Paralajmërimi i Gjonajt për policët e burgjeve: Mos e lejoni veten të jeni në krahun tjetër të hekurave, si të dënuar...

18 Maj 2018, 10:08Kronika TEMA

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dha një mesazh të qartë për punonjësit e rinj të policisë nëpër burgje se do të përfundojnë pas hekurave nëse pranojnë të korruptohen.

Nga Akademia e Sigurisë, pas përfundimit të trajnimit për punonjësit e rinj të policisë së burgjeve, Gjonaj tha se me reformën në drejtësi do të shihet edhe trajtimi financiar për këtë kategori.

“Kur duan t’ju korruptojnë, duhet të kujtoni se sa mund dhe djersë iu është dashur të jeni pjesë e këtij sistemi dhe mos e lejoni të jeni në krahun tjetër të hekurave, si të dënuar.

Jemi të vendosur të ndjekim penalisht të gjithë ata efektivë që do tentojnë të korruptohen. Kjo është reforma më e madhe në burg, dhe si e tillë ajo ka pasur dhe do ketë vëmendjen maksimale.

Paketa e dytë ligjore e reformës ka parashikuar ndryshime në dhënien e një statusi të veçantë të punonjësve të policisë në burgje.

Po ashtu do shihet edhe trajtimi financiar”,-tha Gjonaj.

4 komente në “Paralajmërimi i Gjonajt për policët e burgjeve: Mos e lejoni veten të jeni në krahun tjetër të hekurave, si të dënuar…”

  1. Dudumi says:

    Po mire qe po punon njeri dhe po trajnon njerzit, po investon tek burimet njerezore se u lodhem me kta qe fusnin militantet ne pune.

  2. Merita says:

    Une kam pasur djalin e madh brenda tani kam te voglin. Nuk.ka lidhje fare ai sistem me kte tani. Pervec kushteve edhe njerzit duket me ndryshe

  3. ali says:

    z.MINISTRE
    Shume mire qe trainoni punonjesit por shtroj pyetjen:
    Kush i drejton keta punonjes? A e dini Ju?
    Po jua them une 1-Nazmi Demirxhiu i perjashtuar nga policia
    2-Femi Sufaj nje mesues i deshtuar me grade madhire sot
    3=Ferdinant Preci nje ish polkic si shofer militant i PD pardje LSI dje she sot nuk ka lene deputet te Ps pa futur mik
    4-Lulezim Haxhiaj polic i perjashtuar nga Polici e Shtetit
    5-Kamber Hoxha pelivan i vetelarguar disa here nga policia e sot strategu i burgjvee
    6-Engjell Pelivani si vete mbiemri deri dje idhtar i PD e LSI i I PERJASHTUAR DISA HERE
    ETJ ETJ

    Verifikoji dhe do te shohim sa realiste do te jeni ju dhe RILINDJA

  4. ali says:

    z.MINISTRE
    Shume mire qe trainoni punonjesit por shtroj pyetjen
    Kush i drejton keta punonjes? A e dini Ju?
    Po jua them une
    Nazmi Demirxhiu i perjashtuar nga policia
    Femi Sufaj nje mesues i deshtuar me grade madhire sot
    Ferdinant Preci nje ish polic si shofer militant i PD pardje LSI dje dhe sot nuk ka lene deputet te Ps pa futur mik
    Lulezim Haxhiaj polic i perjashtuar nga Polici e Shtetit
    Kamber Hoxha pelivan i vetelarguar disa here nga policia e sot strategu i burgjvee
    Engjell Pelivani si vete mbiemri deridje idhtar i PD e LSI-seI PERJASHTUAR DISA HERE
    ETJ ETJ

    Verifikoji dhe do te shohim sa realiste do te jeni ju dhe RILINDJA.
    Duhet urgjent rishikimi i tyre se do turpuroheni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje