BE nis të marrë masat pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja me Iranin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Bashkimi Europian nis të marrë masat e para pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja me Iranin. BE planifikon t’i kryejë në euro pagesat e naftës që blen nga Irani, duke eliminuar në këtë mënyrë transaksionet në dollarë, bëri të ditur për agjencinë RIA Novosti, një burim diplomatik.

“Më kanë informuar se BE do të zhvendoset nga dollari në euro për të paguar për naftën e papërpunuar që blen nga Irani”, tha burimi.

Brukseli dhe Uashingtoni nuk ndajnë të njëjtat qëndrime në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin, e cila qe arritur gjatë administratës Obama. Pas tërheqjes së SHBA-ve nga kjo marrëveshje, hapi i parë do të jetë rivendosja nga ana e tyre e sanksioneve që do të rëndojnë mbi Iranin.

Dy ditë ditë më parë, shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini, tha se ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë si edhe Irani kanë rënë dakord për të bashkëpunuar për gjetjen e zgjidhjeve praktike për disa çështje, pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja. BE pritet t’i mbajë dhe t’i thellojë bashkëpunimet ekonomike me Iranin, përfshirë këtu edhe ato që kanë të bëjnë me furnizimin me naftë dhe gaz.

Marrëveshja bërthamore me Iranin, e njohur si JCPOA, u nënshkrua tre vite më parë në Vjenë mes Teheranit dhe P5+1 (Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe, SHBA-të plus Gjermania). Marrëveshja erdhi pas disa dekadave sanksione të vëna nga Perëndimi ndaj Iranit, që kishin për qëllim dobësimin e programit të tij bërthamor. Zbatimi i marrëveshjes nisi më 16 janar 2016.

Heqja e sanksioneve ndërkombëtare i dha Iranit akses në tregjet botërore për herë të parë në 40 vjet. Që prej asaj kohe, Teherani e ka rritur dukshëm eksportin e naftës.

Megjithatë, nafta lidhet ngushtë me dollarin amerikan në tregjet ndërkombëtare, duke e bërë të vështirë për partnerët e Iranit që t’i bëjnë pagesat për naftë bruto Teheranit.

Me dollarin që luan rol kryesor në tregjet financiare ndërkombëtare, rivendosja e sanksioneve do të thotë dalje e Iranit nga sistemi global financiar.

Në të njëjtën kohë, dhjetëra kontrata të lidhura mes bizneseve evropiane dhe Iranit rrezikojnë të anulohen nëse Brukseli bie dakord me sanksionet e rikthyera të SHBA-ve.

Kjo do të dëmtonte ekonominë e Iranit, ndërsa kompanitë europiane do të humbnin një treg të madh në Lindjen e Mesme. Kalimi në monedhat alternative lejon që të dyja palët të vazhdojnë tregtinë pavarësisht sanksioneve të SHBA-ve. 

/ Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *