Akuzat e PD, Xhafaj takon një nga një anëtarët e grupit të PS, ja çfarë iu tha

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, iu ka shprehur mirënjohjen deputetëve socialistë për mbështetjen pas akuzave të PD të bëra për vëllain e tij

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, ju jam mirënjohës”, ka thënë Xhafaj në mbledhjen e grupit parlamentar të PS pas largimit të medieve.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se materiali audio i publikuar nga Partia Demokratike për Agron Xhafajn, nuk është provë kompromentuese për vëllain e tij, pasi pergjimi se nuk është autentik por një mashtrim.

Më tej shefi i qeverisë deklaroi se Xhafaj do të qëndrojë në detyrë dhe se nuk ka asnjë përgjegjesi morale dhe as ligjore në lidhjet me akuzat e PD.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...