Edi Rama, presion BE-së në Euronews: Hapja e negociatave për ne, çështje “jetë a vdekje”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se “hapja e negociatave të BE-së me Shqipërinë është çështje jetë a vdekje”.

“Nëse hapen, e kalojmë pragun e së ardhmes; po të mos hapen, mbetemi në të kaluarën”, ka theksuar Rama.

“Nuk na duhet një datë për të inkurajuar popullin. Ne duhet të hapim negociatat në qershor. Kjo është e gjitha. Dhe nuk na duhet asgjë tjetër.

Vetëm të hapen negociatat dhe për Evropën kjo nuk kushton asgjë, nuk do të shpenzojnë asnjë cent për ne.

Për ne, kjo është çështje jetë a vdekje, në kuptimin që hapja e negociatave do të thotë se ne po shikojmë drejt së ardhmes dhe kemi lënë pas të shkuarën”, tha Rama.

Pyetjes së gazetares së Euronews që Juncker ka kërkuar që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, kryeministri përgjigjet:

“Para së gjithash, nuk prisnim që presidenti Juncker apo dikush tjetër të na tregonte se kemi ende një luftë të madhe për të bërë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Thelbi është ky: ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave.

Dhe makineria e Komisionit, që është një makineri e fuqishme me shumë ekspertë që merren me fakte dhe jo me lajme të rreme, na ka dhënë një rekomandim pozitiv pa kushte.

Por që t’i ndash shtetet në vende me krim dhe vende pa krim, është më shumë se kaq.

Nëse ekziston një krim i organizuar europian, është një krim i organizuar i ndërlidhur dhe ne duhet ta luftojmë bashkë”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Edi Rama, presion BE-së në Euronews: Hapja e negociatave për ne, çështje “jetë a vdekje””

  1. Kombi says:

    DUHET TE FILLOHET NGA BERISHA & CO DHE RRUGA DREJT BE ESHTE E HAPUR , PO I LATE TE LIVADHISIN ,DO TE POSHTEROJNE NE CDO CEP TE EUROPES ,SI LLAHINKAT .
    JANE PA DIN DHE IMAN .

  2. zhaku i pamposhtur says:

    Edi unë personalisht nuk e shikoj si presion këtë reagimin tënd kundrejt BE…mua më përngjan si një përpjekje e dëshpëruar e politikës shqiptare për t’i shpëtuar drejtësisë…😆 ,johanes han e tha shumë pastër :peshqit e mëdhenj brenda pastaj BE për Shqipërinë. ..un si qytetar shqiptar jam shumë dakord me zotin Han dhe aspak dakord me ju qeverrinë tuaj me ish qeverinë Berisha me ish qeverinë nano, bufi, fino e karavidhe të tjera të kultivuara në ‘kopështin’ e qoftëlargut enver. ..pra nuk ke pse nxitohesh i dashur rilindas. ..populli thotë një fjalë të urtë :qielli i pastër nuk trëmbet nga rrufetë….kështu që erdhi ora ti vëmë gjërat sipas radhës,BE as më shumë e as më pak po kërkon që të vihet rregull pasi ne shqiptarët këto 25 vitet e fundit e kemi habitur BE me zhvillimet e bujshme të shoqërisë sonë. ..edi BE dhe perëndimi po na krahason ne shqiptarët me peshq pra imagjinoni se ne jemi si në një rezervat peshqish. ..pasi kështu është pak a shumë bota si EU gjithashtu edhe USA pra çdo gjë e kontrolluar. .”.në “rezervatet e perëndimit” peshqit kanë të gjithë një fytyrë dhe një madhësi pak a shumë ndërsa në këtë “rezervatin tonë”shikon një kope të madhe me korrobace apo cironka si i thonë korçarët dhe në të njëjtin rezervat shikon edhe disa peshq “qafëtrashë”apo peshkaqenë të etur e zullumqarë. ..pra edo është afër mendjes që peshkaqeni nuk mund të jetoj në harmoni me kopenë e cironkave..sepse dihet që peshku i madh e ha të voglin. .as qëngji nuk mbyllet në kafaz me ujkun sepse dihet përfundimi..vetëm ju qeveritarët e ’90 e këtej nuk i “patë”këto rreziqe..kështu që tani erdhi ora mër daku…erdhi ora që peshqit “qafëtrashë” boll hëngrën …tigani është i mbushur me vaj të nxehtë mër daku dhe sado që të përpëliteni nuk do t’i shpëtoni dot “tiganit”sa më tepër të rrëshqisni aq më tepër nxehet vaji. ..he he he…nuk jam njeri i keq unë që përdora këtë fjalor sepse jam një cironkë e vogël që fati mu dha të jetoj në të njëjtin rezervat me ju peshkaqenët gjakatar, shyqyr zotit edo unë jetoj në një rezervat ku pak a shumë peshqit kanë një “fytyrë”e peshë dhe nuk përbëjnë rrezik për njëri tjetrin kështu që “notojmë të qetë “dhe në ujëra të kaltërta e nuk kemi përse të nxitohemi. .nuk më pëlqen aspak nxitimi yt edi. ..nuk më pëlqen aspak që “harrove”akuzat e tua në drejtim të saliut. ..si thotë populli?kush fle me qentë do gdhihet me pleshta. ..nejse u zgjata akoma edhe njëherë. ..kam shumë urrejtje për ata “peshkaqenë”që na kanë tmerruar tërë jetën duke filluar nga përbindëshi enver e deri tek ju zullumqarët e fëlliqur. ..mos u nxito edi mos u nxito nëse je i pastër. .mos u nxito sepse populli po pret. .po pret me një listë të gjatë. .punët e mira bëhen avash avash. .haka tek i zoti. .

  3. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    gezuar ramazonin corapekuq,se ata kercenojne me vdekje……………….rrot cari kryeminister!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *