“Audio-përgjimi i PD”, Prokuroria kërkon dëshminë e tre demokratëve: Nesër në orën 10:30 paraqiten në organin e akuzës

Prokuroria i ka dërguar letër për të dëshmuar tre demokratëve, deputetit Ervin Salianji, Enkelejd Alibeajt dhe ekspertit të drejtësisë pranë PD-së Gazment Bardhit në lidhje me video-përgjimin që ata publikuan duke pretenduar se ishte vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas Neës 24 për të tre Prokuroria ka kërkuar të paraqiten nesër në orën 10:30 për të dhënë sqarime në lidhje me autenticitetin e video-përgjimit.

Ndërkaq për 3 zyrtarët e PD është  depozituar një kallëzim penal edhe nga vëllai i ministrit, Agron Xhafaj me pretendimin se kanë sajuar prova dhe në asnjë moment zëri qe është dëgjuar ne audiopërgjimin e publikuar nuk është i tiji.

Ndërkohë po sot kryeministri Edi Rama tha se Fatmir Xhafaj s’duhet të përgjigjet as ligjërisht dhe as moralisht, dhe do të vijojë të qëndrojë në detyrë.

Gjatë fjalës që mbajti përpara grupit parlamentar socialist Rama gjithashtu tha se për këtë rast do ketë burg dhe se video-përgjimi është montazh. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...