DOSSIER: “Ahmet Zogu ka bërë për Shqipërinë, atë që asnjë kryetar shteti nuk ka bërë deri tani për vendin e tij”

17 Maj 2018, 14:06Dossier TEMA

“Comoedia” ka botuar, të enjten e 6 shtatorit 1928, në faqen n°3, shkrimin e shkrimtarit, romancierit dhe gazetarit, Pierre Chanlaine, në lidhje me arritjet (sukseset) e Ahmet Zogut gjatë udhëheqjes së tij .

Hulumtuesi Aurenc Bebja, ka sjellë për publikun shqiptar, tekstin ekskluziv të gazetës franceze :

E kaluara e një mbreti.

Pse shqiptarët e duan Zogun I ?

Z. Ahmet Zogu, President i Republikës së Shqipërisë, që prej 31 janarit 1925, sapo u shpall Mbret i Shqipërisë. Nëse disa kurora rrëzohen, të tjera shfaqen. Kompensim i merituar.

Kur luftova në Shqipëri, ishte vendi më i prapambetur që ekzistonte. Një vend i bukur, ku përrenjtë kapërcejnë me gëzim pranë maleve gjigante, një vend gjithashtu simpatik. Shqiptarët e kanë mbrojtur gjithmonë gjuhën e tyre ndaj shtypjes greke apo turke. Shqiptari është besnik ; Ai e ruan nderin. Nga tradita, ai është një ushtar i mrekullueshëm. Etërit e tij luftuan në Fornovo (Fornoue) në ushtritë e Henry III, Maximilien-it dhe François I.

Ai është i matur. Është trim. Si mund të mos e duam atë ?

Po, por para Ahmet Zogut, duhet të thuhet se vendi nuk ishte shumë i sigurtë. Ky organizëm i vogël ishte i infektuar me mikrobe – komitadjis – që e hanin atë. Nuk kishte pushtet qendror. Dhe nëse rastësisht fuqitë e mëdha do të kishin vendosur një, askush nuk do t’u bindej atyre.

Anarkia mbizotëronte dhe lindi pyetja, pavarësisht simpatisë që shqiptarët kishin ngjallur, pavarësisht protestave të tyre të rrepta dhe legjitime, nëse do të ishim të detyruar që t’i ndajmë ata mes grekëve dhe jugosllavëve.

Ahmet Zogu u shfaq. Dhe vendi u transformua.

Fillimisht, ai krijon një Kushtetutë.

Dy dhoma. Dhoma e Deputetëve, e zgjedhur me votim të drejtpërdrejtë nga populli ; Ajo e Senatit, në të cilën një e katërta caktohet nga Presidenti, pjesa tjetër zgjidhet si deputetët.

Presidenti i Republikës është në të njëjtën kohë President i Këshillit, si në Shtetet e Bashkuara. Ai formon Kabinetin dhe është përgjegjës për Dhomën e Deputetëve. I investuar në detyrat e tij dhe i shqetësuar nga përgjegjësitë e tij, Ahmet Zogu punon. Ai ndërtoi rrugë : atë të Durrësit për në Tiranë ; atë të Elbasanit për në Korçë ; atë të Tiranës për në Shkodër, e cila ndahet nga një urë madhështore mbi lumin Mat.

Kompania Franceze e “Fives-Lille” ka ndërtuar dy nga këto vepra arti, midis Durrësit dhe Tiranës, për të cilat mund të jetë krenare.

Këtyre rrugëve u shtohet ajo e Beratit për në Tiranë, e ndërtuar kohët e fundit, dhe ajo e Santi – Quaranta për Selanik, të cilën e kishim riparuar gjatë luftës dhe që ai e riparoi sërish.

Ahmet Zogu urdhëron që të qarkullojnë rrugëve shërbime të rregullta auto-transporti. Por, pavarësisht gjithçkaje, meqë komunikimet janë të ngadalta, ai krijoi tri linja avionësh : Tiranë, Vlorë, Korçë ; Tiranë – Shkodër, Brindisi, Vlorë.

Menjëherë, vendi u bë i sigurtë. Ahmet Zogu do t’i sigurojë atij mjete që do të mundësojnë shkëmbime. Ai po ndërton portin e Durrësit. Një kompani shqiptare është themeluar për të prodhuar energjinë hidroelektrike të nevojshme për veprimtarinë e qytetit. Një hekurudhë – e para në këtë vend – është ndërtuar mes Tiranës dhe Durrësit ; tani ajo shtrihet deri në portin e Vlorës.

Dhe pastaj, presidenti, metodikisht, por me energji, shfrytëzon – së fundi – pasurinë e tokës : bakrin e rajonit të Pukës, shfrytëzimin e naftës së Elbasanit dhe të Vlorës prej katër kompanive – një franceze, një italiane, një angleze dhe një amerikane ; peshkarexhat e gjirit të Vlorës, që një kompani franceze i ka dhënë me qera, perlat e liqenit të Ohrit, kuajt e vegjël të fushës së Mukrës (Mursisë), të cilët njihen për rezistencën e tyre dhe shitja e të cilëve në vendet fqinje është një burim fitimesh i rëndësishëm për Shqipërinë.

Industritë e vjetra – fabrikat e sapunit, rafineritë e naftës (vajit), fabrikat e duhanit dhe të alkoolit – mbrohen ; kultivimi i drithërave dhe hardhive, zhvillohet.

Dhe kur një vend i organizuar tërheq vëmendjen e të tjerëve, dhe meqë duhet frymëzuar frika së bashku me admirimin, Ahmet Zogu krijoi një ushtri dhe një xhandarmëri.

Oficerë italianë dhe anglezë janë përgjegjës për organizimin e njërës dhe tjetrës. Forcat e armatosura përbëjnë totalisht rreth njëzet mijë burra.

Ahmet Zogu ka bërë për Shqipërinë, atë që asnjë kryetar shteti nuk ka bërë për vendin e tij. U tha se ai kishte bërë vetëm një koloni italiane…

Një interpretim i gabuar! A do t’a lejonte patriotizmi shqiptar një gjë të tillë ? Në të vërtetë, shqiptari, si të gjitha vendet në zhvillim, shfrytëzon pasurinë e tij nëpërmjet kompanive të huaja. Por konçesionet jepen në bazë të gjykimit (analizës) dhe vetëm në rast të ofertave të barabarta fitojnë kompanitë italiane.(darsiani)

Pierre Chanlaine

22 komente në “DOSSIER: “Ahmet Zogu ka bërë për Shqipërinë, atë që asnjë kryetar shteti nuk ka bërë deri tani për vendin e tij””

  1. Feniks says:

    Bravo gazetari,qe na e ka prure tradhetarin satrap A.Zogolli si hero e jo si hajdut e tradhetar!
    Fallcitetin e ketij shkrimi mashtrues e verteton vetem nje fjali e tij si kjo me poshte:
    -“Nje hekurudhe-e para ne kete vend- eshte ndertuar mes Tiranes dhge Durresit,tani ajo shtrihet deri ne portin e Vlores!
    Vetem te cmendurit dhe alienet nuk e dine se satrapi Zogolli nuk kishte ndertuar asnje meter hekurudhe e jo me ta conte ate nga Tirana ne Durres,pa le me na e paska cuar deri ne Vlore!
    Ja ky eshte realiteti mashtrues i shkrimeve zhgarravine te kohes se merhumit Zogoll!
    Keto jane sukseset madheshtore tre nje satrapi qe e la popullin pa drita,pa shkolla,pa rruge,pa fabrika,pa universitete,pa stadiume,pallate sporti,pa miniera,pa flote detare e aviacion,pa ushtri moderne,pa bujqesi etj,etj!
    Na vjen per te vjelle kur nxirrni keto lloj pacavuresh!
    Zogolli ishte dhe mbetet vetem nje TRADHETAR!

  2. mateo says:

    Nje mut te madh ka bere ky maloku matjan!

    1. Meqe ka bere nje mut te madh, haja. Ajo cfare te mbetet ruaje per neser ne mengjes, qe te te vije edhe goja era mut.

      1. Peza says:

        Na re “te befte mire muti”!
        Po ku ke lene gje ti ore mut pa ngrene atje ne internim ,qe te ha une sot?
        Po ti edhe sot mut po ha o derezi,se Berisha te dha mut e jo prona,te drejta apo pune!
        Asnje deputet,asnje minister,asnje ambasador,asnje gjeneral etj nuk u be ndonjeri nga ju zogistet apo ballistet,prandaj vazhdoni te hani mut se per tjeter ushqim nuk meritoni ju kerma te ndyra antishqiptare!

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Hapu dhe…

  4. Cimi says:

    Vk ketij qe i beri shqiptaret qe te bridhnin boten pa viza. Dhe leku konvertohej ne cdo vend te botes po ashtu. Ne duam Enverin qe grabiti pronat e shqiptareve ,ndertoj kampe perqendrimi per to. Te vriste pa gjyq. Ndertoj nje polici sekrete qe i dha dore te lire te perdhunonin cdo qytetare kengetare ose aktore te bukur qe i tekej atyre. Ndertoj uzina e fabrika me teknologji kineze te viteve 1700. Dhe na beri te krenoheshim me pallatet shallvare.

    1. NJE MIK QE TA DO TE MIREN says:

      Cimi , te mungokan te dyja xhamat e
      syzeve . Te ka mbetur vetem skeleti !

  5. PLAKU says:

    Ky shkrim eshte me shume genjeshtra ,kuptohet qe eshte shkruar nga ndonje …….. Nafte ne Elbasan hahahahaha ,te gjitha sa shkruhen jane enderra me sy hapur ose jane pune te bera nga Italianet e ne ndonje rast nga Francezet ,rruga per Selanik ,linja Brindisi-Vlore (Posta ) lexo guiden turistike te Italise te viteve 1938 dekovili Selenice Vlore (Francezet ) dekovilet e ndertuara nga Italianet ne Kuçove etj
    Sa per konçensionet dhe naften eshte teresisht i pa vertete ,Italianet ne historine e tyre ( Pa permendur ate qe shkruhet edhe tek ne ,sepse shume njerez sot e vene ne dyshim gjithçka ) shkruajne se si erdhi ne pushtet me Vrangelin etj eetj i ne pushtet dhe si trajtoi dhenien preferenciale te konçensioneve per kerkime nafte anglezeve,ne shperblim mbeshtetjes se tyre per ardhjes ne krye te vendit , vete qeveria e F Nolit (1920) nisi me diskutimet dhe tentativat per konçensionet ,nuk ja vlen t’a lexosh fare sepse eshte krejt fallco
    Ka aq shume materjale te shkruara historike qe e rrezojne kete shkrim sa qe te vjen per te qeshur me ç’thuhet ketu dhe ç’publikohet sot kur te gjithe shqiptaret e dine mire tashme historine e tij dhe te shqiperise ne kohen e Zogut

  6. historiani says:

    Po me ben pershtypje ky gazetari mos ka ngateruar historine apo mos ka pare ndonje enderr sepse bazuar ne histori dhe te njerezve qe edne jane gjalle faktet tregojne ndryshe.
    Se pari ai ndihet si vrasesi i patrioteve me te shquar te asaj kohe Hasan Prishtina, Bajram Curri e Luigj Gurakuqi etj. Per ironi te fatit dhe tradhetareve te pushtetare sot gjenden jo shume larg bustet e vrasesit dhe viktimes, perkatesisht Ahmet Zogjit dhe Hasan Prishtines.
    Se dyti ne histori mbahet mend nje ure qe eshte qujtuar “Ura e Zogut” ne 15 vite pushtet, mbi lumin Mat, bile disa i thone Ura e Matit. Ndersa ne tre vite pushtim ka ndertuar Italia shume me teper se ai. Jane deshmi ende ministrite ne Tirane, rruga Shkoder – Kukes etj.
    Se treti nga deshmitaret okulare qe jetojne edhe sot tregojne se qeveria e Zogut kishte vendosur takse per vezet e pulave, bile edhe per sopaten qe mbante fshtari e shume e shume te tjera.
    Nderkohe veprimi me i turpeshem i tij ka qene shitja e tokave shqiptareve jugosllaveve per te ardhur ne pushtet. Kjo ka njollose figuren e tij njehere e pergjithmone.
    Se fundi shtroi pyetjen, me çfare jetoi ai dekada me radhe neper bote? Apo ka harruar gazetari francez.

  7. Ana says:

    Asnje nuk eshte ipersosur.Mbreterive ju ka kaluar koha .Zogu ndertoi shtetin modern shqiptare me kushtetute bashkekohore qe mungon dhe sot ne vend.Ai beri sa mundi drejt orientimit European te vendit ; ju dha bursa studimi sh.te rinjve ndremjet tyre ciftit Hoxha-Xhunglini,ku ipari u punesua ne adninistraten e tij dhexhunglini u be pjestare ne partine fashiste.Cdo sistem ka + – e tij ,nuk eshte vetem diell por ka re dhe mjergull.Vendi ishte i prapambetur atehere dhe sot eshte ne fund te listes.Njerzit zgjodhen rruge te ndryshme ,por dashuria per vendin mbetet e njejte.Eshte koha per nje pajtim kombetar,larg urrejtjes qe nuk lejon vlesimin e aneve positive te cdo sistemi si dhe njohjen e gabimeve per te mos peseritur .

    1. shvejku says:

      Na moj Ana!
      Pa na e trego pak me konkretisht se cfare kishte moderne ai shteti i Zogollit?
      Ne se ke mbatuar shkollen e mesme,duket qe nuk i paske lexuar poemat dhge tregimet e Migjenit te madh qe i beri radiografine sistemit mesjetar te satrapit Zogolli!
      Shikoje edhe nje here filmin “Koncert ne vitin 1936” dhe te kuptosh me mire se cfare mut shteti ndertoi ai bajraktar anti shqiptar!
      Si mund te thuash se ndertoi nje shtet modern nje aventurier kriminel,qe erdhi dhe mori pushtetin me ndihmen e bajonetave serbe dhe ushtareve e oficereve cariste te Vrangelit rus?
      Po mareveshjen me Pashicin a e ke lexuar ti?
      Kaq mjafton qe atij t’i vihet ne vend te kapeles nje kove me mut ne koke!
      Ndersa ju idhtaret e tij meritoni jo vetem perbuzjen tone,por edhe urrejtjen e pa mbarim!
      Shtet modern e quan ti nje vend ku nuk kishte drita,uje te pijshem,rruge te asfaltuara,hekurudha,flote tregetare detare,ushtri me te gjithe varmatimet moderne te kohes,nuk kishte asnje fabrike,uzine,kombinat,miniere,porte,aeroporte,shkolla dhe universitete,pallate sporti e stadiume,teatro te drames,komedise dhe opera e baletin etj!
      Shtet modern quan ti,moj zuske qe 90 % e popullit ishte analfabete?
      Te dhjefsha ne shtetin bandit mesjetar te Zogollit serb!

  8. NJE MIK QE TA DO TE MIREN says:

    Cimi , te mungokan te dyja xhamat e
    syzeve . Te ka mbetur vetem skeleti !

  9. lisi says:

    Brez pas brezi do te kujtohet si TRADHETARI ME I MADH i kombit shqipetar!

  10. lani burreli says:

    mateo ta ka qi motren maloku matjan …

    1. mateo says:

      Cfare donte Zogolli me motren tome qe lindi pasi kishte NGORDHUR ai gomar nga Burgajeti kur ai pallonte motrat e tij te pa martuara?
      Hej more malok Burgajeti sa keq te vjen per nenen tende qe do kete qene ne haremin e tij!
      ] Domosdo qe femrat matjane i kishte te preferuarat ai,se keshtu edhe bente qejf edhe i ushqente nga lart e nga poshte!

  11. emigranti says:

    Eshte me lehte te genjehesh se sa te bindesh qe je I genjyer.
    Mark Twin.

    1. Savon says:

      “Eshte me lehte te pallosh motren tende se te komshiut” !
      Ahmet Zogolli!

  12. ..... says:

    Zogu ishte një mut muti . erdhi në fuqi me ushtrinë serbe vodhi të ter thesarin dhe iku si cub natën si din te ikin maloket . la prapa vetëm malarje një popull 99 përqind analfabet që s’dinte të firmoste . e shiti vendin tek Italia se jetoi vetëm me borxhet e Italisë. la një popull të tërë pa drita ndriçonin më pish. la një popull komplet mesjetar . një vend që nuk kishte asnjë uzin e fabrikës as rrug as hekurudh njerzia shkonte ku të donte se shteti nuk egzistonte fare. Vrau hasan prishtinen dhe avni rustemin e bajram currin me shok i hoqi shulet topave para se të ikte bënte orgji më motrat e veta. A ka pas noj të mir ky moster. shembelltyra e turpit dhe tradhtisë që me ndimen e antishqiptare na bën karshillik tek marteniteti si shëmbëlltyra e së keqes.

  13. perkthyesi says:

    Zogu ka bere per Shqiperine ate qe asnje kryetar shteti nuk e ka bere? Ju lutem, behuni serioze, dhe therrisni mendjes! Pallavra te tilla, tashme nuk i ha njeri!

  14. e verteta e hidhur says:

    Ahmet Zogu do permendet per ate qe zhduku malarjen nga Myzeqeja , per hapjen e universitetit te pare, per zhdukjene tifos e morrit dhe tuberkolozit, per teatrin e operas, per kanalet vadites,per prodhimin e celikut,per tharjen e kenetave per prodhimit e traktoreve.per intitucionet shkencore ne Bujqesi e ne Nafte,per sherbimin shendetsor falas per cdo banor te republikes,per shkollat e mesme ne grup fshatrash,per zhdukjen e analfetizmit,per heqjen e pishes dhe kandilit dhe zevendesimin e tyre me llampen elektrike.per Akademine e Shkencave,per njehsimin e Gjuhes Shqipe.per ushtrine moderrne qe i doli zot vendit,per minierat dhe hekurudhat qe ndertoi,per te gjitha keto do permendet Ahmet Zogu.

  15. Ana says:

    Komentuesit Shvejk!Po ta lexonit me vemendje komentin tim do te kishit kontrolluar me mire cfare shkruani.Me fjalen moderne kuptoj ate qe Zogu si te thuash,I vendosi vendit kornizen e shtetit ,qe deri atehere ishte ne gjendje te lire,fare i pa organizuar ,deri ne shperberje.Nuk e di si mund te quhej sistemi shoqeror perpara se te ndertohej shteti .Flasim per vitet mbas 1912.Kur perdorim termin +-,Ieme vend per diskutime,ku ju mund te plotesoni cfare te doni,mbasi une nuk di asgje me sh.se kaq,dhe mendimet e mia Jane gjithmone te paansshme,vetem per te nxjerr ne drite te verteten sadopak.Flm per ve mendjen ne komentin tim .Duke dialoguar ne menyre te civilizuar,shpresoj ti keni terhequr sharjet mbrapsh….

  16. tomson says:

    Nje shkrim qesharak, me siguri i paguar nga Naltmadhnia e tij per ta bere te pranueshme veteshpalljen mbret te shqiptareve. Shkrimi eshte i mbushur me genjeshtra marramendese. Po permend vetem njeren: Linje hekurudhore nga Durresi ne Vlore. E forte apo jo. Hajde histori me Bebja hajde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje