Ramazani bëhet problem për shkollat në Gjermani, presion nga prindërit myslimanë

16 Maj 2018, 17:01Bota TEMA

Për myslimanët besimtarë ka filluar muaji i agjërimit, Ramazani.Kësaj urdhërese i përmbahen gjithë e më shumë fëmijë. Për shkollat një problem gjithnjë e më serioz.

Agjërimi është një nga pesë shtyllat e fesë islame.

Me disa përjashtime të vogla, agjërimi vlen për të gjithë myslimanët që kanë arritur përafërsisht moshën 14 vjeçare, mosha e zgjedhjes së një konfesioni fetar. Por gjithmonë e më shumë nxënës të shkollave fillore mbajnë Ramazan, megjithëse feja nuk i detyron.

Ata duan të ndjekin shembullin e më të rriturve dhe të fitojnë adhurimin e prindërve, siç thonë drejtorët e shkollave.

Si pasojë, fëmijët ankohen për dhimbje koke, përzierje, ata kanë probleme përqendrimi dhe kanë rezultate më të dobëta në shkolla.

Presion nga prindërit myslimanë

Në përgjithësi Shoqata Gjermane e Mësuesve e konsideron problematik agjërimin në shkolla. “Ndërkohë ka shumë nxënës që e marrin shumë seriozisht agjërimin”, ka thënë presidenti i shoqatës, Heinz-Peter Meidinger, për edicionin online të gazetës “Die Welt”. Në të gjitha shkollat që kanë një numër të madh nxënësish me origjinë migrimi, sjellja gjatë muajit të agjërimit është kthyer në temë qendrore dhe në një problem.

Sipas tij, prindërit myslimanë ushtrojnë presion të madh te drejtorët e shkollave që në këtë periudhë të mos ketë provime ose ekskursione. Situata është problematike sidomos kur, për të respektuar besimin e disa individëve, limitohen të gjithë nxënësit e tjerë.

“Kjo ka si çmim që provimet e të gjithë nxënësve të përqendrohen në një periudhë të shkurtër. E kjo nuk shkon”, ka theksuar Meidinger.

Në prag të provimeve të maturës

Këtë vit gjendja është veçanërisht problematike. Pas festës së krishterë të Rrëshajave që kremtohet pas disa ditësh, nxënësit në Gjermani do të përballen me një numër të madh provimesh. Maturantët kanë kryesisht provime, disa prej të cilave janë me shkrim, por pjesa më e madhe është me gojë. Por ata nuk mund të rrinë pa provime për javë të tëra. Për nxënësit që agjërojnë është tepër e vështirë – sidomos për ata që e marrin aq seriozisht Ramazanin, saqë gjatë ditës as nuk pijnë. Meidiger: Ka herë pas here nxënës që thjesht humbin ndjenjat.”

I ngarkuari i grupit parlamentar CDU/CSU për kishat dhe bashkësitë fetare, Hermann Gröhe, ka kërkuar një diskutim më ofensiv për këtë temë.

“Sidomos te fëmijët e fillores duhet të kenë prioritet gjithmonë shëndeti dhe aftësia nxënëse”,i  ka thënë Gröhe gazetës “Die Welt”. Presioni me motive fetare duhet të luftohet sikurse edhe përçmimi ndaj urdhëresave fetare. Ai shtoi se në lidhje me këtë temë pret prononcim të qartë nga shoqatat myslimane.

Shoqata Arsim dhe Edukim (VBE) ka apeluar te vetëdija përgjegjëse e prindërve myslimanë. Shoqata e Pediatërve u ka bërë thirrje prindërve që të mos i lënë fëmijët të agjërojnë. Në aspektin mjekësor agjërimi për fëmijë dhe të rinj është “i pashëndetshëm dhe i dëmshëm, sidomos mospirja e lëngjeve”.

Gjatë muajit të Ramazanit, nga agimi e deri në mbrëmje, myslimanëve u ndalohet ngrënia, pirja e lëngjeve, pirja e duhanit dhe akti seksual. Me “Iftarin”, darkën e përbashkët, merr fund edhe agjërimi ditor. Muaji i Ramazanit përfundon më 14 qershor. (dw)

5 komente në “Ramazani bëhet problem për shkollat në Gjermani, presion nga prindërit myslimanë”

  1. SHQIPTARI... says:

    Kjo rrace inferiore dhe urrejtese, do me çdo kusht te imponohet me menyren e vet te erret te jeteses…Krezhme (agjerim), kane dhe te krishteret, por absolutisht nuk pretendohet per imponim…Ne fund te fundit, kjo eshte lufte mes dy boteve te kunderta,…megjithate JEZUSI meson,…”duajeni armikun…”

  2. SHQIPTARI... says:

    Kjo rrace inferiore dhe urrejtese, do me çdo kusht te imponohet me menyren e vet te erret te jeteses…Krezhme (agjerim), kane dhe te krishteret, por absolutisht nuk pretendohet per imponim…Ne fund te fundit, kjo eshte lufte mes dy boteve te kunderta,…megjithate JEZUSI meson,…”duajeni armikun…”..

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Nënshtrohu Gjermani
    e mbaje Ramazanin
    harroje Kushtetutën
    e vur në punë Kuranin!
    *
    Gjer dje ishin pa bukë
    i la mëndja e tyre
    sot nenet duhen hequr
    të bëjnë shtet me syre.
    *
    Nënshtrohu se përndryshe
    do ishte fillimi i luftës
    fëmijët do jua sjellin
    me bombë në çantën e bukës.

  4. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    Corapekuq,muslimonet po qelbin evropin,kshq kam frike se do te zgjedhesh te dyten,jo jeten…………..!

  5. Pellazgos says:

    Zoti SHQIPETARI po te qe se Krishti apo Krishterimi i mire.nuk do kishte as Rilindje Evrpiane d.m.th Greqi e Lashte as Dhimokratia.
    Te duken barcaleta ty tufa me dru te djegur si Galileo,Bruno dhe mijera te tjere?
    Zoti nuk ka nevoje barbaret qe e perdorin ne Fete e tyre ne lufte kunder tjetrit,por eshte thjeshte Dije,Kulture,Liri,Dialog,Ligj,Shtet.
    Te gjitha keto nuk egzistonin ne Mesjeten e Krishterimit,te ignorances,te krimeve,te perrallave.
    Zoti nuk eshte rracist te mbroje p.sh nje grup cobenjsh ne kete rast cifutet dhe ti premtoje token atyre se dikush p.sh Egjyptian ne kete rast i “zboi” nga toka e tyre kurse ne anen tjeter te botes egzistonte paqja,liria,drejtesia,kultura dhe vetem cifutet ishin viktima.
    Ignoranca dhe idiotlleku nuk ka ndryshuar zoti SHQIPETARI.
    Fatkeqesia eshte se Rilindja e Greqise se Lashte d.m.th Evropiane nuk e mbaroi misionin e Saj.pir eshte akoma ne erresire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje