Shqipëria dhe Serbia bashkohen për të rritur turizmin

18 Maj 2018, 09:24Sociale TEMA

Pavarësisht marrëdhënieve të tyre shpesh të tendosura, Shqipëria dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që synon të tërheqë më shumë turistë të huaj dhe të inkurajojë vetë qytetarët e tyre të vizitojnë vendet e njëri-tjetrit.

Nga Filip Rudic

Me asnjë nga vendet e Ballkanit të renditur në listën e vendeve që duhet të vizitojnë turistët e huaj, Shqipëria dhe Serbia kanë rënë dakord që së bashku të promovojnë veten jashtë vendit në panaire dhe evente të tjera për të tërhequr më shumë vizitorë në të dy vendet.

“Turistët nga jashtë vizitojnë disa destinacione në rajon gjatë një udhëtimi, kështu që detyra e çdo vendi rajonal është të gjejë vendin e vet, të dukshëm dhe origjinal,” tha për BIRN Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit e Serbisë.

Ministria tha se marrëveshja përfshin bashkëpunimin e dy vendeve në organizatat ndërkombëtare të turizmit dhe në promovimin e bashkëpunimit midis organizatave që punojnë në fushën e turizmit.

Për të rritur numrin e turistëve nga jashtë, rajoni duhet të bëhet i njohur si një destinacion ndryshe, shtoi ministria.

Marrëveshja u nënshkrua të martën nga ministri serb i tregtisë Rasim Ljajiç dhe ministri shqiptar i turizmit Blendi Klosi.

Ljajiç tha se një tjetër objektiv i marrëveshjes ishte rritja e trafikut të turistëve midis Serbisë dhe Shqipërisë, i cili aktualisht është shumë i ulët.

“Ne kemi shumë për të ofruar dhe besojmë se shkëmbimet e ekspertëve dhe bashkëpunimi i agjencive tona të turizmit, dhomave të tregtisë dhe raportet e mediave nga të dy vendet do të kontribuojnë në një rritje të trafikut të turizmit në të dy drejtimet,” tha Ljajiç.

Ai vuri në dukje se vetëm 3,000 deri në 5,000 shtetas serbë vizitojnë Shqipërinë çdo vit, ndërkohë që numri i turistëve shqiptarë në Serbi është aq i vogël saqë ata as që regjistrohen.

Ndryshe nga kjo, në vitin 2017, pothuajse 17.5 milion turistë vizituan Kroacinë, destinacioni më i njohur i rajonit deri tani, dhe rreth 12 milionë vizituan Bullgarinë.

Klosi i Shqipërisë tha se të gjitha institucionet përgjegjëse për turizmin duhet të marrin më shumë mbështetje pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Potenciali është i madh dhe duhet të shfrytëzohet, dhe përfshin trashëgiminë kulturore dhe promovimin e mënyrës tonë të jetesës,” tha Klosi.

Klosi shtoi se ai dhe Ljajiç kishin diskutuar për organizimin e një takimi të përbashkët të ministrave të turizmit nga rajoni dhe krijimin e një strategjie të përbashkët turizmi që do të përfshinte Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën.

1 komente në “Shqipëria dhe Serbia bashkohen për të rritur turizmin”

  1. Illyrian Warrior says:

    Nuk ka nevoje shqiperia em pas marrveshje turizmi ne servine dhe me kafshet serve.

    Shqiperia ka 3 here me shume turiste se servia per numer popullsie dhe me detin, arkitekturen e lashte, parqet natyrore, qytete dhe sajtet ne UNESCO, shqiperia ka potencial me pas me shume se 10 milione turiste brenda 2020.

    Ne fund te fundit ne jemi vend i vogel dhe nuk mund te perballojme le te themi 20 milione turiste, edhe pse duhet te rrisim kapacitetet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje