Granoff: Njerëzit po “votojnë me këmbë” dhe po ikin nga vendi, ndaj duhet bashkëpunim

Në Tiranë, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim sapo ka marrë përsipër shndërrimin e Piramidës – Muzeut të Diktatorit Hoxha – në një qendër kushtuar të rinjve, që të studiojnë teknologji të reja pas shkolle.

Kryetari i Bordit i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Majkëll Granoff, thotë se Shqipëria ka nevojë të futë pikëpamje të reja në ekonomi dhe në biznes.

Në intervistën me korrespondentin tonë në Tiranë, Ilirian Agolli, zoti Granof dha komentet e tij edhe për klimën e biznesit në Shqipëri, emigrimin e rinisë dhe ndihmën, që po jep fondacioni për të përmirësuar të ardhmen e vendit.

Zëri i Amerikës: Zoti Granoff! Cilat janë projektet dhe angazhimet tuaja dhe të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit në Shqipëri?

Michael Granoff: Si fillim ju falenderoj për ardhjen dhe është një kënaqësi e veçantë për mua të flas me ju për “Zërin e Amerikës” sepse zëri juaj shkon si në Shqipëri ashtu dhe në Amerikë dhe unë mendoj se kjo është e rëndësishme në fakt si për njerëzit në Amerikë ashtu dhe për njerëzit në Shqipëri, për të kuptuar më mirë se çfarë Fondi and Fondacioni ynë kanë bërë dhe jam i lumtur për mundësinë për të folur për të.

Fondacioni ynë së fundmi ka disa projekte të rëndësishme, për të cilat ne kemi punuar gjatë qëndrimit tim këtu. Njëri nga projektet ka të bëjë me piramidën në mes të Tiranës që siçdihet, është monument i një diktatori të tmerrshëm, dhe ka një historik të keq. Ne do ta përdorim për të siguruar edukim teknologjik pas-shkollor për fëmijët. Ky është kombinim i projekteve të një programi të krijuar në Armeni nga një arkitekt i famshëm dhe programit tonë, bashkisë së Tiranës dhe qeverisë. Ato bashkohen për ta kthyer piramidën nga monument i një kohe të vështirë në një monument të asajçfarë Shqipëria mund të bëhet, duke ecur përpara. Ky është vetëm një nga shembujt e projekteve të rëndësishme që ne do të bëjmë në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Ju keni një përvojë më shumë se 20 vjetësh në Shqipëri. A keni ndonjë koment për klimën e biznesit aktualisht; besoj se keni marrë lajme nga kolegët lidhur me polemikat për taksa dhe tarifa të reja?

Michael Granoff: Në përgjithësi, unë mendoj se mjedisi i biznesit në Shqipëri, ashtu si mjedisi i biznesit në çdo shtet, është një përzierje e gjërave pozitive me ato negative, dhe një përzierje e sfidave dhe mundësive. Dhe unë mendoj se e njëjta gjë qëndron edhe në Shqipëri. Nëse sheh mundësitë, Shqipëria ka një popullsi të shkolluar shumë mirë, të cilët janë ambiciozë, të talentuar, përshtaten dhe duan të punojnë, dhe mendoj se mund të shihet që ka shumë mundësi për zgjerim të bizneseve. Nëse diskutimet e hyrjes në BE kanë sukses, atëherë do të hapen linja dhe kanale komunikimi me Europën në përgjithësi dhe do të sigurohen më shumë mundësi për biznes. Sfidat në disa mënyra nuk janë të reja: korrupsioni, zbatimi i ligjit, transparenca në bërjen e biznesit, mungesa e kapitalit dhe mungesa e më shumë investimeve të huaja në Shqipëri, pra nuk ka shumë kapital për ta mbështetur. Ne duhet të punojmë më mirë me shkollimin e fëmijëve shqiptarë, që ata të jenë sa më të përgatitur për të punuar në të ardhmen, e kjo është një sfidë për çdo shtet. Prandaj nuk mendoj se klima është veçanërisht e keqe në një lloj mënyre, por në fakt mendoj se është në rregull, sepse Mendoj se kjo është çfarë njerëzit e biznesit gjithmonë duhet të bëjnë: të shohin mjedisin dhe vendet ku ata mund të sjellin diçka të re në treg dhe të kenë sukses. Unë nuk mendoj se është e thjeshtë të fillosh një biznes, dhe kjo s’është e thjeshtë në asnjë vend. Por a është e mundur? Patjetër që po, është e mundur. A mund të krijosh diçka të rëndësishme këtu? Patjetër që mundesh. Këto janë sfidat, me të cilat njerëzit e biznesit duhet të përballen.

Zëri i Amerikës: Pse Fondacioni punon shpesh në fusha të ashtuquajtura jofitimprurëse, çfarë ju shtyn në këtë drejtim?

Michael Granoff: Kjo përputhet me qëllimet e programit. Qeveria amerikane krijoi një fond ndërmarrjesh për të nxitur zhvillimin e sektorit privat, në fillimet e viteve 90, dhe madje përpara se komunizmi mbaroi në Europë. Kur fondet mbaruan, marrëveshja me qeverinë amerikane ishte që të merrej përfitimi dhe të krijoheshin fondacione jofitimprurëse, që do të punonin në këto shtete në një bazë të përhershme, duke mbajtur të njëjtat qëllime për zhvillimin e sektorit privat në mënyrë jofitimprurëse. Pra fondacioni po investonte drejtpërdrejt nëpër kompanitë, duke u munduar të zhvillojë sektorin privat. Fondacioni në njëlloj mënyre është një investim në njerëz. Pra, po shohim çdo mundësi që kemi në mënyrë jofitimprurëse, të aftësojmë njerëzit që të ndërtojnë një ekonomi më të mirë në sektorin privat. Kjo ishte arkitektura që u krijua dhe fondacioni ynë ishte aq i suksesshëm, sepse ne krijuam një kapital dhe potencial të madh për të bërë shumë gjëra në anën jofitimprurëse. Dhe ne sapo kemi filluar. Ne jemi aktivë vetëm për 7 – 8 vjet duke investuar pa fitim dhe mendoj se ne kemi angazhuar më shumë para se gjithë përmasa e fondacionit. Fondacioni në fillim ishte 30 milionë dollarë dhe ne kemi mbledhur më shumë se 40 milionë dollarë në mënyrë jofitimprurëse. Dhe këto 40 milionë dollarë kanë tërhequr 80 milionë dollarë të njerëzve të tjerë për të investuar. Pra ne kemi krijuar më shumë se 120 milionë dollarë investim në njerëz në Shqipëri.

Zëri i Amerikës: Një nga këto projekte tuaja është rritja e lidershipit në shkolla. A mund të na tregoni më shumë detaje?

Michael Granoff: Unë mendoj se të gjithë e dinë që nëse duam të përmirësojmë edukimin e fëmijëve duhet të përmirësohet mënyra se si shkolla funksionon, të fuqizosh dhe trajnosh mësuesit, duhet të sigurohesh që drejtorët janë më të mirëtrajnuar. Duhen bërë gjithë këto nëse duhet të përmirësojmë sistemin shkollor. Dhe këto nuk janë gjëra të thjeshta për t’u bërë. Një nga gjërat që mendoj se fondacioni ka arritur të bëjë është që jo patjetër të rikrijohen metoda apo te krijohen modele që s’kanë ekzistuar asnjëherë, por të zgjedhë më të mirat e botës dhe të përpiqet t’i sjellë ato këtu. Dhe rezulton që ishte një program i krijuar në Izrael që ishte mundësuar nga fondacioni Rotchild, me të cilët ne kemi marrëdhënie, te cilët janë të fokusuar në trajnimin e mësuesve dhe drejtuesve dhe të përmirësojë cilësitë e tyre. Dhe ka provuar që është një program shumë i suksesshëm në Izrael dhe ne i kemi lidhur te dy me njëri tjetrin. Njerëzit tanë kanë qenë në Izrael për të punuar me njerëzit e programit atje. Ato kanë shprehur shumë interes për të ndihmuar çfarë ne bëjmë dhe ne kemi krijuar një strukturë për të krijuar një qendër për të promovuar trajnimet për mësuesit dhe drejtuesit në Shqipëri. Dhe unë shpresoj që gjatë muajve të ardhshëm do të aprovohet nga parlamenti dhe të ketë një ndërtesë ku mund të zhvillohet. Dhe kur shikon se çfarë e bën edukimin më të mirë në gjithë botën, faktori numër një është përmirësimi i cilësive të mësuesve. Siçne e dijmë nga rinia jonë, asgjë tjetër nuk e bën diferencën më mirë se të pasurit e një mësuesi të mirë. Asgjë tjetër nuk e bën diferencën më mirë se të pasurit shkolla me drejtorë të mirë. Dhe nëse ne mund të përmirësojmë cilësitë e mësimdhënies dhe administrimit të shkollës ne do të shkojmë drejt rrugës së përmirësimit të cilësisë së edukimit këtu.

Zëri i Amerikës: Ju keni në duar edhe një tjetër projekt mbi trashëgiminë kulturore. Përse është fjala më konkretisht?

Michael Granoff: Ne jemi takuar në një ditë shumë interesante. Parlamenti votoi të enjten për të aprovuar një ligj të ri për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri për të cilën ne kemi punuar me kryeministrin dhe ministrin e kulturës për shumë vite. Ky ligj do të ndryshojë mënyrën se si ana e trashëgimisë kulturore do të mbrohet, financohet dhe zhvillohet në Shqipëri në një mënyrë që mendoj se është shumë e veçantë edhe mes shumë shteteve të tjera. Ato do të mbështeten, menaxhohen nga një bord lokal dhe paratë që do të vijnë te ato do të qëndrojne për ta promovuar atë dhe kjo ishte dicka që ju desh vite për tu zhvilluar, jo aq e thjeshtë për t’u aprovuar nga qeveria, pra të lejojë që paratë të përdoren vetëm për ktë anë kulturore dhe unë në fakt isha në parlament për të parë votimin. Ne fakt një votë historike për ta aprovuar këtë. Gjithashtu tregoi për faktin se çfarë duhet të bëjë këtu fondacioni që të jetë i suksesshëm. Kur ne filluam projektet unë nuk mendova se ne duhet të përfshiheshim në shkrimin e legjislacionit. Por ne e bëmë në mënyrë qe të krijonim infrastrukturën dhe arkitekturën e duhur për këto gjëra dhe ishte një sfidë e vërtetë të shkruaje ligjin. Ky ligj ka 175 pjesë në vete dhe është ndoshta një nga ligjet me të mëdha të aprovuara në këtë shtet në një kohë të gjatë, por ishte gjithashtu një mundësi për të ndërtuar fondacionin për të ardhmen. Demokracia nuk është të mbahen zgjedhjet, por është të ndërtosh institucionet, të cilat do të zgjasin në atë politikë, që janë ndërtuar. Duke krijuar ligje si ligji i trashëgimisë, po krijohet fondacioni për të mbrojtur dhe zhvilluar trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, që është aq e rëndësisshme në karakterin e vet jo vetëm për sot. Duke e parë për 10, 20, 30, 50 vite më vonë, unë mendoj se arsyeja që trashëgimia kulturore e Shqipërisë do të jetë mbrojtur dhe krijuar për shkak të ligjit që u miratua sot.

Zëri i Amerikës: Si mendoni ju cfarë duhet të bëjë Shqipëria, sidomos në këtë periudhë jo të lehtë për Ballkanin dhe Europën për të tërhequr investime të huaja?

Michael Granoff: Gjëja e parë që mendoj se njerëzit këtu në Shqipëri duhet të kuptojnë është që Shqipëria në përpjekjet që (duke menduar) të tërheqë investorët e huaj, duhet të mendojë si një kompani. Nëse mendon si një kompani, gjëra e parë që të shkon në mendje është kush janë konkurrentët e mi. Vërtet çdo shtet në këtë rajon dhe në botë po konkurron për investime të huaja. Ato po krijojnë programe, struktura për të konkurruar për kapitalin. Kapitali nuk vjen thjesht sepse njerëzve iu pëlqen ideja; duhet të konkurosh për të si çdo kompani, që duhet të konkurojë për të. Nëse Shqipëria është serioze në përpjekjen për të tërhequr investimet e huaja në një mënyrë domethënëse, duhet të konkurojë kundër fqinjëve të saj apo njerëzve larg saj dhe duhet të dalë me një strukturë, që i tërheq njerëzit që të vijnë; një plan biznesi dhe detyrash, që tregon se çfarë do të bëjmë për tokën, taksat, njerëzit, kapitalin dhe për gjithë gjërat që Shqipëria mund të sjellë dhe që të tjerët s’munden. Në biznes gjëja më e rëndësisshme është diferencimi. Pse je ti më i mirë se tjetri. Shqipëria duhet të mendojë për investimet e huaja në këtë mënyrë. Duhet të bëjë një studim se çfarë po bëjnë gjithë shtetet e tjera në rajon dhe të gjejë një mënyrë si të bëjë më shumë nga ato çfarë po bëjnë të tjerët. Nëse mendon në këtë mënyrë, si një projekt biznesi në shkollë, atëherë mendoj se Shqipëria do të jetë më e suksesshme në tërheqjen e investimeve të huaja.

Zëri i Amerikës: Një tjetër temë janë debatet për punësimin dhe papunësinë. Njerëzit janë pa punë në masë të konsiderueshme, por qeveria thotë se “punë ka, por nuk ka profesionistë”. Ju si mendoni se duhet ta përballojë Shqipëria këtë vështirësi të re?

Michael Granoff: Ky është një problem domethënës. Një nga gjërat që ne mësojmë në jetë është që nëse ti nuk përballesh me problemin tënd, nuk mund ta zgjidhësh atë. E dyta është që shumica e njerëzve mendojnë se problemet e tyre janë të veçanta, p.sh. në Shqipëri. Por ky është një problem me të cilin po përballen shumë vende madje dhe shumë vende në zhvillim, ku qëndron, siçnjerëzit e quajnë, një mungesë të aftësive. Kjo ndodh dhe në Amerikë, atje ka shumë të papunë dhe gjithashtu vende pune të lira, sepse është mungesa e aftësive. Pra ka njerëz që po kërkojnë punë, por nuk kanë aftësitë për t’u përballur me punët e së ardhmes apo të së sotmes. Pra sfida e sektorit privat dhe qeverisë është se si ta ndërtojnë atë urë, si mund t’i trajnojnë njerëzit që t’i fitojnë ato aftësi, të bëjnë punët e së ardhmes dhe të sotmes, sepse ato nuk janë punët e së shkuarës. Kjo është një pyetje e vështirë për Shqipërinë por dhe kudo. Mund ta shohësh në shtypin e Amerikës, që është e njëjta pyetje që njerëzit janë duke u ndeshur gjatë gjithë kohës. Ka diçka që mund të bëhet menjëherë që është si mund t’i marrësh njerëzit, t’i trajnosh apo të sjellësh bizneset në vende ku mund t’i punësojnë ato dhe duhet ta mendosh këtë problem në të ardhmen. Pra çfarë aftësish duhet t’u mësoj fëmijëve sot që ato të jenë të përgatitur për punët në të ardhmen. Një nga arsyet që unë mendoj se projekti që ne do të zhvillojmë te piramida është kaq interesant është sepse në një lloj mënyre ti mund të gjykosh suksesin e Shqipërisë në të ardhmen duke parë fëmijët e saj sot. Nëse mundemi t’u japim fëmijëve këto aftësi, Shqipëria do të ketë një të ardhme shumë të mirë. Dhe nëse jo, atëherë Shqipëria do të vuajë e do të luftojë derisa ta arrijë. Kjo është e vërtetë këtu, dhe ne shumë vende te tjera, përfshirë Amerikën.

Zëri i Amerikës: Ndërkohë njerëzit kanë nevoja për punë dhe pagesa të ngutshme. A janë pagesat më të larta një rrugë për të ndryshuar gjendjen?

Michael Granoff: Në përgjithësi, ne duhet të mendojmë për zgjidhje afatgjata të problemeve. Një shprehje e vjetër thotë që nëse ti i jep nje burri një peshk ai e ha për një ditë, por nëse i mëson të peshkojë, ai mund të sigurojë ushqim për gjithë jetën. Zgjidhjet afatshkrurta si për shembull “qeveria të paguajë njerëzit”, bëjnë që asaj do t’i mbarojnë paratë shumë shpejt. Ka përgjegjësi nga sektori privat, sepse ka nevojë për njerëz të kualifikuar dhe duhet të bashkëpunojë me qeverinë në partnershipet publike private për të krijuar mundësi punësimi për njerëzit. Kjo është një përgjigje afaktshkurtër, sepse biznesi ka interes, ka nevojë për njerëz të kualifikuar dhe qeveria mund të gjejë punë. Këto gjëra kanë potencial të mirë për të kontribuar pozitivisht, jo për të zgjidhur problemin, sepse këto probleme janë të vështira për t’u zgjidhur. Suksesi afatgjatë vjen ndryshe nga fakti se sa të vendosësh që të bësh pagesa. Për të qenë të qartë, ajo është ndryshe nga çfarë ne quajmë në aglisht “the social safety net”. Ne krijojmë një rrjet të sigurtë social, si shoqëri bëjmë të mundur që njerëzit të mos vuajnë nga uria apo që njerëzit të kenë një lloj niveli të kujdes shëndetësor. Kur vjen puna tek mirëqenia, a ka qeveria një obligim për të siguruar që qytetarët e tjerë mos të vuajnë në këtë mënyrë? Po. Por mirëqenia nuk është një zgjidhje e problemit ekonomik. Është vetëm një mbrojtje humane e shoqërisë. Ne të gjithë duhet të sigurojmë një rrjet të sigurisë, si në Amerikë dhe në Shqipëri. Por a është kjo një arsye për të krijuar mundësi ekonomike për të ecur përpara? Jo unë mendoj se ne duhet të bëjmë më shumë se aq në këndvështrimafatgjatë.

Zëri i Amerikës: Zoti Granof, në fund të bisedës, cili është mesazhi juaj për të rinjtë shqiptarë, si mund të marrin pjesë më shumë në ekonominë dhe demokracinë e vendit dhe të mos largohen

Michael Granoff: Pyetja juaj është një pyetje shumë e rëndësishme për Shqipërinë, Amerikën dhe në përgjithësi ne kemi dëshmuar që Mungesa e besimit tek institucionet, shkollat, tek qeveria, biznesi, tek sistemi i drejtësisë është një problem serioz, me të cilin ne përballemi si në Shqipëri edhe në Amerikë. Në disa mënyra mund të thuhet se situata në Shqipëri është e rëndë për shkak të emigracionit. Pra janë shumë shqiptarë të zgjuar dhe të aftë, të cilët kanë humbur shpresën tek mundësitë e këtushme dhe ata po “votojnë me këmbë”. Ata po votojnë për ta lënë vendin. Kjo nuk është një rrugë e qëndrueshme për Shqipërinë për t’u zhvilluar në të ardhmen. Shqipëria duhet t’i përgjigjet këtij problemi me vizion dhe mundësi për njerëzit, që të rinjtë dhe të aftët të mos vendosin të lënë vendin, por edhe ata që e kanë lënë vendin të vendosin për t’u kthyer sërish. Ndoshta nuk ka ndonjë sfidë më të madhe për Shqipërinë se sa kjo për ta përballuar, nëse mund ta bëjë këtë. Mendoj se përgjegjësia për ta bërë këtë qëndron te çdokush. Edhe fondacioni ynë ka një përgjegjësi dhe ne mendojmë për këtë gjatë përgatitjes së programeve. Universitetet kanë një përgjegjësi për t’u përballur me këtë, qeveria dhe biznesi gjithashtu. Ky është një problem shumë i rëndësishëm dhe çështja është se si të sigurojmë mundësi dhe shpresë për njerëzit që ndryshimi mund të vijë, që gjërat mund të lëvizin në një drejtim pozitiv dhe që ata duhet të qëndrojne dhe të ndërtojnë jetën dhe karrierën e tyre këtu, në një mënyrë pozitive për ta dhe fëmijët e tyre. Në një farë mënyre ajo do të jetë në fund të fundit një test për të gjithë ne; është një sfidë e rëndësishme; mendoj se është një lente që të gjithë ne duhet të shohim përtej saj se çfarë po bëjmë, kur mendojmë se çfarë fondacioni mund të bëjë, qeveria duhet të shikojë përmes kësaj lente. E kam biseduar këtë me drejtues biznesesh këtu me kryeministrin dhe me ministritë, me të cilat ne kemi të bëjmë, me opozitën. dhe mendoj se Për të patur nëse do të ketë një ndryshim, njerëzit duhet të bashkohen në një vizion dhe të rinjtë ta shohin atë si mundësi për ndryshim dhe bazuar tek kjo, të marrin vendimet e jetës.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Granoff: Njerëzit po “votojnë me këmbë” dhe po ikin nga vendi, ndaj duhet bashkëpunim”

  1. says:

    Të hapet kafe Starbucks. (kompani Amerikane dhe në vëndin tonë)

    1. Tarrasi qe ta plasi says:

      Qe kur paskan mesuar te bejne kafe amerikanet ?

  2. navy says:

    Ami go home, crime leader, teacher Michel Granoff AAEF, American Bank of Albania

  3. Tarrasi says:

    Te ben pershtyje kontrasti i thelle :
    Nje biznesman amerikan si Granoff e konsideron me te drejte shume te rendesishme çeshtjen e largimit te rinise nga vendi.
    Ndresa per politikanin No.1 te Shqiperise, Edi Rama, largimi nga vendi nuk perben problem. Ai justifikohet me faktin se keshtu kane bere dhe bejne shume popuj.
    Kush ka te drejte ?
    Natyrisht Rama, per cdo problem serioz, ku zakonish ai eshte vete shkaktori, i ben dalje duke thene “nuk eshte puna ime “.

  4. pse e kthyet enverin ne legjende ?? says:

    ti thuash Enverit ‘DIKTATORI HOXHA dhe nga ana tjeter pas 27 vjetesh shqiptaret akoma po e braktisin ate vend sikur te na kishte pushtuar turku ne shekullin e XV nuk shkon..
    .
    Nuk shoh ndonje dallim midis “miqve” turq qe na pushtuan 500 vjet me keto miqte e rinj amerikane,,,edhe atehere dhe sot ai vend u braktis ne menyre biblike duke u kthyer ne nje epidemi kombtare..ndryshimi i vetem eshte se atehere i hengren dhe kockat Gjergjit ashtu si pas 1992 Enverit

    Me sa me kujtohet ne nje artikull te Meros ; “Granof i fundmi i berishen ne washington” ku tipi dilte personazh negativ si berishist dhe lulbashist i thekur..

    Nuk e besoja ne 1991 qe keto granoffet qe u gezuan kur ramizi hodhi bustin e enverit do ta ringjallnin enverin jo per merite te tij por ne tolerimin dhe mbrojtjen qe po i bejne perbindeshit Sali..

  5. vathi says:

    starbuks eshte e shtrenjt dhe amerika po mbyll shume prej tyre…

  6. Lili says:

    Blablabla,blablabla…

  7. shigjetari says:

    NJE diktatori te “tmerrshem”thot ky amerikoni qe ngado qe shkon fut vetem mutin po nuk pati interesat e veta , ky qe as per fotografi nuk e ka par ate burr shteti qe e deshi vendin dhe popullin e tij si askush tjeter , i mbajti ne vendin e tyre , i hapi vende pune shkolla uzina fabrika qendra edukacioni i dha çdo gje qe kishte nevoj nje shoqeri e perparuar njerzore per kohen qe ishte etj , dhe nuk i la kta kurva te fusnin drogen prostitucionin mafjen vrasjet tregtin e organeve , shan ky shkerdhat ate burr shteti , te te tera kto te kqia qe pruri ky moster ai i ndaloj me ligj ai diktatori ,ai qe kishte te drejt qe si linte njerzit te largoheshin , kur punen shkollen te tera i kishin ne vendin e tyre pse duhet te dilnin siç po dalin tani , kan mbushur plot burgjet e europes dhe jetojn pa piken e dinjitetit per lemosh , tani dalin nga halli se politika nuk i siguron as gje ne kte bot , perveç se vetem lloqe , se politiken e kan zaptuar ata qe ne fakt ne kohen e shkuar duhet te shkonin e duhet te ishin ne burg ,e kan zaptuar mashtrusit kriminelet hajdutet drogmenet kondrabandistet dhe antishqiptaret , domozdo kta ENVERIN do shajn se ai ishte gijotina maskarallikut dhe tradhtarve te kti vendi , ishte gijotina e ksaj pjeses se keqe te popullsis qe i mer shpirtin dhe e ben te vuaj pjesesn tjeter , e dhe fatkeqsia me e madhe esht se kjo pjesa me e keqe e popullsis sot ka zaptuar shtetin politiken televizionet e mediat dhe te tera vendet e prapagandes , qe me ndimen e osbes qe as qe i rruhet per kte popull ne vend te paguajn dhe te rregullojn mirqenien e kti vendi , qe e katandisen ata si mos me keq me politiken e tyre , hedhin para pa mbarim qe te hidhet balt pa fund kunder vleres ne kte vend dhe i japin rrug se keqes antivleres , kurse nga ana tjeter bertasin per sinqeritet ndershmeri , sot te vjedh hajduti dhe thot kapeni hajdutin , te vret krimineli dhe politikan dhe te ben deshmor , ti amerikon i leshit e kupton ku e keni katandisur ket ven me politikat tuaja mizerabel apo jo , ju amerikanet me rairsonin ate kapterin e shebimit tuaj ne krye hodhet parrullat ne fillim vitet 91te shkaterrojm çfar ka ber komunizmi , pra çfar kishim ndertuar ne me mund e djers per 50 vjet ti vinim kazmen se do vinte çeku bardh , po te shkaterroje çfar kish ber komunizmi vetem ferra kishin per te ngelur ne kte vend dhe ato ministri qe beri italia fashiste , qe mburret me paturpsin me te madhe kryehajduti i SHQIPTARVE dhe kryetradhtari Amet Zogu , ktu ne 45sen nuk kishte mender nje mut , te tera jan ngritur per 50 vjet me pun dit nat dhe shkuan per lesh , ti amerikon i nderseve rrugaçet e politikes ta katandisnin ne kte far feje kte ndertes dhe sot vjen hedh dy lek per te rregulluar çfar esht dhier me deshiren dhe udhezimet e tua , çesht me e forta se dhe na kapardisesh se po ndimon kte popull , e kush ju qe na ndimonit ne pasardhesit e ilirve si milet lopa , qe kur kemi mjel ne lop amerika deshte dhe 2000 vjet te zbulohej , ikin njerzit se e shkaterruat ju me politiken tuaj te degjenerume perça e shkaterro , urdho tani nga 4.5 milion banor qe na la ENVERI qe ti kopuk shan qe ai me ty nuk fshinte bythen , sot po shuhemi si shtet se po ikin te ter me politiken e atij kapter rairsonit tend , ti shkaterrojm te tera , se i kishim industrin uzinat fabrikat kombinatet , kishim nevoj vetem per lend te par dhe njerez qe ta deshen kte vend ne drejtimin e politikes , dhe sot e 20 vjet do ishim ne europ, nuk i lusnim bythen europes sot kur nuk na ka ngelur me kra pune ne kte vend , se vetem pesionistet dhe mashtrusit e politikes medjas batakçinjt shushunjat qe i pin gjakun dhe ktyre pak pensionisteve kan mbetur ne kte vend , tani ndimo kte vend te ngresh azile se vetem per azile pleqsh kemi nevoj , ne kte derexhe na katandiset me politiken tuj amerikono , nuk ka kush mson mo aty brenda asaj ndertese , aty ver vetem tavolina te lozin domino pleqt , te pakten mos rrin jasht ti bjer dielli nekok se nuk kan as lek qyqaret te rrin neper klube . se jan heronjt e kti vendi pjesa me vitale dhe e rrespektuar kta pensionist qe sot jan len ne harres nga te ter,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *