Rama kërkon ekspertizë ndërkombëtare për video-përgjimin: Njerëzit më thonë mos e lësho Fatmirin si Saimirin, por unë s’jam Saliu

16 Maj 2018, 11:30Politika TEMA
Rama kërkon ekspertizë ndërkombëtare për

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar absurd akuzat e PD-së ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ai tha se ata kanë frikë nga vettingu, ndaj kanë nisur këto sulme.

Rama ndërkohë u shpreh se ka kërkuar ekspertizë ndërkombëtare për video-përgjimin e publikuar “nga PD, në të cilën thuhet se flet për trafiqe droge Agron Xhafaj.

Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare ekspertizën shkencore të këtij materiale, dhe burimet e duhura zyrtare për mbledhjen e çdo informacioni të disponueshëm të agjencive përkatëse dhe partnerëve mbi çdo indicie të mundshme lidhur me vëllain e ministrit të Brendshëm”, tha Rama.

Njerëzit më thonë mos e lësho Fatmirin, siç e lëshove Saimirin, se Saliu nuk ka lëshuar vrasës.

U them të gjithë atyre që mendojnë kështu, se unë mendoj shumë më ndryshe nga ata.

Së pari, ne nuk jemi ata.

As nuk jemi si ata dhe as mund dhe nuk duhet të bëhemi si ata.

Ne nuk jemi të rënë nga qielli, as të pagabueshëm, as të pakritikueshëm dhe as të paprekshëm nga të këqijat që të jep pushteti.

Por ne kemi një dallim themelor me ta: Ne socialistët historikisht marrim përgjegjësi për vendin dhe mbajmë përgjegjësi për veten.

Ndërsa ata janë të papërgjegjshëm dhe e kanë lënë peng vendin tek një njeri që prej vitit 1991, Sali Berisha.

Për 30 vite, ai i ngre dhe ai i ul, të bëjnë çfarë të duan.

Kjo kulturë prej bajraktari është kultivuar si një mortje jo vetëm në oborrin e PD-së, por dhe në një pjesë të shoqërisë sonë.  

Mos prisni të mbroj askënd dhe as të angazhoj PS-në, për ata që përballen me akuzat e drejtësisë.

Kështu më akuzuan dhe për Saimir Tahirin, se pse nuk e mbrojtja”, tha Rama.

Dua të them qartë se nuk kemi njerëz për t’ia lëshuar ujqërve, por ne nuk i tregojmë dhëmbët drejtësisë, kur akuzohen njerëzit tonë.

Tani të jemi të qartë, akuzat për ministrin tonë të Brendshëm nuk vijnë nga drejtësia”, vijoi ai. (TemA)

19 komente në “Rama kërkon ekspertizë ndërkombëtare për video-përgjimin: Njerëzit më thonë mos e lësho Fatmirin si Saimirin, por unë s’jam Saliu”

  1. AMY says:

    te lumte EDI, dini te beni shtet, dhe ta mbani fort,
    Drejtesia ka punen e vet, ne jemi me ty ! dhe me PS

    1. like says:

      mire e ke ti. bej shtetin qe thote Saliu! sa filloi Saimir Tahiri me e blloku hashashin, u ngrit Sala ene e hoqi nga puna. tashi e run me polic ke shpia. ja kapi drogen Xhafa, ene Xhafes ja ka gatit me e heq na puna e ka me ja vu policin ke dera. i fort paska qen vallahi, se ene pas gjith kto vjesh qi ka zdryp na Kali prap ai kumandon.

  2. Jani says:

    Ligjerata e nje te kapuri, te tremburi , te shantazhuari qe sot i doli ne krah xhafes per te mbuluar zullumet e kesaj qeverie. Fjalimi me i neveritshem qe kemi degjuar ndonjehere. Jazik te qofte perfundimisht ti duhesh rrezuar me revolte.

    1. shqipe says:

      yyyyyyy…. O mender jan Kafsha.o qorr muti,o shurdh muti… o servil gjer ne peshtirosje,o enë per peshtymosje!…

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Provoje dhe rrezoje por do jesh i vetem para kazanit..

  3. Xha Spiroja says:

    Vërtet BRAVO z.Rama. Personalisht, qendrimet që ju shfaqni para publikut, më japin ngritje morali se Shqipëria do të eci, do bëhet. Dhe sinqerisht këtë duam të gjithë. Por nëse nuk jeni i sinqertë, dhe kjo mund të ndodhë për shumë arësye, je i lutur të jesh më i kujdesshëm. Edhe njëherë personalisht nuk dyshoj në qendrimet tuaja, por kanë ardhur kohë të këqia. Mafia ka 27 vjet që është instaluar dhe do shumë kohë, vendosmëri, durim dhe aspak frikë për ta mposhtur. Ajo-mafia ka zaptuar të gjitha kyçet që i duhen për tu mbrojtur. Prandaj, në mendimin tim : nga ana Juaj duhet më pak fjalë dhe shumë vendosmëri në veprim. Fjalët nuk janë veprim, kurse veprimet flasin shumë.
    Respekte sepse kemi shpresa të cilat na i keni ngjallur Ju z. RAMA.
    Xha Spiroja

  4. De ja vu says:

    Ne enderr i del Saliu ketij prandaj e do shume dhe e kemi edhe sot mes nesh.
    =
    Per dite eme shume ky Kryeminister po ngjason me ish Kryeministrin Sali Berisha..
    Na kujtoi ato dite kur populli mendoi se so vihej drejtesia ne vend me gjetjen fajtor te Ilir Metes por u zhgenjyem keq nga Mafja ne Pushtet.
    =
    Historia po perseritet.Shpresat e Shqiptareve kane marre fund.

  5. Une ti ai ajo says:

    i ka cilesuar absurde dhe jo ‘absurd’..o Plepista

  6. llaman says:

    Pse, sa here nje tufe idiotesh ju duhet te gjeje nje teme opozite duhet angazhuar ekspertiza nderkombetare? Cdo kush qe ka fakte kompromentuese per dike ka detyrim ligjor per tja cuar prokurorise, qe PD ne fakt nuk e ka bere. Pse, PD ca eshte, zyre informacioni si puna e CIA-s? Keta tipa perbejne llumin e shoqerise shqiptare dhe vetem perbuzje meritojne nga shoqeria shqiptare. Edhe sikur Agron Xhafa te jete nje kriminel i madh (ne fakt nuk rezulton aspak nje gje e tille), i vellai i tij vleresohet sipas punes qe ben dhe jo lidhjes se gjakut. A po mos do na ktheni tani dhe internimet per shkak te lidhjes se gjakut qe mund te kene keqberes me njerez te pafajshem?

  7. kasem gahinji says:

    duhet te jeni me te sakte.rama deklaroi se e ka marre pergjigjen nga institucioni prestigjoz nderkombetar dhe se pret perfundimin nga prokuroria.ka te drejte.ate pergjigje qe ka,nuk e ben publike er te mos ndikuar ne proces,duke e mbllur se kjo do te perfundoje me burg ,qofte me imunitet ,qofte pa imunitet.nenteksti eshte i qarte,por e thene edhe troc,ashtu kalimthi,se regjistrimi eshte jo autentik.

  8. Cobo says:

    Leri parimet po aplikoni sa me shpejt reformen ne drejtesi. Po su arrestuae Berisha & co nuk gjen rehat ky vend.

  9. leo says:

    e Gezofshi Partine dhe kryetarin

    1. enter"" says:

      Ja edhe nje Salist qe po komenton.
      Po ju shtrengohet laku tek fyti.

      Ta gezoni burgun…per ju eshte

  10. spata says:

    Fjalimi me domethenes per ata qe kuptojne se cfar ndoll faktikisht me shqiptaret ne prag te celjes se negocjatave.

  11. shqip says:

    Ore leri ato ; jemi , s’jemi si ata . Ata po marrin disa citime mediash , apo pergjime te brima çelesit . Po heqin imunitete e Po hapin hetime . Ti vazhdon me kengen ” o vemi , o s’vemi . Kerko te hapet gjyqi historise . Nga 92 , te 97-98 . Nga Gerdeci , te njerezit e vrare ne mes te rruges . Nga video e bllokut 7% , te shitja e detit . Nga çadra Ruse , te rruga e kombit . Mos na hap barkun o njeri . Njerezia s’ka ç’ben . Te voton ty , per te mos sjelle shpellaret ne pushtet . Ti vazhdon i bie fyellit . Po ju marrin perpara ca perverse si Salianji qe masturbohet me Smartphone. Ore thirri mendjes . Se do vije nje dite qe ata palaçot e Shqupit do t’ju qeshin nga mbrapa . Te ishte ne nje vend tjeter , kjo organizate kriminale do kishte dale jashte ligjit . Ku ke pare ti mor kryeminister (?) , qe nje Force politike nuk ben nje seance normale . Dhe kete Na e shisni si lufta qe ben opozita . Nje gje eshte e qarte si drita e diellit. Po qe se Xhafaj lirohet nga kjo detyre , jepni doreheqjen si qeveri . Standarte te dyfishta nuk ka . O hapen proçeset e medhaja , ose lerjani kete vend Balliut apo Mul katnarit .

  12. Tropoja. says:

    Rama dhe Xhafaj dy shefa te trafik droges.
    Tani cili me prangos ciline,Tama Xhafajn apo Xhafa Ramen,kure kane firmos kobtraten se bashku ,se do e djegun dhe Shkatrrojn shperin.baba i tyre serbi do zemrohet nese nuk kryhet detyra.

  13. Loni says:

    Qente le te lehin, karavani te ece perpara. Bravo Qeveria

  14. Tropoja. says:

    Rama dhe Xhafaj dy shefa te trafik droges.
    Tani cili me prangos ciline,Rama Xhafajn apo Xhafa Ramen,kure kane firmos kontraten se bashku ,se do e djegun dhe Shkatrrojn shqiperin.baba i tyre serbi do zemrohet nese nuk kryhet detyra.
    Greqia do inatoset.
    Rusia me Erdoganin do dhjehen.

  15. lizga says:

    te lumte z. kryeminister…te mbeshtesim…jemi me te drejten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje