Shampanjë në banketin e Benjamin Netanjahut: Si u tallën me palestinezët qeveritë e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Enver Robelli

Në dhjetor të vitit të kaluar Shqipëria votoi pro Rezolutës së OKB-së përmes së cilës dënohej vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të pranuar Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Rezoluta thoshte se çdo vendim përkatës do të trajtohej si i pavlefshëm. 128 shtete votuan për këtë Rezolutë të OKB-së. Kryeministri shqiptar Edi Rama gati u shpall tradhtar nga «proizraelitët e vetëshpallur» shqiptarë për shkak të një vote konsekuente, të sinqertë dhe të drejtë. Për të kritikuar Ramën e mori të drejtën edhe kryetari i Kosovës, të cilën fuqitë perëndimore e çliruan nga regjimi serb i aparteidit.

Politika e Izraelit kundër palestinezëve është aparteid. As më pak, as më shumë. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu është një popullist i dyshuar për korrupsion; kundër tij drejtësia izraelite është duke zhvilluar hetime. Izraeli është shtet demokratik (dhe këtu qëndron dallimi me shtetet autokratike arabe), andaj herët apo vonë as Netanjahu nuk do t’i shpëtojë drejtësisë, siç nuk i ka shpëtuar ish-kryeministri Ehud Olmert dhe shumë politikanë të tjerë.

Trump kishte paralajmëruar po ashtu se do të zhvendosë ambasadën e SHBA-së në Jerusalem. Dje këtë e bëri realitet administrata e Trumpit. Dhe çfarë bëri Shqipëria? Dërgoi diplomatë në pritjen festive të organizuar nga Netanjahu. Ndërsa diplomatët shqiptarë pinin shampanjë, në Rripin e Gazës palestinezët bënin gati për varrim dhjetëra të vrarë, mes tyre edhe Laila Al-Gandurin, një foshnjë 8-muajshe të vrarë nga forcat izraelite. Kjo sjellje e Republikës së Shqipërisë është cinike.

Në favor të Rezolutës së OKB-së kundër pranimit të Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit votoi edhe Serbia. Qeveria e Beogradit prej vitesh aktron duke thënë se i mbështet ambiciet e palestinezëve për të pasur shtetin e tyre. Kësaj rrene i beson edhe udhëheqja e paaftë dhe e korruptuar e palestinezëve e prirë nga Mahmud Abazi, i cili së fundi, pa kurrfarë zori, i bëri fajtor hebrenjtë për tragjedinë e Holokaustit. Ky budallallëk i Abazit u dënua nga shumë shtete të civilizuara. Njëjtë si Shqipëria edhe Serbia mbrëmë dërgoi diplomatë në festën e Netanjahut. Lajmin e bëri publik Boshko Jakshiqi, njëri prej gazetarëve më seriozë serbë, i cili është njohës i mirë i problemeve të Lindjes së Afërt. Ministria e Jashtme serbe e përgënjeshtroi lajmin, por sipas Spectator Index diplomatët e Beogradit ishin në pritjen e Netanjahut.

Edhe Maqedonia në dhjetor votoi për Rezolutën e OKB-së, e cila dënonte pranimin e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga SHBA. Mbrëmë në banketin e Netanjahut morën pjesë edhe diplomatë të Shkupit. Të tri shtetet, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia u tallën me palestinezët – dhe kjo sjellje tregon për mungesë konsekuence e morali në një çështje të ndjeshme të politikës ndërkombëtare. Nuk mund të pish shampanjë në një pritje ndërsa pak kilometra më tutje numërohen të vrarët. Këtë e bënë Tirana, Beogradi dhe Shkupi.

Moshe Zimmermann, një historian mendjekthjellët izraelit, në një intervistë për televizionin gjerman ARD deklaroi mbrëmë se, për fat të keq, SHBA-të nuk mund të jenë më ndërmjetësuese të sinqerta në konfliktin e përjetshëm në Lindjen e Afërt. Zimmermann edhe në të kaluarën e ka kritikuar «përvetësimin e Holokaustit» nga Netanjahu për qëllime të politikës ditore kundër palestinezëve. Hapja e ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem, sipas tij, vetëm do të thellojë hendekun mes izraelitëve dhe palestinezëve. Izraeli, shtoi Zimmermann, është i shurdhër ndaj kritikave, por kjo nuk domethënë se duhet hequr dorë nga kritika kur ajo është e drejtë. Të kritikosh një qeveri që vret civilë nuk është mëkat, është domosdoshmëri. Britania e Madhe tashmë ka kërkuar një hetim ndërkombëtar të masakrës së djeshme mbi popullsinë e Gazës. Raportuesi për të drejtat e njeriut i OKB-së në territoret palestineze Michael Lynk tha se qasja izraelite mund të trajtohet si krim lufte. Në këto rrethana të pish shampanjë në një pritje cinike të Netanjahut është sjellje jocivilizuese.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Shampanjë në banketin e Benjamin Netanjahut: Si u tallën me palestinezët qeveritë e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë.”

  1. vito says:

    Kryeartikull komplet i gabuar, nuk u tallem ne SHQIPTARET me palestinezet , me palestinezet tallet serbia , per hir te serbis palestina nuk njeh KOSOVEN , ne jemi ne te drejt te zotit , i kemi dhen ate qe meriton palestines ,ata nuk njohin kosovenne , nuk njohim palestinen , çfar hedh do presesh ne kte bot . mendoj se ja ke fut kot ENVER ROBELLI kryeartikull i gabuar. moderator te lutem.

  2. DINGO says:

    O Enver ,po si u Tall Shqiperia me Palestinen,kur keta Gabelet e arabise nuk ju njohin si shtet juve te Kosoves.
    je ne vete apo flet si do.Palestina eshte nder perkrahesit me te medhenj anti kosove.Shqiperia ka Tradite te kete lidhje me shtetin e Izraelit se na perkrahen ne shume fusha te Zhvillimit.Tashi arabet mos te hapen bythesh neper Evrope me Lamborghini dhe cdo sheik ka nje ekip,po te fusin parate te zhvillojne Palestinen dhe te hapin vende pune.Me tritol dhe me llastiqe nuk fiton gje.Jane 20 shtete arabe atje por asnje nuk ka Demokraci,izraeli ka te drejte te egzistoje.dhe te behen bashke dhe ti bien arabet po kane bythe ,por jane vetem per te vrare njeri-tjetrin.

  3. tarasi says:

    Keshtu eshte kur nuk kemi politikane te ndershem , jane te gjithe te koruptuar , dhe per kete jane ne dijeni te plote Shtetet e Bashkuara , au dine te gjitha kleckat prandaj kane te drejte apo jo amerikanet , keta tanet nuk kane te drejte morale te kundershtojne . Merni faktin e Presidentit te Republikes , duke i derguar leter Donald Trumpit , dhe i shpjegonte se sa i diferencuar eshte me qeverine , dhe se sa gabim beri qeveria Rama qe nuk u vendos ne nje vije te drejtpersedrejti me USA, cte thuash , lamash dhe sahanlepires , jane te peshtire qe e bejne dhe jo nga dashuria per Shtetet e Bashkuara , politikane plera , si su vjene pak turp , po palestinezet po e paguajn me gjakun e femijeve mbijetesen si komb dhe shtet , vite e vite masakrohen nga sionistet izraelite , ne te tilla pozicione ishim dhe ne ne fillim te shekullit te kaluar , por shqiptaret e kane patur dhe e kane difekt kryesor kete …….harojne shpejt …………te biesh dakort me Donald Traumpin per kete teme eshte idjotesia me e madhe , ne nuk kemi per tu bere kuren e kures shtet sovran , me mendim te pavarur , por do na terheqin nje jete nga hunda , do na japin ca therime si minjte , dhe ne do jemi lepe peqe , turp turp turp faqzinjte qe na zune deren ………

  4. fol says:

    Artikull shume i anshem dhe jo realist. Izraeli mund te ishte permbajtur me shume, por Hamasi po nxiste palestinezet qe te kalonin ne Izrael dhe te vrisnin sa me shume cifute. Si do te duhej te reagonte Kosova nqs serbet do te mblidheshin dhe te kalonin kufirin me thika dhe arme kur Kosova po shpallte pavaresine!!??? Media ishte shume e njeanshme ne ngjarjet qe ndodhen ne kufirin me Gazen.
    Persa i perket pjesemarrjes se perfaqesueve te ballkanit ata terhiqen prej hundesh nga Erdogani me shume sesa nga Perendimi.

  5. tarasi says:

    Komentuesit e mesiperm qe nuk bien dakort me botimin e z. Enver Robelli , e keni gabim , nuk eshte arsyeja ajo qe thoni , ajo eshte nje justifikim i ulet …….
    1 ) Shqiperia si vend europian ne shume raste duhet te jete ne vije te drejt per se drejti me politiken e jashtme te EU, bile tani qe do marim daten e fillimit te negociatave mire eshte qe te mos te diferencohemi nga politika e jashtme zyrtare , perndryshe do kemi shume telashe , do na thone europianet : ci duam ata ne gjirin tone , do ti kemi gjithe jeten pengese dhe bela …..
    2) Shqiperia dhe perfaqesuesit e saj ( politikanet e saj )nuk e bene se kane lidhje te ngushta me politiken e jashtme te U.S.A. ,dhe as se kane lidhje te ngushta me Izraelin , por e bene se jane te ekspozuar ne korupsion , krime te organizuar , dhe keto i dine diplomatet amerikane dhe si rjedhoje dhe qeveria amerikane , dhe nuk ua mban ti dalin kundra , nuk kane moral , nuk kane cip . Nuk coi perfaqesues Britania a Madhe qe jane brek e bythe nje jete me amerikanet , cuam ne …………….
    3) cuan shtete qe nuk do kene kure demokraci kuptimplote dhe sovranitet …….., thame qe jemi me USA , por jo ne menyre te verbert , keshtu nuk quhesh mik por teveqel , sahanlepires , i paskrupull…………kush kuptoi …kuptoi……..tung

  6. Maelga says:

    Hedh nje budalla nje gur ne uje dhe 100 te mencur nuk e nxjerrin dot.
    Por e keqja me e madhe eshte se ky “budallai” ne kete rast eshte per fat te keq Presidenti me inkompetent, me injorant, me i korruptuar, me negativ qe Shtetet e Bashkuara kane patur ndonjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *