Grigja diskuton me Salianusin punën e audio-përgjimit në Prokurori

16 Maj 2018, 21:07Antena TEMA

Pas lajmeve se kaseta e Salianusit doli fallco, Grigja e dëshpëruar i shkruan atij rreth kasetës dhe problemit që mund të ketë tani që doli kaseta fallco.

-Si nuk bëre një gjë me shpirt në këtë jetë, gjithë jetën fallco.

-Unë bëj gjërat që më kërkojnë, fallco i duan, fallco ua bëj.

-Kjo  gjë mund të të dëmtojë përfundimisht.

Do ngelesh gjithë jetën pa një çikë shpirt.

-Këtu dhashë sa munda.

Zërin e Gones e qau Gonia jonë.

Zërin e atij jevgut e kishim, se e regjistruam në kafe.

Numrin e telefonit të Gones na e dha Besimi.

Skenarin na e shkruajti Doktori.

Montazhin na e bëri Kunati.

Dhe ti kërkon përgjegjësi nga unë.

Unë vetëm në konferencë shtypi dola.

-Kam frikë se tani do hapen telashe të reja.

Do t’u çojnë në Prokurori dhe Doktori do t’u akuzojë që shitët PD-në.

Çfarëdo të thoni ju, ai do thotë i ngulët thikë pas shpine PD-së.

Nëse thoni që kaseta nuk është e juaja, do t’u akuzojë për tradhtarë.

Nëse do thoni që ua dha Besimi një pjesë, do t’u akuzojë si spiunë.

Nëse do thoni që e montuat tek Kunati, do t’u akuzojë si bashkëpunëtorë të qeverisë.

Keq është puna.

-Ne e bëmë detyrën tonë. Jemi e para opozitë në Shqipëri që përgjojmë ministrin e Brendshëm.

Gjithë jetën këtu opozita është ankuar që përgjohet nga ministri i Brendshëm.

Ne jemi të parët që e kemi përgjuar.

-Po na trego ndonjë gjë çfarë bënte ky Gonia kur e përgjonit.

-Po hiç o, na bëri lëmsh.

Se këta vlonjatët për çdo gjë thonë “O vëlla, ç’kemi o vëlla, si je o vëlla, po ç’bën o vëlla”, dhe ne mendonim se ai fliste me Xhafajn, kur thoshte “o vëlla”.

Ai i thoshte çdo jevgu në Vlorë, “o vëlla”.

Na bëri lëmsh.

-Po tani çfarë do thoni nesër në Prokurori?

-Do themi që kasetën na e sollën nga PS, por na thanë bëni ca ndryshime, mos të duket origjinale.

-Po Doktori tha e kemi bërë vetë, e kemi ndjekur vëllain e Xhafajt.

-Doktori ka imunitet, nuk e merr paraysh njeri çfarë thotë. As Prokuroria.

-Po në PD çfarë thonë të tjerët?

-Nuk e di, por deputetin Ruli e pyeta, si të duket situata dhe më tha:

“Ç’të të them unë biro.

Ju kapët Gonin që të fusnit në burg Xhafajn, dhe futët prapë në burg Gonin, dhe mund të shkoni dhe vetë nga Xhafaj.”

3 komente në “Grigja diskuton me Salianusin punën e audio-përgjimit në Prokurori”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    O Mero ti kam dy fjalë
    Na u dhje nusja në kalë
    Se dhe vidjo me skandalë
    Mysybet, fallco kish dalë.
    *
    Qysh do bëjë Salianji
    Ai do të jetë kurbani
    Nuk e mba burgun jarani
    Do pësojë si Ristani.
    *
    U dolli flluskë sapuni
    Se nuk ishte gjë kërkuni
    Qeshën pa mbërritur funi
    Po u vate dëm dhe muni.
    *
    I jati i Zen kërriçit
    Sytopes dhe buzëviçit
    Derr dobiç i Karaxhiçit
    Prapë u ngrys në mes hiçit.
    *
    Ngrehuni o shqipëtarë
    Boll ka vjedhur e ka vrarë
    Sala nuk ësht më i parë
    Erdhi koha, hak do marrë!

    1. lola says:

      Gopisti je njesh.

  2. dora says:

    Qifti Salianus Grigja do ishin yll fare ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje