherin. Por, me kërkesën e Prokurorisë nuk janë pajtuar të akuzuarit, duke e quajtur çmenduri aktakuzën.

I akuzuari për përgatitje të sulmit terrorist, Burim Istrefi, ka deklaruar se kishte kërcënime nga policët hetues për t’u bërë dëshmitar bashkëpunues.

Avokati i të akuzuarit Leotrim Vojvoda i ka quajtur supozime pretendimet e Prokurorisë. Gjatë këtij procesi gjyqësor, tre prej 9 të akuzuarve, Arton Ahmeti, Kenan Plakaj dhe Besart Peci, e kanë pranuar fajësinë.

Aktakuza ndaj tyre është ngritur në qershor të vitit të kaluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Aktgjykimi për këtë rast do të jepet të premten.

3 komente në “Kush e pranoi fajësinë për përgatitjen e sulmit kundër futbollistëve të Izraelit në Shkodër”

  1. Baca says:

    Te kalben ne burg mbeturinat arabe!

    1. ehhh says:

      Kjo mjafton te kuptojme se Policia e shtetit kishte plotesisht te drejte ne sjelljen e saj gjate ndeshjes Shqiperi-Izrael, ndersa drejtuesit e Tifozave Kuq e Zi, jane nje tufe INJORANTESH DHE IDIOTESH!

  2. fshini bythen me gisht says:

    shume mire qe e pranuan qe jane lyer me mut otomani dhe e kane per nder te qelbin ambjentin. ptuuuuuuu qelbesira arabe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje