FOTOT: Brenda vendit më të çuditshëm në botë, ku njerëzit kanë frikë të dalin në foto vetëm

18 Maj 2018, 10:12Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda vendit më të çuditshëm në botë, ku

Koreja e Veriut nuk është vetëm vendi më i izoluar në botë, por dhe më i çuditshmi.

Kjo vjen natyrisht si pasojë e izolimit të thellë.

Në Korenë e Veriut ka 25 milionë njerëz, por ata nuk dalin kurrë në fotografi vetëm.

Madje, edhe kur martohen, dalin në grup në foto.

Kjo gjë u konstatua nga fotografi francez Stéphan Gladieu, që në 2017-n shkoi në Korenë e Veriut, për të fotografuar individualitetin e koreano-veriorëve.

“Në një vend ku individët nuk ekzistojnë, unë po bëja diçka të çmendur duke u kërkuar njerëzve të qëndronin vetëm”, ​​thotë Gladieu.

Ai u përpoq t’i fotografonte më vete koreano-veriorët, por justifikimet e autoriteteve ishin të çuditshme, të tilla si personi që do fotografohej ishte shumë i shëmtuar, i vjetër apo i çrregullt.

Regjimi autoritar kërkon që njerëzit të dalin në grup në foto, për të krijuar idenë e lumturisë dhe haresë.

“Ata janë kaq larg, në një botë tjetër, sa e kishin të vështirë të kuptonin çdo gjë”, tregon fotografi francez.(TemA)

1 komente në “FOTOT: Brenda vendit më të çuditshëm në botë, ku njerëzit kanë frikë të dalin në foto vetëm”

  1. cerzizi says:

    Sa popull fukara qenkan koreanet veriore?
    Nuk pashe asnje njeri te rreckosur,por me stof te shtrenjte,asnje lypes,te pa pune,pa shkolle,ushtria ishte me rroba…..stofi cilesir e jo si sot ushtaraket shqiptare qe vetem dokun njohin!
    Trena,rruge,tramvaje,metro,shkolla me aparatura moderne etj!
    Pu pu sa shtet fukara qe qenka!
    Mire qe fotot i benin te kontrolluara,po botimin e tyre kush ua detyroi ta benin?
    Boll me mashtrime!
    Lerini koreanet te jetojne jeten e tyre pa ua shtrire doren njeriu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje