Po provokoni Kosovën? Flet Vuçiç: Nuk dua ta poshtëroj popullin serb, kam menduar zgjidhjen

16 Maj 2018, 16:40Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se shumë njerëz ndihet të lodhur në Serbi nga premtimet se vendi i tij një ditë do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Gjatë një interviste për Euronews ai ka thënë se Beogradi nuk është duke provokuar Kosovën.

Vuçiq ka thënë se Serbinë askush nuk e ka garantuar se do të jetë pjesë e BE-së, por para se të ndodhë një gjë e tillë duhet një marrëveshje finale me Kosovën.

Presidenti serb ka thënë se ai është i gatshëm të bëjë kompromise për Kosovën, por jo ta poshtërojë popullin serb.

“Para se gjithash, mendoj se askush nuk na ka garantuar që ne të jemi pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 2025. Ata kanë thënë: ‘Nëse i kryeni punët…’

Kjo kishte të bënte kryesisht me marrëveshjen me Kosovën.

‘Nëse i zgjidhni të gjitha problemet me Prishtinën’ dhe më pas gjithçka tjetër, përfshirë sundimin e ligjit dhe gjithçka që kërkojmë nga ju, atëherë do të mund të bëheshim anëtar të BE-së më 2025. Dhe jemi në rrugën e BE-së që nga viti 2000″.

“Kanë kaluar 18 vjet dhe për këtë arsye njerëzit ndihen, herë pas here, të lodhur. Por, sidoqoftë, nuk ka zgjidhje më të mirë. Ne do ta kryejmë punën tonë.

Do të investojmë përpjekje të mëdha në tentim për të gjetur një zgjidhje për krizën e Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

I pyetur nga Euronews nëse është provokim veprimi i Serbisë kur dërgoi një tren në Kosovë me një flamur të madh serb dhe me flamurin që thoshte “Kosova është Serbi”, Vuçiq ka mohuar të ketë provokime nga ana e Serbisë.

“Nëse na thoni ne se Kosova është shtet i pavarur, a është provokim i madh kundër Serbisë? Madje edhe vendi juaj (Hungaria), vendi prej nga vini, e ka njohur pavarësinë e Kosovës, a është ky një provokim i madh sot?

A t’ju konsideroj juve si provokues të madh? Sepse ke një mendim ndryshe në lidhje me statusin ligjor të Kosovës në krahasim me ne?

Ne e respektojmë faktin se mendojnë ndryshe nga ne, kur flasin për statusin ligjor të Kosovës. Dhe ky është dallimi.

Dhe ende mendoni se ka qenë provokim se dikush e ka shkruar ‘Kosova ishte Serbi’. E pabesueshme. Unë mendoj se Kosova është Serbi”.

“Në të njëjtën kohë, jam shumë i gatshëm të flas për kompromise dhe të bëj koncesione sa më shumë që të jetë e mundshme. Por jo të poshtëroj popullin dhe të mos i rrezikoj interesat e Serbisë”, ka thënë Vuçiç.(REL)

3 komente në “Po provokoni Kosovën? Flet Vuçiç: Nuk dua ta poshtëroj popullin serb, kam menduar zgjidhjen”

  1. pas says:

    Hahahahaha, Vuçiç të thotë nëse ka serbë që e quajnë veten “kosovarë”. Sepse Kosovar=shqiptar, dhe ata e dijnë. Shumë herë janë munduar të krijojnë serbë kosovarë duke u falur tokë që ua kanë marrë shqiptarëve përmes reformave si “agrarja” e të tjera, prej kohës kur Serbia u bë e pavarur nga Turqia. Serbët mërziteshin shpejt dhe ua shisnin tokën shqiptarëve. Shqiptarët blenin për të dytën e të tretën herë tokën e etërve të vet. Tani Vuiçiçi flet për provokim…

  2. albaniafirst says:

    Hipokrizia sllave eshte e njohur historikisht.
    Vucici nuk mund te clirohet dot nga e kaluara e tij si nacionaliste, por edhe vete populli serb ka mbetur mbrapa ne mentalitet. Ne fakt, politika e mbrapshte serbe i ka shpelare trurin popullit te vet duke perdorur nje histori te shpikur per gjoja “token e shenjte serbe”.

  3. HQ-18 says:

    O shoku Vuçiç,
    Nëse ju e njihni pavarësinë e Kosovës nesër , pasnesër Jeni në BE.
    Ju mereni me gjepura. BE ju ka dhënë 2025 si pikë hyrje në komunitet..7 vjetë për…të njohur Kosovën,, por pa njohur Kosovën nuk Ka BE për ju.
    Këtë e di shumë mirë ti, po tundesh sa andej këndej.
    Bëj një referendum Kosova e pavarur=Serbia në BE të shohësh ujërat njëherë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje