Kujtohet vrasja tragjike e Romeos dhe Zhuljetës së Sarajevës: Si vdiqën të përqafuar serbi Boshko dhe boshnjakia Admira

19 Maj 2018, 16:20Rajoni TEMA

Cedomir Jovanoviç, lideri i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, ka kujtuar një ndër ngjarjet më të dhimbshme të luftës së Bosnjës, vrasjen me snajper të atyre që u konsideruan Romeo e Zhuljeta e Sarajevës.

Bëhet fjalë për çiftin e dashuruar Boshko Brkiç dhe Admira Ismiç, njëri serb e tjetra boshnjake, që në përpjekje për t’i shpëtuar tmerrit të luftës u vranë e dhanë frymën e fundit pranë njëri-tjetrit, në një skenë sa romantike aq dhe tragjike.

Asgjë pa dashuri dhe gjithçka për dashuri … që na lanë Boshko dhe Admira … kjo është vetëm jeta”, shkruan ndër të tjera Jovanoviç.

Një pas fillimit të luftës, në fillim mes serbëve e kroatëve e më pas serbëve e boshnjakëve, çifti i dashuruar vendosi të largohej nga Sarajeva e kallur.

Dalja e vetme ishte përmes urës së Vrbanjes. Ata tentuan ta kalonin urën atë 18 maj të vitit 1993, duke besuar se armëpushimi ishte në fuqi.

Por një plumb snajperi plandos përtokë Boshkon duke e lënë të vdekur në vend. Plumbi i dytë godet Admirën. E ajo, e plagosur zvarritet deri te Boshkoja i pajetë dhe arrin ta përqafojë. Pak minuta më vonë vdes.

Trupat e tyre mbetën shtrirë në rrugë për shtatë ditë. Babai dhe nëna e Admirës e mësuan vetëm pas dy ditësh se vajza e tyre ishte vrarë.

Fotot e trupave të vdekur të atyre që u quajtën Romeo dhe Zhuljeta e Sarajevës u shpërndan kudo në botë, si simbo i një lufte në kufijtë e çnjerëzores. (tesheshi)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje