Vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, është paraqitur para autoriteteve italiane, pas akuzave të opozitës.
Deklarata e Agron Xhafajt
Unë jam Agron Xhafaj.
Për shkak të gjithë akuzave që janë ngritur ndaj meje gjatë ditëve të fundit, por edhe si vëllai i Fatmir Xhafaj, sot ministër i Brendshëm, ndihem i detyruar të bëj publike sa vijon:
Kam vendosur që t’i drejtohem vetë autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt meje.
Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritetet përkatëse.
Edhe pse nuk ka patur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qënë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt.
Unë kam gabuar në rininë time. Si jo pak të tjerë. Aspak dhe për asnjë arsye nuk e justifikoj dhe nuk e përligj atë gabim.
Edhe pse cilido që ka patur mundësinë të shohë atë dosje penale dhe ka parë rrethanat e kryerjes së asaj vepre penale, e kupton shumë mirë shkallën e përfshirjes dhë rolin tim në atë histori.
Ka edhe një TË VËRTETË të madhe që dua ta bëj publike përkundrejt shpifjeve që janë bërë vazhdimisht për këtë cështje.
Unë jo vetëm që NUK I JAM SHMANGUR HETIMIT dhe GJYKIMIT tim në këtë çështje, por përkundrazi, kam bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të qënë prezent në Itali gjatë hetimit dhe më pas gjatë gjykimit tim. Janë të plota dhe të dokumentuara të gjitha përpjekjet e mia në këtë drejtim.
Ishin vetë autoritetet italiane që më liruan pas një muaji ndalimi dhe urdhëruan largimin tim nga Italia. Për rreth një dekadë kam bërë disa kërkesa për tu pajisur me vizë pikërisht për të ndjekur pranë drejtësisë italiane çështjen time.
Në të gjitha rastet kjo kërkesë më është refuzuar.
Sot jam 43 vjec dhe prej vitit 2002 e deri më sot NUK KA ASNJË sjellje, apo vepër time që të ketë qënë në kundërshtim me ligjin dhe me moralin.
Kam bërë të gjitha përpjekjet dhe jam krenar që sot e prej shumë kohësh ia kam dalë që të kem një jetë normale si gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi.
Prej shumë kohësh energjitë dhe vëmendja ime i janë kushtuar tërësisht familjes time.
I detyrohem shumë bashkëshortes time që më ka ndihmuar dhe mbështetur që të dy fëmijët tanë, djali dhe vajza, edhe pse akoma të vegjël, të shohin tek ne dy prinder të përkushtuar, që përkujdesen me ndershmëri në mënyrën më të mirë të mundshme për ta.
Për hatër të tyre, për shkak të dashurisë për ta, për shkak të dëshirës time për të qënë pranë tyre dhe për të gëzuar çdo ditë me ta dhe për ta, (besoj e kuptueshme kjo për cilindo prind), kam gjithë këto vite që mbaj përbrenda meje këtë barrë.
Edhe pse e dija shumë mirë që duhej të paguaja për çfarë kisha gabuar në rininë time. Pavarësisht se ajo që më kërkon drejtësia të shpaguaj, është shumë më shumë se gabimi që kam kryer.
Sot, si rrjedhojë e këtij presioni politik dhe publik kundrejt familjes time, në pamundësinë për t’i ofruar fëmijëve një jetesë të qetë e pa stresin e përditshëm të shpifjeve e shantazhit, por edhe në bindjen time se ky është vendimi i duhur, marr guximin të kryejë vet këtë hap të rëndësishëm dhe të përballem në rrugë ligjore me ekzekutimin e vendimit.
Njëkohësisht, pranë Prokurorisë, kam deklaruar e dhënë shpjegime konform ligjit, se audio e publikuar, përfshirë efektet zanore si dhe imazhet e sajuara janë false, dhe janë bërë publike në media me qëllim shantazhin dhe presionin ndaj meje e vëllait tim, ministër i Brendshëm.
Ditën e djeshme, datë 15 Maj 2018, kam kryer të gjitha procedurat e nevojshme, të parashikuara nga ligji, përfshirë depozitmin e zërit tim pranë Prokurorisë së Tiranës dhe në prani të ekspertit të fushës, duke ofruar në këtë mënyrë të gjithë bashkëpunimin e mundur në funksion të zbardhjes së të vërtetës.
Shpresoj që prokuroria dhe gjykata t’i shkojnë deri në fund hetimit penal dhe civil ndaj montazhit te paskrupullt ndaj meje e familjes time.
Agron Xhafaj
E shifni , me te ndershem jane kriminelet pa kostum se ata me kostum dhe zyra qeverie.Ky nuk eshte akuzuar, paditur dhe vet dorezohet.Politiqenet shqiptare mafjoze te kunderten.
Bravo, vellai kriminel i Ministrit Brendshem shqiptar.Tani e ke rradhen ti te mbrosh Fatmirin, pasurite dhe genin kriminal te familjes.
Ke bere mire qe je vetedorezuar o Agron (qe as te njoh e as me njeh),por egersirat e pd-ke nuk KENAQEN DHE NUK NGOPEN.ATA TE DUAN TY DHE VELLAIN TEND NE HELL PER TU PJEKUR.ATA JANE VAMPIR DHENUK NGOPEN ME GJAK.Ata shiokjne qimen ne syrin e tjerit dhe nuk shikojne trarin ne syrin e tyre.Fatmir Xhafa eshte ministri me i mire,shume korekt,dhe i zoti,prandaj i tremben ata si djalli nga themiami.Sot ne burg duhej te ishin keta te pd e te LSI qe bertasin e gerthasin per te tjeret,kurse per krimet makabre qe ata kane bere nuk thone asgje.Kemi shprese te drejtesia qe po reformohet,por kjo ngelet per t’u pare.
Shqupista ju mbeti doppio 6 ne dore. Vihuni ne rresht dhe merrni rrugen drejte Recit.
Kjo leter duket e shkruar nga dora vete Endri Fuga! Agroni jo vetem qe nuk lidh dot artikulime te ketij lloji, po ne çdo tre fjale, dy do i kishte me gabime drejtshkrimore.
Po ti e dashura e tij je qe paske kaq njohuri peronale per te? Pastaj c’pune ke ti me politiken shqiptare. Ti e ke ne terezi se nuk ke as shtet dhe as identitet. Ti je thjesht nje grekofon.
Ka disa gjera qe nuk i kuptoj ne kete perralle.
1. Kam gabuar dhe e pranoj, por jam denuar me shume nga sa e meritoja (?)
2. nuk i jam shmangur Drejtesise, por jam gjykuar ne mungese (?)
3. Jam perpjekur te marr vize per te shkuar ne Itali qe te gjykohem, por viza nuk me eshte dhene. Nderkohe qe gjykimi i fundit eshte bere ne vitin 2012, kur per te shkuar ne Itali nuk kishte nevoje per vize (?)
Ka ndonje analist te Rilindjes qe mund te m’i shpjegoje ?
Rruge e mbare e ta kalosh te lehte burgun.Po se besoj se do te te burgosin se te mbron Edi e Fatmiri. Pse nuk i doli me ze e figure Metes vidio ??Ja ku e ke.Nuk ju hyn gjemb ne kembe juve se ju mbron qeveria.Mire ja ke bere se do beje 5 leke te martoheshe e te rritje femije por ste le Fatmiri se kupole hesapi.Ti nuk do punoje ne komunale se investon vellackua ne politike.
Kujt i plasi o Andreas! Ky eshte vullneti i tij. Tregoju atyre te Shqupit qe ky personi ka depositu zerin ne Prokurori per vidion! Te shohim A!
Kush do te besoje ,kush do te mos e besoje por veprimi i tij ve ne pikepyetje gjithe llumin e ketyre diteve…te pakten ky ka guxim te perballoje drejtesine jo shqiptare po ate itealiane, dhe sipas deklarates se tij kjo ceshtje i perket 15 vjet me pare ,, dikush genjen ne kete mes..??? …zakonisht Berisha ska genjyer kurre, ,,,,te shohim
Kto jane lobimet gjysmake qe ben Luli te media e dores se dyte.
Ore nuk ka logjik juridike kjo qe thoni a e kuptoni?
Pa u krijuar nje parti e re politike qe te marri situaten ne dore, dhe te shfarrosi kete klase politke dhe bashme te edhe kriminelet ordinere dhe tju marri milairda euro te vjedhura dhe ti riinvestoje ne shqiper, kombi shqiptar eshte i vdekur… ceshtje kohe eshte.
Brenda 2050 me kete kaste politike te mbeshtetur nga perendimi, shqiptaret nuk do ekzisotjne me so komb brenda 2050.
I rrofshin komentet militanteve te ridhjejres qe komentojne tere diten ketu,,,, jane me fat qe kane per opozite kryekiminelin berisha….
Ca jane kto budalleqe se lat nam
fiks si CEKJA qe donte te hynte ne burg por nuk e pranonin.vizat ka vite qe jane heq
..s’po kuptoj ç’fare po ndodh..!
o rem qerpici teveshin brek hekuri kurvat e pd se do i shikosh si do shurohen e quraviten si prosituta
hahahahahha! e çoi vllaun e vet mrena se s´ja ma suma me prek njeri tjeter me dore.
Mendime me vargje
FATMIR XHAFAJ VERSUS SALI BERISHA !
– “Fuqia e ligjit” perballe Sali Luigjit !
– Nje shembull i duhur per
Shqiperine qe duam !
– Nderi kombit perballe turpit te
antikombit !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Fatmir Xhafaj e dorezoi vellain tek Ligji, tek Shen Drejtesia !
Krenar per modelin qe na mungon:
Askush nuk eshte mbi ligjin !
Kryepeshku Sali Berisha i dorezoi djersen e gjakun, pasurite e popullit … qeverine, mbare shtetin shqiptar
Tek i biri,
Tek e bija,
Tek dhe Jamserbi
Tek Liria
Tek Gangsteret
Tek Mafia !
Tek Milloshi
Tek Serbia
Tek Fazlici
Tek Greqia
Shqiperine Qelibar
E dorezoi Kandahar!
I vu zjarrin
I vu flaken
I vu minat
Dhe patllaken!
E beri Kukurec
Jug Veri
E ktheu Gerdec!
Per karrike
Vrau Azemin!
Per pushtet
Vret dhe
Shkelzenin!
Se me thone
Sali Berisha !
Kryepeshk
Bishe permbi bisha!
O Shqiperi
Nenen ta … ifsha !
Nene mbi nene
E kam Serbine
Nafte e Arme
I dhashe Serbise
Otranton
Kalit te Trojes
Jam Mareshalli
I Beogradit
Jam Toptani
I Tropojes !
Vras me plumba
Vras me fjale
Me buzagaz
Para e mbrapa
Mua me ndjekin
Mijera kamikaze!
Jam Zogolli
Nga Tropoja
Kurre pa rre
Une per se gjalli
nuk e nxjerr
Nje fjale nga goja!
Vras me plumba
E vras me fjale!
Gjithcka e bej
per Ligjin
Sepse ligj mbi cdo ligj!
Kam Shkelzenin !
Kam Saliqin !
Yll Polar e kam
Luigjin !
C’fare do kuptoni o idiote??!! Halerat eSales?
Ky eshte me i ndershmi i me te ndershmeve ne Shqiperi. Kush nuk vodhi nga prona e popullit ne ate vend? Cili politiqen nuk ndertoi shtepi me te mire se e presidentit amerikan.
Kur sheh si shkruajne disainjorante ketu te vjen per te vjelle.