Puna, punëdhënësi apo paga: Cila është më e rëndësishme?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Erald Pashaj

Në punën e përditshme hyjmë në diskutime në lidhje me punonjësit, sa të angazhuar janë përkundrejt kompanisë dhe punës. Punëdhënësit dhe drejtuesit shpeshherë fajësojnë punonjësit se nuk e duan punën. Sipas tyre zgjidhja është t’u thonë punonjësve: – Ta doni punën, se po nuk e deshët do largoheni nga puna. Pra një formë frikësimi për të ruajtur vreshtin që sipas tyre funksionon.

Në fakt sipas meje nuk funksionon aspak dhe nuk jep asnjë rezultat. Përkundrazi, prodhon shtirje, fshehje dhe punë sipërfaqësore duke zhvilluar sindromën e të justifikuarit kur diçka nuk shkon mirë dhe fajësimin e palëve të tjera. Shkaktarët e këtij prodhimi skarco janë drejtuesit. Sigurisht që nuk janë të gjithë drejtuesit të tillë, por në parim ka dy situata klasike marrëdhëniesh midis punonjësve dhe punëmarrësve në vendin tonë:

Ka punëdhënës/kompani ku punonjësit janë të përkushtuar, kanë angazhim të lartë, përpiqen dhe janë të ndjeshëm ndaj rezultateve dhe shqetësohen kur punët shkojnë keq, por edhe gëzohen kur rezultatet janë të kënaqshme.

Ka punëdhënës/kompani që punonjësit shkojmë në punë vetëm sepse duhet të marrin rrogën dhe çdo veprim që bëjnë është shumë sipërfaqësor sa për t’i mundësuar qëndrimin në punë.

Pyetja që na vjen natyrshëm është pse?

Një pjesë e madhe mendojnë se në kategorinë e parë janë ata individë që kanë paga të mira, kanë punë të lehtë ose thjeshtë patën fat që gjetën këtë punë. Në të vërtetë jo, nuk la lidhje as me pagën, as me punën e lehtë dhe as me fatin, por ka lidhje të drejtpërdrejtë me punëdhënësin, drejtorin dhe drejtuesit e mesëm, etj. Janë ata që bëjnë dallimin.

Drejtuesit shpalosin një vizion dhe i bëjnë njerëzit të ndjejnë realizimin e një misioni me punën e tyre. Drejtuesit transmetojnë vlera dhe ngrenë kulturën e punës. Ata bëjnë që njerëzit të përkushtohen me mish e me shpirt për punën dhe rezultatet.

Por ka edhe drejtues pa vizion për të ardhmen, pa mision, pa vlera, që nuk dëgjojnë, që mburren se çdo gjë e bëjnë vetë, që ofendojnë me zë ose pa zë, që çdo gjë e fillojnë dhe mbarojnë me çfarë do fitojmë sot, çfarë marifetesh do të bëjmë që të dëmtojmë ndonjë palë të tretë dhe që me disiplinë kuptojnë vetëm pse erdhe 5 minuta më vonë dhe pse u largove 10 minuta përpara.

Këta punëdhënës nuk bëjnë askënd të lidhet me të, punën apo sipërmarrjen që ata drejtojnë. Njerëzit rrinë në këto punë vetëm sepse nuk gjejnë dot një punë tjetër dhe pas disa vitesh punë me këta punëdhënës marrin edhe ata të njëjtat zakone dhe nuk janë më në gjendje të ndajnë vlerën nga anti-vlera.

Në qoftë se qëndrimi në këtë gjendje zgjat disa vjet, atëherë edhe punonjësit bëhen të pavlefshëm dhe mbartës të kësaj kulture ose llumo-kulture. Sa më shumë të zgjasë në kohë qëndrimi me punëdhënës të tillë, aq më shumë vështirësohet rikuperimi i kapacitetit të tyre dhe së bashku, punëdhënës dhe punëmarrës, krijojnë amalgamin e kompanive vjetërsira në pritje të fikjes së plotë. Goditjen përfundimtare këto kompani e marrin kur në treg hyn një konkurrent energjik ose kur industria ku ata operojnë ndeshet me vështirësi qoftë edhe të vogla.

Këto kompani nuk kanë kapacitete për të përballuar edhe puhinë më të lehtë, jo më vështirësitë dhe ulje-ngritjet normale të tregut. Kujtoni pak firmat “lider” në vitet ‘94-95 ose edhe ’05-’06, etj, sa prej tyre janë ende në treg? Shumë pak! Atrofizimi i kompanive fillon nga aksionerët dhe drejtuesit më të lartë. Ata janë suksesi ose dështimi.

Në qoftë se doni të jeni të suksesshëm, filloni rishikoni për kë punoni dhe drejtuesit që keni. Në qoftë se doni të ndiheni të plotësuar në një punë, por edhe jashtë saj, ndiqni ata drejtues që përçojnë vizion, krijojnë kauza për punën tuaj dhe transmetojnë vlera profesionale dhe sociale.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Puna, punëdhënësi apo paga: Cila është më e rëndësishme?”

  1. Pa vlere says:

    Ha ha…
    Po mire, ja une dua “nje drejtues qe percon vizion” dhe nuk e gjej. Te rri pa pune deri sa te gjej nje te tille?
    FAKT: shumica derrmuese e drejtuesve te kompanive ne vend, jane pronare dhe jo menaxhere drejtuese, dhe si te tille nuk ka shanse qe tregu te shkoje mire!

  2. spartak says:

    Përshëndetje Erald Pashaj .
    Tema është jo e bukur , por shumë shumë e bukur .
    Ka të bëjë edhe drejtuesi , dhe këtë nuk mund ta anashkaloj . Nëse drejtuesi i shikon punonjësit sikur ti kishte njerëzit e tij të familjes , ka fituar gjysmën e davasë . Që të marrësh dashuri , duhet më parë të japësh , madje mos të kursehesh , e të fillosh me peshu se mos po jep më shumë se po merr .
    E Dyta , që është më kryesorja . Jemi në ekonominë e tregut , dhe jo në sistemin e centralizuar socialist .
    Bazë e zhvillimit , zgjerimit dhe përparimit në këtë lloj ekonomie janë shumë faktorë por INTERESI , Ngjallja e Interesit për punën , zhvillimin , rritjen si dhe nxitja e ngritjes së vazhdueshme tekniko-profesionale aty ku je për punën që bën , dhe që i shërben punës , kanë efektet e veta .
    Punonjësi , kushdo qoftë , si ai me detyra drejtuese , si specialist i lartë , si punëtori madje deri tek roja ndoshta me 4 klasë , në këtë vend pune duhet ta ndjejnë vehten dhe për famijen e vet sigurimin maksimal të kushtev mesatare të jetesës . Duhet , me zgjim interesi të jenë të MOTIVUAR për zhvillimin , zgjerimin dhe rritjen e mëtejshme të aktivitetit të firmës , ndërmarrjes e kompanisë ku punojnë , si dhe të kenë interes për t’u motivuar për shkollimin e kualifikimin e mëtejshëm të vazhdueshëm të tyre , sepse ja kërkon puna në radhë të parë , drejtuesi e nxit dhe e motivon me rritje rroge në radhë të dytë , dhe ja kërkon interesi i rritjes së vazhdueshme të rrogës dhe karrierës së tij .
    Një punonjës i tillë i vlerësuar siç duhet nga drejtuesi edhe në bazë të koncepteve dhe kritereve të sakta e të drejta të ekonomisë së tregut që lidhin punën me trajtimin e shpërblimin , edehe para familjes , farefisit , miqve e shokëve ndihet shumë më i vlerësuar .
    Dhe e fundit , por jo më e vogël dhe më e fundit nga rëndësia , është qëndrimi i drejtuesit përballë punonjësve me figurën dhe shembullin e tij personal . Kjo ka të bëjë edhe me korektesën karshi organeve shtetërore e tatimore , mbajtjen e fjalës së deklaruar para punonjësve , dhe shprehja me raste e kujdesit e dashurisë për ç’do punonjës pa dallim .
    Erald Pashaj .
    Eshtë temë shumë domethënës dhe mjaft e nevojshme dhe e kohës , prandaj ka shumë ( edhe Referate po deshe ). Numri im i telefonit është 0682082147 .
    Mund të diskutojmë lirshëm , mbasi për mua , koncepti i INTERESIT dhe ZGJIMIT të INTERESIT është leva e fuqishme ekonomike në këtë lloj sistemi ekonomik .

  3. Agim Anastasi says:

    Puna duhet te jete nje mardhenie ku individi duhet te fitoji te ardhura per te jetuar. Po çfare ndodhe. Punedhenesi ne sistemin kazino ,te bene nje kontrate qe mbeshtete interesin e tij dhe te heqe dhe te drejten qe te flases, ne emer te asaj qe quhet privat.Pra çfare pe ose si mendón, ne asnje menyre nuk duhet te flasesh. Pikerishte ketu fillone demokracia ne kapitalizem dhe pranohet nga shteti pronar, me mos nderhyrje, ne emer te ekonomise se lire. Pra individi vetem duhet te thote, po, po, po, po, po, po. Ne te kundert hiqet nga puna e hidhet ne rruge. Pra denim me vdekje ne heshtje ne emer te demokracise. Tani populli ose shoqeria nuk ka me shtetin klasik as dhe Enverin apo Honekerin e Titon. Punedhenesit jane shefat e rinj qe kane fatin e jetes se individit. Jane pikerishte keta qe te masin dhe pagen qe duhet te jete ne masen minimale sic mere edhe qytetari ne social. Nuk eshte puna treguesi ku duhet te mbeshtet paga, por te mbahesh gjalle. Kjo politike ekonomike rrite e stimulone te papunet dhe per fate te keq nuk demton punedhenesin por shtetin pasiv. Njeheresh kjo politike gjobite qytetarin dhe mbrone punedhenesin ne emer te demokracise. Ky iformalitet po i ha koken sistemit dhe e pabesueshme , ka bere e pranuar qe Marksi eshte profet dhe vepra e tij te kthehet ne shkolla. Cudira te medha po shohim. Sistemi po mbijeton ne dy lloj bankash, per njerzit normal banka qe po lekunden dhe per te pasurit bankat oazet fiskale ne lulzim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *