VIDEO/ Sherr në Komisionin e Ligjeve, deputetët e PD-së zihen me zëvendësen e Fatmir Xhafajt

16 Maj 2018, 11:04Politika TEMA

Deputetët e PD-së kanë vijuar sherret e tyre edhe ditën e sotme.

Ata janë përplasur në Komisionin e Ligjeve me zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila ka kërkuar të vazhdohet me rendin e ditës, pasi kishte shkuar në Komision për të raportuar për të zhdukurit.

Debati

Voda: Vetëm rendi i ditës nuk është ky, më fal tani, të lutem.

Bylykbashi: Jeni e ftuar, ose largohuni nga komisioni, ose…

Alibeaj: Zonja Hysi, ose largoheni zonjën Voda tani,  ose i thoni të pushojë.

Hysi: Më fal, mbledhjen e drejtoj unë, fjalën do ta merrni kur…

Alibeaj: Largojeni nga komisioni, nuk mundet të ofendojë komisionin.

Noka: Largoje jashtë, jashtë, je një çerre e krimit.

Alibeaj: Largojeni tani.

 Hysi: Mbledhjen e drejtoj unë.

Bylykbashi: Të largohet zv ministrja tani, ti ruhet nderi këtij komisioni. (TemA)

1 komente në “VIDEO/ Sherr në Komisionin e Ligjeve, deputetët e PD-së zihen me zëvendësen e Fatmir Xhafajt”

  1. Johani says:

    E nese sot ka akoma shqiptar qe nuk e dijne se dreqi pjell vetem dreqen,le ta shofin kryesine e PD-s dhe do binden,shifni te gjithe sillen si egersina
    shajne,fyejne,kercenojne sikur ti kete lane millosheviqi ne pushtet te perjetshem,po fale zotit qe nuk jane me shume se 100 se do ta kishin flliqur gjithe boten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje