FOTOT/ PROJEKTI: Ja si do transformohet Piramida dhe programet që do të ofrohen

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Piramida e Tiranës do të jetë një godinë transparente dhe plot dritë, për të krijuar idenë e një vendi që merr frymë në Tiranë. Për këtë parashikohen që të përdoren sa më shumë xhama, për të bërë të mundur që drita natyrale të dominojë në ambientet e brendshme të saj. Gjithashtu ky projekt synon të krijojë Simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi gjatë prezantimit se projekti i transformimit të Piramidës do të ruajë disa nga vetitë nostalgjike të kësaj godine siç është rrëshqitja në muret e saj, por do ta kthejë atë edhe si një pikë panoramike për qytetin.

“Për ata që e admirojnë vendin qoftë edhe për atë rrëshqitjen edhe ajo do bëhet më e mirë. Duke qenë se do kemi një përdorim të kësaj që sot është vetëm një zhguall si nga lart për pjesët soditëse, për pjesët turistike, për pjesët e vizitorëve, si për ata që duan të kenë një hapësirë panoramike të Tiranës, por sigurisht edhe për faktin që jemi në zemër të Tiranës. Dhe për njerëz që do shkojnë të bëjnë kursin e kompjuterit ngjitur me zyrën e kryeministrit unë nuk besoj se do kishte një adresë më tunduese për të shkuar dhe mësuar teknologjinë e informacionit”, tha Veliaj.

Ai shtoi se krahas projektit të rikonstruksionit të kësaj godine, ajo që do të marrë një rëndësi të madhe është edhe zbatimi i modelit TUMO, një nga projektet që do ta kthejë Tiranën në një nga qendrat më të mëdha te zhvillimit të teknologjikë krijuese jo vetëm në rajon. “Më vjen mirë që sot janë Tirana dhe Parisi, dy stacionet e reja të TUMO-s dhe besoj që tani jemi në garë me kolegët tanë në Paris që kush përgatit më shpejt terrenin për të filluar me këtë situatë. Në një farë mënyrë është pallati i pionerëve për teknologjinë e informacionit, ku të gjitha këto teknologji të 15 viteve të ardhshme do kemi mundësi ti përdorim. Besoj se edhe në Tiranë do na duhen shumë prej këtyre teknologjive. Më vjen mirë që edhe në Tiranë ne kemi uri për dije që do të lindin nga kjo piramidë, le më pastaj se çfarë mund të përdorim në të ardhmen”, u shpreh Veliaj.

Duke e  vlerësuar bashkëpunimin me AADF-në si një garanci për suksesin e këtij projekti, Veliaj theksoi se ky projekti do ti jap Tiranës një tjetër xhevahir të çmuar pas sheshit “Skëndërbej: dhe Pazarit të Ri.

“Më në fund kemi një projekt që e përfshin të gjithë këtë diapazon dhe më duket sikur po e bëjmë këtë bisedë në Suedi se Suedia ishte vendi tjetër që u fillon kodimi i fëmijëve që në klasë të parë. Në Tiranë ne do të fillojmë të kodojmë, të merremi me robotikë, me inteligjencë artificiale, softëare design dhe me gjithë programet që dëgjuar nga miqtë tanë nga Armenia, nga mosha 5 vjeç deri 35 apo 45 vjeç dhe kurdo që dikush do të ndihet i gatshëm. Sigurisht që fokusi më  madh do të jetë për pjesën e atyre që janë në moshë shkollore, pra shkolla 9 vjeçare dhe e mesme dhe pastaj sigurisht do kemi programe të veçanta edhe për ta që janë në moshë më të rritur, moshë universitare  apo punë të tjera që duan të bëjnë. Ideja është që të shkohet në një vend të bukur, jo në një  tjetër shkollë ku dikush shkon me detyrim se do marrë një notë por në një hapësirë që është jo vetëm në zemër të qytetit por që është edhe xhavahiri më i çmuar i qytetit, pas projekteve që kemi bërë në sheshin Skënderbej dhe Pazarin e Ri”, u shpreh Veliaj.

Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit

dhe kreativitetit. Risi e revitalizimit të qendrës qëndron në faktin se modeli TUMO është një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Të rinjve do t’u jepen mjetet dhe njohuritë që kanë nevojë për të arritur potencialin e tyre dhe ata do të jenë në gjendje të zhvillojnë aftësitë e tyre të të mësuarit për t’u përballur me sfidat e shekullit 21. Programi i të mësuarit TUMO përbëhet nga aktivitete të vetëmësimit, workshope dhe laboratorë në 14 programe të ndryshme nën mbikëqyrjen e ekspertëve më të mirë nga e gjithë bota .

Programet që do të ofrohen nga TUMO janë:

– Animacion

– Zhvillimi i Lojërave

– kinematografia

– Web Design

– Muzikë

– Shkrim

– Vizatim

– Dizajn Grafik

– Modelimi 3D

– Programim

– Robotikë

– Grafika e lëvizjes

– Fotografi

– Media e re

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

22 komente në “FOTOT/ PROJEKTI: Ja si do transformohet Piramida dhe programet që do të ofrohen”

  1. Kombi says:

    KUR FILLOJNE PUNIMET DHE KUR MBAROJNE .

  2. As says:

    Kjo rreshqitja mbi piramide tregon primitivizmin a e atij kombi.

    1. fffff says:

      i kane bere shkalle, hapi veshet

    2. enter"" says:

      Primitivizmi qendron tek koka ulur mbi cellular.
      Ku ka me mire se liria e te rreshkiturit tek piramida.

      1. EXIT "" says:

        Kujdes kur je duke rreshqitur me koken lart!
        Mos thyen qafen neper shkalle!

  3. engie says:

    Po ata qe vodhen pllakat prej mermeri te piramides kur do denohen?

  4. Karikaturisti Karikaturon 1 Karikaturë Karakteristike says:

    ————————————————————————————————————————————
    Saliu & Lulzimi i vune PIRAMIDES emrin e madh: QENDER KOONFERENCASH & PANAIRESH.
    Edi & Erioni po i vene PIRAMIDES emrin e madh: QENDER KOMPJUTERASH & RRESHKITESE.
    ————————————————————————————————————————————-
    Ne kushtet qe shqiptaret e rinj po rreshkasin prej 3 dekadash jashte Shqiperise EMIGRANTE & AZILANTE;
    UNE mendoj qe tani t’i veme Piramides emrin e saj te vertete dhe vleren e saj funksionale: AZIL PLEQSH.
    ——————————————————————————————————————————————————–
    Shënim Nr 1.
    -SI ARKITEKTURE HISTORIKE UNE GJITHASHTU E VLERESOJ SHUME, PRANDAJ PIRAMIDA DUHET RESTAURUAR, NUK DUHET TE SHEMBET.
    Shënim Nr 2.
    -SI AZIL PLEQSH QE POLITIKA PO SHNDERRON SHQIPERINE, NUK DUHET HARRUAR NE ÇDO CEP TE PIRAMIDES TE VEME NGA 1 UTURAK.
    —————————————————————————————————————————————————————————————————-

  5. ERION FIKU says:

    -Edhe te rreshqas,
    -Edhe te mbjell fiq,
    -Edhe te dal ne televizor,
    MUA ME PELQEJNE SHUME.

    1. fatekeqesia jone keta says:

      Po pjeshket te pelqejne, se Saliu dhe Jozefina i hane shume? Ah, shurdhjesa te koheve moderne!

      1. ERION FIKU says:

        Une dhe Edi jemi te lidhur si mishi me thoin.
        Edi nudisti pelqen pjeshket.
        Eri me xhiboks pelqen fiqte.

        1. TIMONIERI says:

          Çfare ben ajola pjeshka kur ti mbjell fiq ?

  6. vjollca says:

    Po Top qenellin do ta lini me aty?

  7. enter"" says:

    Mezi pres diten te ulem ne nje nga shkallet e piramides e te shijoj perendimin e diellit neteve te veres ne Tirane.

    Poshte llotaria!!!

    1. GADISHULLI ILIRIK says:

      Ti ardhacak grek se shpejti duhet te shijosh origjinen tende:
      Duhet te besh enter ne piramiden e Tutankamonit ne AFRIK.

  8. Shkullaku Uturaku says:

    Lali Eri ne letra na lujte mendjen po ne realitet kur do bahet?

    1. ARKITEKTI says:

      Kur te keni lujtur plotesisht.

      1. EUREKA, LAL, EUREKA says:

        Tamam, dhe aterehe Piramida do quhet me emrin e vertete: Zombie Center

  9. EUROVISION WINNER says:

    Po qe se do ta beni piramiden EDHE 1 INKUBATOR,
    Heres tjeter do te vij pikerisht aty per te bere VEZET.

  10. IVONI says:

    .. POPULLI DO PUNE , BUKE , BUJQESIA DO TE HEDHE TEJ MJETET PRIMITIVE , DO TE UJITE TOKEN ,,! .. MALET SI DHE FUSHAT BASHKE DUAN PEME , TE” FRESKOHEN” PAK NGA E NXEHTA E VERES , TE “PASTRRIJNE MUSHKERITE” ..! …C`FARE LLOGJIKE LENI ..?!

  11. Shqiponja says:

    U kenaqem me maketa dhe projekte , jepi o lali Eri jepi na hoqe trurin me mbjellje pemesh dhe me maketa , o lali Eri po ndonje vorfnore a ke ne plan ???? se dhe ne kohen e gjudullit nga Burgajeti kishte shtepi per jetimet , te varferit dhe te pamundurit , te mira jene pemet ama te mire jane dhe jetimet , po keni hapur …te me falesh lali …..ama nuk shikoj te besh ndonje foto …

  12. elia says:

    Bravo,,,,qeverise dhe bashkise ,,,,te behet sa. Me shpejt,,,,dhe TE nise puna per tramvajin neper bulevard ,qe TE hiqen autobuzat qe prishin pllakat e bulevardit….

    1. ilir says:

      Bravo edhe modelit te saj: TUM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *