Pse u zhvillua beteja, kur i dihej fundi?

16 Maj 2018, 14:31Politika TEMA

Nga Flogert Muça

Dita e sotme ka qenë intensive nga pikëpamja e zhvillimeve politike. E gjithë piramida që PD prej ditësh u përpoq të ngrejë me vëllain e Xhafajt, sot u shemb si një kështjellë rëre.

Tre ishin momentet kur mundi i PD-së ra përdhe.

E para ishte BE, e cila e rrëzoi PD-në duke thënë troç se ligji për ekstradimet është konform standarteve dhe se SHBA/BE e kanë kërkuar një ligj të tillë. BE deklaroi për VOA-n se “Ka patur variante të ndryshme rreth Nenit 491 (f) të Kodit të Procedurës Penale, që janë diskutuar nga Grupi i Punës për Rishikimin e Kodit të Procedurës Penale – pjesë e të cilit ka qenë edhe Euralius – deri në miratimin e ndryshimeve të Kodit më 30 mars 2017. Thelbi i varianteve të ndryshme mbeti i pandryshuar gjatë gjithë diskutimeve, përfshirë dhe variantin përfundimtar të miratuar të Nenit 491 (f) të Kodit”.

Goditja e dytë  është lëvizja e Agron Xhafajt i cili sot me anë të një letre publike bëri me dije se do dorëzohet pranë autoriteteve italiane, duke i vënë kapakun gjithë tenxheres politike që vlon prej ditësh kundër tij e të vëllait ministër. Edhe nëse Agroni nuk do të vetëdorëzohej nuk do të bënte fajtor Fatmir Xhafajn, por lëvizja e tij lë PD-në në qiell të hapur.

Goditjen e tretë nesë do rezultojë njëlloj edhe nga organet hetimore, është deklarat e Ramës se ‘se analiza shkencore që ai disponon tregon se audio-përgjimi flet për një material jo autentik.’

Por PD-në nuk e kanë surprizuar asnjëra nga faktet e mësipërme. Kjo sepse çështja e vëllait të Xhafajt është e vjetër e po të kishte patur diçka që godiste, nuk do e linin 6 vjet në sirtar. Do nxirrej para zgjedhjeve minimumi, kur kishte edhe ministrat teknikë në kabinet. Pse pikërisht tani që jemi në prag -çelje negociatash?

Të treja këto goditje që PD me siguri i ka parashikuar (meqë strategjia e saj ishte e menduar mirë), nuk e ndaluan që  ajo vazhdoi luftën me mullinjtë e erës. 

PS mund të dalë nesër dhe të thotë për kundërpeshë se kur Basha ishte ministër i Brendshëm u vranë katër qytetarë në mes të bulevardit dhe për këtë krim të pushtetit nuk u dorëhoq askush, jo më të dënohej. Pra, nëse flasim për argumenta politike Basha do të dilte më i humbur sepse ka qenë vetë minitsër, jo vllai. Pra nuk kishte arsye të brendshme politike.

Pra, meqë Basha e di që nuk e dëmton dot Edi Ramën me të tilla inskenime, pse e bën gjithë këtë betejë me bashkëpunëtorë anonimë e me dokumenta që kanë 6 vjet që janë Online e nuk thonë asgjë të re?

E vetmja arsye mbetet demtimi i Shqipërisë, duke tentuar ta bëjë të duket si ferri mbi tokë në sytë e shteteve të BE-së. Redaksia e lexo.al ka publikuar shumë shkrime dhe analiza se si PD-ja ka përdorur çdo mjet për të nxirë Shqipërinë duke tentuar bllokimin e rrugës së saj drejt BE-së. Edhe kur ne sollëm për publikun shqiptar artikujt e mediave të huaja (gjermane kryesisht) që flisnin për lidhjet e anti-shqiptarit gjerman (miku i ngushtë i Bashës) Krichbaun me rusët e serbët, Basha na sulmoi duke i dalë në mbrojtje atij.

Madje edhe kryeministri Rama na quajti ‘kazan’, duke dashur ta mbrojë në prag të vizitës së tij në Berlin. Megjithatë, mbi Bashën e Ramën është Shqipëria, të cilën për fat të keq opozita po e nxin në momentin kur më shumë se kurrë më parë duhet të ishte bërë bashkë me qeverinë për ta promovuar.

Aksioni ndaj Xhafajt të cilit PD-ja ja dinte përfundimin pasi ishte film i përsëritur, duke dërguar audio-përgjime të dyshimta në zyrat e kryeministrave të BE-së nuk mund të shihet ndryshe veçse dashakeqësi ndaj vendit.

Nesër kur të jepet vendimi për çeljen ose jo të negociatave, paradoksalisht Basha do të ketë një barrë më të rëndë përgjegjësie se kryeministri Rama.

9 komente në “Pse u zhvillua beteja, kur i dihej fundi?”

  1. spartak says:

    Mos e përmend e mos i bini në qafë Lul ziut , se katrahurën , si gjithmonë dhe për gjithçka e ka saju , frymëzuar dhe yshtur i vetmi , kryemjeshtri në tradhëtinë e poshtërsinë kundra Shqipërisë dhe shqiptarëve , Sali Berisha , D.V .

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Sali Berisha dihet
      se e ka bërë vazhdë
      Por dhe PëDë, e mbytur
      u kap në një fije kashtë!
      *

    2. Koli says:

      Taku mos je hetus ti? Nga sta te qiftelargut?

  2. Alban Dega says:

    Mendime me vargje

    FATMIR XHAFAJ VERSUS SALI BERISHA !

    – “Fuqia e ligjit” perballe Sali Luigjit !
    – Nje shembull i duhur per
    Shqiperine qe duam !
    – Nderi kombit perballe turpit te
    antikombit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Fatmir Xhafaj e dorezoi vellain tek Ligji, tek Shen Drejtesia !
    Krenar per modelin qe na mungon:
    Askush nuk eshte mbi ligjin !
    Kryepeshku Sali Berisha i dorezoi djersen e gjakun, pasurite e popullit … qeverine, mbare shtetin shqiptar

    Tek i biri,
    Tek e bija,
    Tek dhe Jamserbi
    Tek Liria
    Tek Gangsteret
    Tek Mafia !
    Tek Milloshi
    Tek Serbia
    Tek Fazlici
    Tek Greqia
    Shqiperine Qelibar
    E dorezoi Kandahar!
    I vu zjarrin
    I vu flaken
    I vu minat
    Dhe patllaken!
    E beri Kukurec
    Jug Veri
    E ktheu Gerdec!
    Per karrike
    Vrau Azemin!
    Per pushtet
    Vret dhe
    Shkelzenin!
    Se me thone
    Sali Berisha !
    Kryepeshk
    Bishe permbi bisha!
    O Shqiperi
    Nenen ta … ifsha !
    Nene mbi nene
    E kam Serbine
    Nafte e Arme
    I dhashe Serbise
    Otranton
    Kalit te Trojes
    Jam Mareshalli
    I Beogradit
    Jam Toptani
    I Tropojes !
    Vras me plumba
    Vras me fjale
    Me buzagaz
    Para e mbrapa
    Mua me ndjekin
    Mijera kamikaze!
    Jam Zogolli
    Nga Tropoja
    Kurre pa rre
    Une per se gjalli
    nuk e nxjerr
    Nje fjale nga goja!
    Vras me plumba
    E vras me fjale!
    Gjithcka e bej
    per Ligjin
    Sepse ligj mbi cdo ligj!
    Kam Shkelzenin !
    Kam Saliqin !
    Yll Polar e kam
    Luigjin !

  3. Illyria-Shqiperia says:

    Seriozisht? Mendon qe Basha do kete nje barre me te rende pergjegjesie??? Are you kidding me. Ai njeri apriori nuk mund te mbaje pergjegjesie, perderisa eshte shembelltyra me e felliqur e ketij vendi.

  4. Albi_I says:

    Qenka pak i manget ky autori. Nuk i ve faj, propaganden Rama ja ka lene ketyre sufllaqisteve te FRESSH-it.

  5. Une says:

    Po pra e ngeli analiza ta besh ti,ik mos na rruaj b..et bashke me te gjitha kta qe permende.Dmth Xhafa tu kerkoje llogari policeve per te afermit e vet kurse Xhafen ta len rehat se qenka minister.

  6. edi says:

    Goditja e katert do te jete tek p,, e sateme ore artikullshkrues

  7. Nick says:

    Pergjegjesi te mbaje lulka?!??! Kur mo, ku, pse?!!
    Po ai perlau miliona euro dhe nuk shkoi ne gjykate se ishte me rrufe!!!
    Do kapi xhaxhi doktorin dhe do ankohet se degjon zera dite e nate e nuk e di kush jane po e detyrojne te beje e te thote gjera!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje