Italianët që “ëndërronin” Enverin dhe marrëdhëniet Itali-Shqipëri gjatë viteve të Luftës së Ftohtë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Italia është sot partneri më strategjik e mbështetës i rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Dy vendet përballë Adriatikut kanë një marrëdhënie shumëvjeçare mjaft të mirë mes tyre dhe pse në epoka të caktuara historike ka njohur dhe vështirësi.

E tillë është periudha e sistemit komunist në Shqipëri që për gjysëm shekulli izoloi vendin tonë nga e gjithë bota.

Për të analizuar marrëdhëniet Itali-Shqipëri përgjatë viteve të Luftës së Ftohtë me iniciativën e Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Ambasadës shqiptare në Romë u organizua në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetitn Roma 3, një seminar shkencor i cili prezantoi publikimin për herë të parë në gjuhën italiane të dy punimeve historike me një dokumentacion të gjerë arkivor që pasqyrojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Italia që ëndërronte Enverin” është botimi studimor i autorit Nicola Pedrazzi, i cili ka hulumtuar në arkivat e dy shteteve duke bashkuar për herë të parë dokumentacionin politik e diplomatik në vitet e regjimit të diktaturës së Enver Hoxhës.

Historiani italian Nicola Pedrazzi thotë se dhe në Itali kishte grupe të vogla që ëndërronin Shqipërinë.

Titulli i librit “Italia që ëndërronte Enverin” është qëllimisht një paradoks pasi jemi mësuar gjithmonë me imazhin e shqiptarëve që në vitet 70-80 ëndërronin Italinë përmes televizonit italian. Ky titull hedh poshtë këtë histori duke dokumentuar se në Itali ekzistonin grupe të vogla të së majtës ekstra parlamentare italiane që ëndërronin Shqipërinë e Enver Hoxhës si një model realizimi politik.

Historia e Shqipërisë nuk është studiuar sa duhet deklaron studiuesi italian, Ka një punë të madhe për ‘u bërë mbi memorien historike të këtij vendi”, tha Nicola Pedrazzi.

Në arkivat shqiptare ekziston një dokumentacion i gjerë i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë gjatë luftës së ftohtë Gjatë hulumtimeve në arkiva mund të gjesh mjaft dokumenta të reja dhe emociunese, por ajo që unë sygjeroj për studiuesit e rinj të historisë së Shqipërisë, është mjaft e rëndësishme të studiojnë në mënyrë e metoda shkencore të gjitha arkivat duke lënë mënjanë emocionet e duke punuar me shumë impenjim. Është e dukshme që për gjysmë shekulli në Shqipëri ka ekzistuar vetëm historiografia komuniste. Tani gjërat janë ndryshe. Ka ardhur momenti të shkruhet historia e Shqipërisë aktuale”, tha Nicola Pedrazzi.

Në seminarin shkencor ishin të pranishëm Ambasadori i Italisë në Shqipëri z. Cutillo, Ambasadorja e Shqipërisë në Romë znj. Anila Bitri si dhe studiues dhe profesorë nga Universitetet më të rëndësishme italiane.

Profesori arbëresh Francesco Altimari i Universitetit të Kalabrisë përcolli memorien e popullit arbëresh përgjatë periudhës së izolimit komunist të Shqipërisë.(oranews)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Italianët që “ëndërronin” Enverin dhe marrëdhëniet Itali-Shqipëri gjatë viteve të Luftës së Ftohtë”

  1. Che Guevara says:

    Beni nje referendum popullor ne Shqiperi dhe pyeteni popullin shqiptar se kur jetonte me mire TANI apo ne kohen e Enver Hoxhes!
    Dhe po mua mbajti suma beni krahasime konkrete ekonomike,financiare,teknike,sociale etj,te te gjitha fushave te jetes ne te dy sistemet duke filluar nga arsimi,shendetesia,kultura,drejtesia,bujqesia,industria,minierat,punesimi,sportet,edukimi i rinise,morali,ushtria,mjedisi,dinjiteti i njeriut,siguria e jetres, besimi ne te ardhmen,korrupsioni,droga,trafikimi,ndarja e pasurise etj,etj!
    Provojeni me fakte e jo me demagogji dhe do shihni se do dorezoheni!
    SOCIALIZMI eshte sistemi politik me njerezor ne bote,doni apo nuk doni ju!

  2. Dove e L'Albania says:

    Ku e ke komentin ?
    Nuk pershtatet me bindjet tuaja gazetareske te pa varura te shtypit te lire?
    Nuk eshte e nevojshme qe opinioni i lexuesit,komentuesit, te shpreh pikpamjet
    qe ka gazeta Tema dhe stafi i saje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *