Grigja mbledh kujtime për përvjetorin e Marrëveshjes Luli- Rama

17 Maj 2018, 21:01Antena TEMA

Sonte në darkë mbushet një vit, nga kur Luli hyri në takim me Ramën dhe doli andej ndaj të gdhirit me shumicën e qeverisë.

Grigja ka vendosur të gjejë një mënyrë për ta përkujtuar këtë ngjarje, pasi është e vetmja fitore reale që Luli ka arritur këto pesë vjet në opozitë.

Për këtë ka diskutuar me Salianusin disa variante.

Një variant është të bëhet një koktej i madh në SHQUP dhe të financohet nga ish ministrat dhe ish drejtorët që fituan nga marrëveshja. Kjo do t’i jepte shumë dinjitet PD, pasi do respektonte mbi të gjitha veten dhe historinë e saj.

Një variant tjetër është të botohej një libër me kujtime dhe mbresa nga puna 4 mujore në qeveri me Edi Ramën dhe të tregohej ana e keqe e tij, veset se si sillej me ministrat si dhe arritjet e ministrave të PD.

Por më interesante ju duk propozimi I Salianusit, që të mblidhnin deklarata të liderve të opozitës dhe pozitës mbi këtë çështje.

Dhe Grigja ashtu bëri.

Lulzim Basha: Marrëveshja e 17 -18 Majit, ishte fitorja më e madhe e PD gjatë katër viteve në opozitë. Ajo është e para herë që një parti fiton pushtetin ditën që fillon fushata elektorale dhe e humbet ditën që mbaron fushata elektorale. Ky është një rekord historik.

Ilir Meta: Marrëveshja e 17 -18 Majit ishte një kepërdorim që Edi Rama i bëri naivitetit të Lulzim Bashës në kurriz të LSI. Por shpresoj që ka reflektuar.

Petrit Vasili: Ajo ishte një ditë e zezë për mua, pasi Ilir Meta dyshoi se unë tradhëtova idealet e LSI, meqë jam nga Vunoi. Kam një vit që po jap përditë prova, por nuk po ma heqin njollën. Mallkuar qoftë ajo ditë.

Edi Rama: Ishtë një ditë e zakonshme, me tuta dhe i lodhur nga fushata. Takimi me Bashën me relaksoi dhe u zbavita goxha.

Sali Berisha: Kisha ndjesine se atë natë Lulit i kishte rënë bateria e telefonit dhe më ngjante vetja, si ata prindërit që nuk u kthehet djali vonë nga disko. E ndjeja që do t’i kishte ndodhur diçka e keqe.

Deputeti Ruli: Rama u tregua i drejtë. I mbushi mendjen Bashës që pushteti është diçka  e keqe dhe për ta bindur atë ja la nja katër muaj dhe na bindi të gjithëve që ashtu është.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje