Çështja Xhafaj hapi një epokë të re, Shqipëria hyri në rrugën e moralit të një shteti modern kapitalist

Nga Spartak Ngjela

Çështja Xhafaj, kështu siç u zgjidh, krijoi hapjen e një epoke të re: Shqipëria më në fund dhe shenjën se do të jetë një shtet borgjez – kapitalist i mbështetur te morali individualist.

Kurse korrupsioni i lartë sot duket i tronditur. Natyrisht, është e kuptueshme.

Por politika shqiptare më në fund po duket se është duke ecur drejt moralit individualist perëndimor.

l.

Në një shtet demokratik perëndimor morali individualist mbrohet me ligj, ku ndëshkimi dhe fajësia janë vetëm individuale.

Në kapitalizmin modern risku apo rreziku është vetëm individuale.

Dhe, drejtësia është nocion racional që konceptohet nga arsyeja më e lartë njerëzore, dhe jo nga besimet ideologjike.

Revolucioni amerikan i Shekullit të Tëtëmbëdhjetë i dha njerëzimit krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfundimisht ngritjen e personalitetit individualist të njeriut të lirë, dhe që është i çliruar nga vargonjtë e fajësisë kolektive.

Pikërisht për këtë, mosdhënia e dorëheqjes nga ministri Fatmir Xhafaj ka qenë një akt rezistence që do të shërbejë shumë në krijimin e moralitetit të shtetit shqiptar, por dhe për ecjen drejt aplikimit të plotë të Reformës në Drejtësi.

ll.

Shqipërinë, komunizmi hoxhist e futi me dhunë në një kulturë ekstreme ku morali duhej të imponohej nga partia komuniste dhe ai nuk mund të ishte kurrë një moral individualist por një moral kolektivist. Individualizmi ishte armiqësi kundër shtetit.

Në tiraninë ideologjike hoxhiste, ku, kudo dhe në çdo hap jetësor kishte biografi dhe luftë klase, u kultivua morali sipas konceptit të përgjegjësisë kolektive. Një i dënuar në fis, implikon të gjithë karierën shtetërore të fisit.

Një kundërshtar i regjimit komunisto-hoxhist në Shqipëri, i jepte të drejtën shtetit që të akuzonte të gjithë fisin.

Përgjegjësi kolektive, madje dhe historike, e krejt një fisi të tërë – ky ka qenë inkuzicioni mesjetar hoxhist në Shqipëri.

Dhe shoqëria shqiptare nga ky moral ka vijuar të vuajë edhe në këto 27 vjet të paskomuniznit në Shqipëri sipas moralit të luftës së klasave që aplikoi Partia Demokratike në pushtet gjatë periudhës 1992-1996

Deri diku edhe Partia Socialiste ka qenë e orientuar nga morali hoxhist i fajsisë dhe përgjegjësisë kolektive, por jo sa qeveritë e Partisë Demokratike.

Dje, befas, nga frika apo nga arsyeja, kryetari aktual i Partisë Socialiste doli nga kjo rrjedhë.

Çështja Xhafaj e prishi dje këtë rrjedhë për ta futur Shqipërinë realisht në rrugën e moralit të një shteti modern kapitalist me filozofinë e individualizmit perëndimor, dhe jo të një shteti ideologjik, të një ideologjie që përpunohet nga partia politike.

Sot, qytetërimi perëndimor ndahet ose përplaset me të gjitha qytetërimet orientale kolektiviste pikërisht te filozofia e individualizmit dhe personalitetit individual perëndimor.

lll.

Shtet demokratik kapitalist modern do të thotë shtet individualist, ku individualiteti dhe personaliteti i njeriut është i lidhur ngushtë me prestigjin dhe dinjitetin individual.

Shteti i mbeshtetur te individualizmi do të thotë personalitet individual që vjen vetëm nga përgjegjësia individuale.

Shtet modern denokratik do të thotë që shteti nuk ka asnjë të drejtë që të dhunojë nderin dhe dinjitetin e individit, dhe do të thotë gjithashtu që individi ka të drejtë të pasurohet në mënyrë të ndershme me anë të tregtisë së lirë dhe të profesionit të lirë, në një treg të lirë që garantohet nga ligji.

Shtet kapitalist individualist do të thotë përgjegjshmëri individuale me risk dhe ku risku apo rreziku është vetëm individual. Shoqëri moderne kapitaliste don të thotë inisiativë private me risk drejt pasurimit individual, kurse prona private është një shenjtëri që mbrohet në mënyrë drastike nga ligji.

Nga e gjithë kjo rrjedh koncepti absolut se fajësia është vetëm individuale dhe si pasojë edhe përgjegjësia është vetëm individuale, prandaj inisiativa individuale drejt pasurimit të paligjshëm është vetëm rrezik individual dhe i ndëshkueshëm vetëm individualisht.

Fajsia dhe përgjegjësia kolektive është koncept tiranik i tiranive ideologjike, prandaj çdo tendencë drejt fajësisë kolektive është amoralitet.

Po shqiptarët sot, a janë ndarë përfundimisht nga ky lloj morali mesjetaro-komunist?
Ende jo plotësisht, por dje u dha një shenjë pozitive drejt individualizmit perëndimor.

REMOTE_ADDR:[]

19 komente në “Çështja Xhafaj hapi një epokë të re, Shqipëria hyri në rrugën e moralit të një shteti modern kapitalist”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Me suprizove Taku.. Brravo.. Me cfare ndodhi, publiku po kupton qe pergjegjesia eshte individuale..

  2. Baxhella Ti says:

    P.O. mor kopil, u tha u ba… ti ja kalove me rekorde si Rames e Saliut…. Mjer kush t’gjon se sa per mendt kam Takun e LSi/Ps me cante une.

  3. IVONI says:

    ENVERI KISHTE P.P.SH. -ne O “KARAFIL” DHE JO PARTI KOMUNISTE , SIKURSE SHPREHESH TI .! ATJE SHERBEU BABAJ JOT . NE POSTE TE LARTA ..! JU JENI MESUAR ME PRIVILIGJE PER TE CILAT PO LUFTON DHE TI , QE JU MERR PARA NJEREZVE PA BERE PUNE ..!

  4. Qimonen says:

    Ivonin e kam pas shume qef

  5. Erions says:

    Ivoni si s’ke nje fjale te sakte ne te gjithe arsyetimin tend por s’ke faj dija eshte pune e veshtire…. sorry i can explain it to you but i cannot understand it for you

  6. Befana says:

    Shaje Hoxhen sa tè duash,karier ske per te bere kurre.

  7. Lennard says:

    Moj Ivoni .Cfare ke me paret e Takut ???.Kete analize shiko dhe lexoje mire se e ka qare.Kjo eshte e Verteta.
    PD po mundohet te na sjelle ne paranojen Hoxhiste.,kur gjithkush dridhej se mos ndonje nga fisi apo familja bente ndonje paudhesi ndaj regjimit!!!!FLM Z:Ngjela.

  8. Loni says:

    Brockulla Ngjela. Jurist ti?! Ti racional?!
    Sofist. Pa skrupuj. Opinioni fluid , si uji.

  9. Selim says:

    Prape ky idioti i numrave romake?! Dikush duhet ti beje te ditur se eshte i rendomte.

  10. Viro says:

    Nje shkrim I sakt. Avokat, Bravo! Kjo eshte fusha ku ju mund te jepni shume dhe per te cilen shoqeria ka nevoje.

  11. karatajev says:

    Loni prej kartoni…..!!!

  12. V.K says:

    Kurthi qe vendos avukati!!!
    -Nje minister ne norvegji dha dorehehjen sepse nje polic nuk kishte zbatuar ligjin
    -Nje minister ne angli dha doreheqjen se nje vartes i tij kishte folur ne telefon me para publike
    – Nje president dha doreheqje sepse ne 20 vite karier pranoj vetem nje here te perdorte leket e nje donatori per te mire te partise se tij
    PERGJEGJESIA NE POLITIKE NUK ESHTE ” KURRESESI” VETEM INVIDUALE…eshte tersore dhe duhet te jet keshtu( kur nuk kemi te bejme me korrupsion).
    – Po mire o te nderuar komentues…kur ndodh nje tragjedi,p.sh, filan dige liqeni prishet,dhe kemi pasoja fatale per njerzit…a duhet te japi doreheqje ministri perkates???????????
    Po kryeministri qe kontrollon ministrin?????
    Ndaj,mos u merrni e mos degjoni avukatin!!!
    Eshte pikerisht kjo ” PERGJEGJESIA SHOQERORE” qe nuk egziston ne shqiperi e ne shoqeri…qe na ka katandisur ketu ku jemi.
    Eshte pergjegjesia jone si shoqeri qe shikojme nje edukatore qe rreh nje femije dhe e leme te dali nga burgu per 6 muaj.
    Eshte pergjegjesia jone qe shikojme dike qe i hedh mbeturinat ku ti doje …dhe Ne nuk i themi nje fjale.
    – Ndaj dhe vendet qe kane nje mireqenje te mire per qyetaret e tyre… ne vend te pare kane ” PERGJEGJESINE SHOQERORE” dhe ” PERGJEGJESINE KOLEKTIVE”
    – Te mos ngaterrohemi…jam pro vazhdimit te xhafes,sepse eshte sajes…por KUNDRA asaj qe perpiqet avukati te na percjell.
    Na del avukati e na thote se tani u beme vend kapitalist dhe duhet sipas tij qe ketej e tutje ” pergjegjesia te jete vetem inviduale”… d.m.th qe kur ndertohet nje rruge,pergjegjesine e ka vetem ndertuse,ndersa organi kontrollues eshte per te pare hartat.
    Kur te kapet nje lloj sallami i prishur,pergjegjesine duhet ta kete vetem pronari,ndersa organi kontrollues te pi kafe ter diten.
    Ku e ke lexhuar o avukat?! Ne ke te drejte ligjore e ke mesuar,o avukat?!
    Po mor po,kemi dhe duhet te kemi pergjegjesi kolektive.
    Te mirat nuk maten me sisteme,por nga populli.
    Ti njohesh tjetrit te mirat,pavarsisht se çfare ka qene,diktator apo kriminel,eshte kultur.
    -gjermanet ia njohin per te mire rrugen autobank hitlerit…ketu te shohesh o avukat a qendron pergjegjesia shoqerore…per nje leter cigaresh qe hedh ne rruge,ke nja 10 telefona ne polici nga qyetetaret qe jane te ndergjegjshem se ” vendi eshte i te terve dhe duhet pergjegjesi kolektive qe te fuksonoje normalisht”.

  13. Bureto says:

    “Vepra më e madhe” që ka bërë dhe do të mbetet në analet e parlamentarizmit shqiptar të tranzicionit është raporti i komisionit parlamentar për ngjarjet e mars-qershor 1997, që u kryesua pikërisht nga ky Spartaku i Madh. Aty, ku duhet t’i mbyllej përfundimisht vazhdimësia politike Sali Berishës, gjë që e pati mësëshumti në dorë ai komision, përkundrazi iu dha Saliut bombola me oksigjen, aq sa ky më i ligu dhe më antishqiptari i tranzicionit, të merrte përsëdyti pushtetin dhe t’i bënte këtij populli edhe gjëma të tjera të mëdha si megavjedhjen në rrëgën e Kukësit (keq më vjen por nuk i them dot e ‘Kombit), Gërdecin dhe vrasjet në Bulevard, sikur të mosmjaftonin vetë ngjarjet tragjike të periudhës që Avokati i Madh, i mbylli me kaq lehtësi. Natyrisht që nuk vendoste ai, por ai minimalisht, kishte në dorë të vinte gishtin në plagë dhe të mbetej në histori, tashmë pa thonjza. Fatkeqësisht, Avokati, ishte dhe mbetet një “fjalë shumë e punë për lumë”.

  14. Bureto says:

    “Vepra më e madhe” që ka bërë dhe do të mbetet në analet e parlamentarizmit shqiptar të tranzicionit është raporti i komisionit parlamentar për ngjarjet e mars-qershor 1997, që u kryesua pikërisht nga ky Spartaku i Madh. Aty, ku duhet t’i mbyllej përfundimisht vazhdimësia politike Sali Berishës, gjë që e pati mësëshumti në dorë ai komision, përkundrazi iu dha Saliut bombola me oksigjen, aq sa ky më i ligu dhe më antishqiptari i tranzicionit, të merrte përsëdyti pushtetin dhe t’i bënte këtij populli edhe gjëma të tjera të mëdha si megavjedhjen në rrugën Milot-Kukës (keq më vjen por nuk i them dot e ‘Kombit), tragjedinë e Gërdecit dhe vrasjet e 4 tëpafajshmëve në Bulevard, sikur të mos kishin mjaftuar vetë ngjarjet tragjike të periudhës që Avokati i Madh, i mbylli me kaq lehtësi. Natyrisht që nuk vendoste ai, por ai minimalisht, kishte në dorë të vinte gishtin në plagë dhe të mbetej në histori, tashmë pa thonjza. Fatkeqësisht, Avokati, ishte dhe mbetet një “fjalë shumë e punë për lumë”.

  15. pokeristi says:

    Spartak!
    Jo te gjithe te kuptojne dhe s’jane pak.Gjithsesi me dashje apo jo dhe me i rendomti duke lexuar shkrime te tilla, diku thelle ne qelizat e trurit do reagoje drejt..Forca e dijes dhe e arsyes shkund dhe trondit kafka nga me te mbrapshtat
    Te pergezoj miku im.

  16. IVONI says:

    .. MOS DO TI JAP DHE ME EMRA ORE ZOTERI ?! DIJET E MIJA DHE PUNA E IME ESHTE PLOTESISHT E KONTROLLUAR NE SHQIPERI , POR “LAPANGJOZET ” E DJESHEM NUK DUHET TE DALIN NE SKENE , PAMVARESISHT BINDJEVE POLITIKE ..! POR NUK DUHET TE FLASIN SI ” SHPETUES TE KOMBIT ” ATA QE KANE “KUSURE” FAMILJARE SI DJE , ASHTU DHE SOT ..!

  17. Mentari says:

    Ky Idiot akoma nuk po e kupton pa lere te flasi se Xhafa ndryshoj ligjin e Eksdradimit per te mbrojtur villain tij drgist te denuar ne shtetin Fqinje.Ky Baxell me tru te Ritarduar eshte fatkeqeia e mediave Shqiptare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *