FOTOT/ Rama nxjerr fotot e takimit me Macron: Sot jam shumë entuziast

Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, se është shumë entuziast pas takimit me Emanuel Macron në Paris.

Rama tha se mesazhet e Macron ishin inkurajuese.

Me këtë rast, Rama ka postuar dhe disa foto nga ky takim.

Takimi zgjati jashtë parashikimit për shkak të një bisede shteruese për tema të rëndësishme.

Ju them me plot gojën se dëgjova nga ai fjalë tejet inkurajuese për Shqipërinë, rolin në rajon, politikën e jashtme, reformën në drejtësi, vettingun, reformimin e Policisë së Shtetit dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me policinë franceze, arritjet në luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

Ai më tha se vendimmarrja e Francës është në studim e sipër, pasi sipas tij, nuk është cështja e Shqipërisë apo Maqedonisë, që citoj, meritojnë vlerësimin më të lartë për cfarë kanë arritur, por tema e gjerë e reformimit të Evropës dhe cështja e kontrollit të kufijveë në Shengen dhe flukset migratore në tërësi”, tha Rama.(TemA)

                 Loading...