ANALIZA: I bashkuar, BE pozicionohet kundër Trumpit

19 Maj 2018, 16:41Bota TEMA

Nëse (ende) 28 anëtarët e BE janë me të vërtetë kaq të bashkuar, siç pohohet, kjo është punë tjetër.

Nga Klaus-Dieter Frankenberger (FAZ)

Nëse (ende) 28 anëtarët e BE janë me të vërtetë kaq të bashkuar, sa pohohet, kjo është një punë tjetër.

Por të paktën për dy prej shumë çështjeve të mosmarrëveshjeve, të cilat e kanë futur për momentin në një banjë acidi raportin transatlantik, kjo mund të thuhet: evropianët i përmbahen marrëveshjes atomike me Iranin, megjithëse qeveria Trump e ka vënë Berlinin, Parisin dhe Londrën masivisht nën presion dhe e kërcënon me sanksione kundër firmave kryeneçe evropiane.

Nëse do të jenë në gjendje që ta nxisin Teheranin që të zhvillojë negociata për politikën agresive të vendit në Lindjen e Afërme dhe për armatimin raketor të tij, kjo është diçka tjetër.

Edhe në konfliktin tregtar evropianët demonstrojnë unitet – dhe ofrojnë negociata për një përmirësim të qasjes në treg për produktet amerikane.

Në fund të fundit, as Bashkimi Evropian nuk është krejt i panjollosur. Por në rastin e  partnerëve të ngushtë njeri nuk ia vë tjetrin revolen në kokë.

Kjo bën vetëm që populli, për shembull ai gjerman, të shikojë Amerikën gjithnjë e më shumë si rrezik dhe si kërcënim. Kështu helmohen marrëdhëniet.(dw)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje