Flamurtari kërkon me çdo kusht të luajë në shtëpi me Partizanin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas ngjarjeve të ndeshjes me Vllazninë, Flamurtari, përveç dënimeve për pjesëtarët e stafit drejtues dhe teknik, u dënua edhe me dy ndeshje në fushë asnjanëse.

Të parën e luajti në Elbasan me Laçin, ndërsa të shtunën luan ndeshjen e fundit shtëpiake të këtij kampionati me Partizanin.

ipas dënimit të Disiplinës, duhet të luajë sërish jashtë Vlorës, por drejtuesit e klubit po bëjnë të gjithë përpjekjet për ta zhvilluar në stadiumin “Flamurtari” këtë ndeshje.

Ata janë të gatshëm të paguajnë gjysmën e dytë të dënimit, nëse e lejon rregullorja, ndërkohë që presin edhe një falje të mundshme nga Apeli.

Kjo çështje ka mbetur pezull në fakt, sepse askush nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare në FSHF. Vlonjatët shpresojnë shumë që me Partizanin të luajnë në fushën e tyre.

Flamurtari ka dalë nga objektivat, edhe pse jo matematikisht, por e dëshiron shumë zhvillimin e ndeshjes me të kuqtë në Vlorë. Vendimi zyrtar për këtë çështje pritet të merret sot.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *