Çështja "Xhafaj", Balla: Në inskenim përveç Saliut, Monikës dhe Lulit, janë përfshirë edhe gjyqtar të korruptuar

19 Maj 2018, 15:44Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë turit të llogaridhënies së Qeverisë në Librazhd ka dhënë një pergjigje në lidhje me akuzat e opozitës ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Ballës në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli, por janë të përfshirë edhe gjyqtar të korruptuar, të cilët duke qenë se Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë.

“Ne do të kishim marrë masa të ashpra ndaj kujtdo nëse një e një mija e kësaj historie me babalen do të ishte e vërtetë.

Por gjithë ky inskenim shantazhi ndaj Fatmir Xhafës si ministër vjen për shkak të luftës pa kompromis që ky i fundit i ka shpallur krimit të organizuar.

Dhe në këtë inskenim janë të pë rfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli etj, por janë të përfshirë edhe ndonjë gjyqtar i korruptuar, të cilët duke qenë se Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojnë ministrin, të shantazhojnë qeverinë, për të mos lejuar vijimin e aksionit “Forca e Ligjit” dhe për të mos vijuar punën që kemi nisur”, deklaroi Balla.

1 komente në “Çështja “Xhafaj”, Balla: Në inskenim përveç Saliut, Monikës dhe Lulit, janë përfshirë edhe gjyqtar të korruptuar”

  1. Alphade says:

    Pse nuk e rrihni me shkop Beisbolli Kete rrugac
    Sigurisht pas te dilni nga takimet ,Kur te Jeni
    Vetem ne hotel ,mundesisht ne hale dhe futnja
    Koren ne mut,sense nje mut I made eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje