Gazetari, Agroni apo “Babalja”: Kujt varianti do t’i qendrojë PD-ja?

18 Maj 2018, 09:47Politika TEMA

Partia Demokratike dhe dëshmitari i saj Albert Veliu, kanë variante të ndryshme, se kush e regjistroi bisedën e supozuar mes “Babales” dhe Agron Xhafajt.

Fillimisht u tha se përgjimi ishte bërë nga vetë Ervin Salianji.

Më pas, në dëshminë e tij, Albert Veliu deklaroi se biseda ishte bërë nga Agron Xhafaj, për t’i bërë shantazh atij (se pse duhej t’i bënte Xhafaj shantazh atij, kur vetë “Babalja” kishte shkuar tek ai, s’merret vesh).

Por dje ka dalë një tjetër version.

Enkeled Alibeaj ka thënë se përgjimi i bisedës është bërë nga një gazetar.

“Përgjimet janë bërë nga gazetarët. Falë Zotit në këtë vend ka edhe gazetarë trima”, deklaroi ai.

Por pse një gazetar do të dërgonte tek PD një përgjim të tillë?

“Se tek policia është Fatmir Xhafaj, tek Partia Socialiste është Rama dhe kush ngel që audio-përgjimi të publikohej”, tha ai.

Me këtë që thotë Alibeaj, Agron Xhafaj qenka njeriu më budalla në botë, pasi bënte biseda për trafik droge, në prani të një gazetari!

Por lexoni më poshtë dhe do të habiteni sesi ndryshojnë kryekëput për këtë pikë, deklarimet e Berishës, “Babales’, Alibejat dhe Salianjit.

Albert Veliu

Përgjimin e bënë ata që kanë qenë në përgjim, grupi i Agronit apo dikush tjetër, atë e di ai. Ai ka jetën e biznesin e tij”.

Sali Berisha

Ai është një operacion perfekt i kryer nga segmente të policisë kriminale të cilat donin të testonin nëse është aktiv apo i fjetur Agron Xhafaj”

Ervin Salianji

“Po sikur përgjimin ta ketë bërë një gazetar? Do i nxjerrim emrin ne. Mund ta ketë bërë një gazetar. Nuk po themi sot Agron Xhafaj nga ky panel do e fusim në burg. Ne kemi fakte”

Enkelejd Alibeaj

Përgjimet janë bërë nga gazetarët. Falë Zotit në këtë vend ka edhe gazetarë trima. Gazetari e solli te PD sepse tek policia është Fatmir Xhafaj, tek Partia Socialiste është Rama dhe kush ngel që audio-përgjimi të publikohet?”

(TemA)

7 komente në “Gazetari, Agroni apo “Babalja”: Kujt varianti do t’i qendrojë PD-ja?”

  1. true says:

    Kjo photo sintentizon Shqiperin qe duam.

  2. nord.al says:

    N e shqip thuhet “cilit variant” dhe jo “kujt varianti”.

  3. nord.al says:

    N e shqip thuhet “cilit variant” dhe jo “kujt varianti”.

    1. Pellumbi says:

      Ky Albert Veliu eshte nje tip legeni e mashtruesi e gjithcka te keqe qe munde te kete nje njeri.Ky gjate gjithe jetes me keto pu e eshte marr.Mua me vjen keqe se sa poshte ka rene drejtusi i partis demokratike qe merret me kete sipstizan te kesaj partie dhe krijojne incizime fallco me kete alabak Me shum pike humbete kjo forc politike qe me kete alabak kerkon te rrezoj nje minister ,deri tani te suksesem.Edi Rama beri mire qe nuk e besoj kete alibi te sajuar per te rrezuar nje njeri shum pubtor dhe te respektuar. Fajtori dhe nxitsi para drejtesis nuk ecet me ne keto forma per te mare pushtetin

  4. saliu says:

    Babalja me Babolen.

  5. Bushi says:

    Pd-ke ne vend qe te punoi per kthimin e besimit te elektorati,po bene te kunderten.Si po vete puna e kesaj partie, qe ne 1991 ishte parti e shpreses dhe e vlerave demokratike,tani eshte kthyer ne nje parti fashiste,e genjeshtres,e mashtrimit, qe kerkon te shkaterroi shqiperine.Ajo parti kishte vizion drejte EVROPES,sot eshte kundra saj.Faji eshte i Bashes dhe Berishes,bashke me gupin mafioz te deputeteve mendje lehte.

  6. drejt says:

    Kjo puna e pergjimit po I shperqendron njerezit me qellim.
    Problemet tona jane te medha, dhe para se te diskutohet pergjimi, del pyetja: a ka ndonje njeri pa halle ne politiken shqiptare?
    A mund te jete minister I brendshem nje njeri (sado I nderuar), vellai I te cilit eshte denuar per trafik droge?
    Ne kete situate e ferkon barkun Like floriri.
    O popull mos I votoni me keta plehra (nga Saliu deri tek Rama, e gjithecka midis). Ka plot shqiptare te ndershem, qe do jepnin gjithcka per ta bere kete vend, po fajin e kemi vete, se e shesim bythen per nje thes miell e pastaj na qihet nena.
    Mos dilni ne votime njerez. Organizohuni e kerkoni njerez te paster. Nga ti kthesh syte ka vetem hajdute e kriminele ne politike. Nuk jemi kaq popull I piste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje