PD-në nuk e ringjallin dot Tahiri dhe Xhafaj (sondazhet tregojnë se është shumë larg rezultatit të 2013-s)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Eduard Zaloshnja

Ka më se gjashtë muaj, që PD-ja e sulmon PS-në për imunitetin politik që i dha Saimir Tahirit, i cili po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për bashkëpunim me një grup trafikantësh të drogës dhe që është akuzuar nga PD-ja për lejimin e përhapjes së kultivimit të saj nga Lazarati, në të gjitha skërkat e Shqipërisë (madje edhe pranë aeroportit ndërkombëtar të Rinasit).

Ka disa muaj që PD-ja po e sulmon qeverinë socialiste për tarifën e “Rrugës së Kombit” dhe taksat e biznesit të vogël. Madje, ajo zhvilloi dhe një fushatë të mosbindjes civile kohët e fundit.

Ka disa javë që PD-ja po sulmon ministrin e Brendshëm, Xhafaj për mbrojtjen nga ekstradimi, që sipas saj, i ka bërë vëllait të tij, të dënuar me vendim të formës së prerë para pesë vjetësh në Itali, për trafik droge në bashkëpunim.

Ka disa javë që PD-ja, pasi zhvilloi Kuvendin e saj statutor, po mundohet t’u mbushë mendjen përkrahësve se partia do të jetë tani më e hapur dhe më demokratike, (Kryetari nuk do të mund t’i bëjë më listat e kandidatëve për kryebashkiakë dhe deputetë sipas tekave të veta).

Të gjitha këto aksione politike do të duhej t’i rrisnin ndjeshëm kuotat e PD-së në opinionin publik (në krahasim me kuotat e saj tejet të ulëta në zgjedhjet e vjetshme). Por a ka ndodhur kështu?

Sipas një sondazhi që zhvillova gjatë fundjavës, për një revistë që botohet këtu në anglisht, rezultoi se numri i përkrahësve të PD-së ka pësuar një rritje statistikisht domethënëse, krahasuar me numrin e atyre që e votuan atë në zgjedhjet e vjetshme (shihni grafikun shoqërues). Por sidoqoftë, ajo mbetet ende larg kuotës së 680 mijë votave, që mori koalicioni i djathtë në 2013-ën. Dhe kjo ndodh kur të gjitha partitë e tjera regjistrojnë rënie domethënëse të përkrahjes.

Një problem i madh për PD-në (që zbulon analiza e hollësishme e përgjigjeve në sondazhin e sipërcituar) është ai i mostërheqjes drejt saj të votuesve të partive të vogla. Partitë e vogla (PDIU, LIBRA, FRD, SFIDA, PSD, etj.) morën plot 145 mijë vota vjet, ndërsa sot kanë vetëm 60 mijë përkrahës. Pra, një pjesë e mirë e 85 mijë votuesve të larguar nga partitë e vogla nuk janë gati të votojnë sot për PD-në, si partia kryesore e opozitës.

Gjithashtu, PD-ja nuk është në gjendje të tërheqë në mënyrë masive zgjedhësit e djathtë që nuk morën pjesë në votim vjet. Mos të harrojmë, se asaj iu larguan vjet plot 220 mijë votues të djathtë (në krahasim me 2013-ën).

Sipas sondazhit, rreth 160 mijë votues janë sot të lëkundur (mes votimit dhe mosvotimit). Por ndër ta, vetëm rreth 20 mijë votuan vjet për PD-në. Ndërsa rreth 140 mijë të lëkundurit e tjerë votuan vjet për partitë “e majta” (PS, LSI, PDIU, PSD, LIBRA, SFIDA, etj.), ose nuk votuan fare.

Duke përmbledhur, mund të thuhet se PD-ja ka njëfarë rritje (në krahasim me kuotën e ulët që regjistroi në zgjedhjet e vjetshme), por duket ende shumë larg kuotës së 2013-ës…(AFP.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

19 komente në “PD-në nuk e ringjallin dot Tahiri dhe Xhafaj (sondazhet tregojnë se është shumë larg rezultatit të 2013-s)”

  1. ben says:

    Simbas grafikut
    PD ka ritje ndersa PS ( ose banda e ripjelljes) ka ulje drastike.
    Dhe po simbas te njetit sondazh partia e tepsise eshte ne minorance .
    Kjo pa u mare akoma vendimi per statusin.
    Qe mesa pritet e duket do jete negativ.
    Dhe kuptohet qe ne vjeshte do kemi zgjedhje te parakohshme ose ne rast te kundert revolucion.
    Mjere banditet e rilindjes ku do futen.

    1. Vdekje fashizmit says:

      Permbaju Ben se revolucioni behet vetem nga komunistet jo nga fashiste si puna juaj. Ju e keni gjetur vrimen ku te futeni. Ne opozite me Sali Llapaqenin ne krye dhe Lulin gjoja si kryetar.

      1. Spartaku says:

        Ndal o Ben se e ke mar me vrull shume.Po ti ku do futesh? E ke gjetur vrime,apo do futesh ne vrimen e Saliut.Te te rroje Saliu ty edhe te ndonje tjeteri si ty

    2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Jo,
      PëDëja ngjallet
      Po u ngritën nga varri
      Pjetri, Baçi, Mozi, Safeti …
      dhe Azem Hajdari!

    3. Franci says:

      Ben shume tarallak qenke, nuk kuptonke asgje cfare thuhet , qenke 100% debil funksional.

    4. I tille je , sa here hap gojen says:

      E kane vendin edhe ata te Rilindjes , sepse jot eme e ka … mjaftueshem per ti strehuar !

  2. Rr. B. Gramshi says:

    ben, ke revolucin do te kemi ne vjeshte ate te pidhit satome?

  3. Dull tropoja says:

    Duhet te kete renie me shpifjet e balten qe krijon ne dem te vendit.njerez normal jane merzitur.

  4. patrioti says:

    O Beni cari , merrnje brisk e ia ruaj mire te gjithe socialisteve . E djathta ne Shqiperi , kurren e kurres nuk vjen ne pushtet , sepse 65% e elektoratit eshte i majte . Natyrisht qe ju fashistet , jini shume larg per te ardhur ndonje dite ne pushtet . Nuk iu duan , akoma nuk e kuptoni ? Ja , shiko veten tende , si mund te te duan ty e te te votojne zgjedhesit , se te gjithe nje m.t jini ju democaret , mjafton te lexosh komentet tuaja . Shko , shko , fashisti Ben , shko komento tek 55-sa .

    1. adi says:

      patriot i leshit
      nese ti mendon se vertet 65% e popullsise ne shqiperi pamvaresish se keta qe jane ne pushtet jane grabites ,mashtrues, bandite ,trafikante ,tutore prostitutash do i votoje prape ,
      ky vend jo thjesht nuk behet me po edhe nuk e meriton te egzistoje nje popull si ti dhe si deshiron ti.
      fatmiresisht edhe sondazhi i nje ripjellesi dhe sorosiani si zaloshnja nuk te jep te drejte!!!!
      ne shqiperi ata qe nuk mendojne si ti qenkan shumica.

      1. katarakti says:

        Mos fluturo me presh o Adi i vogel. PD-ja dhe LSI-ja nuk vine ne pushtet edhe per nja 10 vjet te mira. Persa i takon grabitasve, mashtruesve, banditeve trafikanteve ato i gjen te PD-ja me shumice. Ky vend do te behet vetem kur te zhduket banda e PD-se. Dhe kur Luli dhe Berisha te jene prapa hekurave. Gerdeci, 21 janari, 230 milionet etj etj nuk jane harruar dhe as qe do harrohen. Prandaj qetesohu si ti, si ai Beni!

  5. Alidemsi prej Shkoze says:

    Do te futen or ne pi…in e sateme or ben leshi…..

  6. Ivan i madh says:

    Ti, Lulushi e Monika flini me endra se do ju ndjeke populli ne idiotizmat tuaja ne zgjedhje te parakoshme e revolucioni tuaj te shpikur nga komunisti serb Berisha. Pse cmendon ti zotri se populli akoma eshte ne narkozen e 92 që ta mashtroni e trehiqeni per hunde dhe te haroje masakruar e 97-98, Gerdecin, 21janarin e shume krime te tjera te rende nga kapot tuaj te bandave PD e LSI, Po me sa duket reforma ne drejtesi dhe vetingu po bejne punen e tyre që ju ka hyre frika ne palce se po tingellojne celsat e burgut.

  7. shoku says:

    Po pse mo Beni, kush do ti ndjeke banditet e rilindjes?
    Po pse kush mendon ti se do te vije ne pushtet? DP?! SLI?!
    Po pse o Beni ky popull ku ben pjese ti dhe une, si ne 90′ eshte akoma??
    Po pse o Beni gje te mire e quan ti per shqiptaret ( ty e mua ) eshte nese nuk merret vendimi per fillimin e negociateve ne qershor??
    Po pse o Beni do te kete zgjedhje te parakohshme apo dhe revolucion ( qe thua ti) qe ky popull prap te vritet per hire te disave qe çfare nuk i kane bere ketij vendi dhe qe nuk kane lidhje me te vend. Kete do ti Beni.
    Po pse o Beni nuk ke pare asgje te mire gjate ketyre viteve ( asgje, fare, fare)?
    Ben vellai o po te genjejne ( nese banon jashte vendit), ose bli syze qe te shohesh me mire.
    Nese s’e rruan per Shqiperine si ata qe permenda me lart, atehere dhe ti je antishqiptar.

  8. am says:

    Partia demokratike nuk ka qene ndonjehere shumice ne shqiperi. Hidhe e perdridhe si te duash pedene vetem nje tufe halabakesh e votojne, packa se ajo tufe ne shqiperi eshte e madhe. Po kjo eshte edhe arsyeja pse jemi ne kete situate qe jemi. Bishti i evropes.

  9. Lili says:

    Analisa e sondazhit eshte per te qesh…edhe titull eshte nje mashtrim i kuluar mbasi PD po fiton gati 100000votuese kurse PS po i humb gati 100000 votuese.
    Pra sondazhi eshte ma shume i keq per poziten se opoziten,mbasi po te bashkohen pdlsi mbledhin ma shume votuese se PSja.
    Cdo sondazhit do tcju thonte se tendenca eshte ajo qe eshte interesante ne kete stade,edhe tendanca eshte positive per PDne e negative per PSne,deshtet s’deshtet,e perkunder propagandes qe i bani ne shtypin shqiptar qe eshte proqeverise.

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Per te realizuar nje kolazh audio,sot nuk eshte e veshtire,ate mundt ta realizojne edhe adolishentet !
    Ne kete rregjistrim “ambjental” te terheq vemendjen se si rregjizori ka bashkuar ne te njejten kohe te dy folsit dhe rregjistruesin “ambjental”!
    Prokuroria duhet te merret me telefonin fikse,per te verifikuar biseden dhe vertetesin e saj,te mos corejentohet nga “ambjentali” !!!!
    Kjo realizohet shume shpejt,ekzistojne numrat e cel.koha dhe rrjeti.

  11. Peter says:

    Rri ne radhe o Luli se edhe Rama do te dale ndonje dite ne pension

  12. i majti says:

    Vazhdo ‘adi” vazhdo ne linjen tende….mos e rruaj fare……jo 65 % por 75 % sot dhe gjithmone votojne p[er te majten,sepse I majte ershte populli shqiptar.Soi yt as ata qe mbeten nuk I merr dot….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *