Protesta, Edi Paloka paralajmëron rrëzimin e Ramës: Shqiptarët janë thirrur, na prit tek dera

Edi Paloka ka paralajmëruar rrëzimin e qeverisë “Rama”.

Përmes një statusi në rrjetin socvial Facebook teksa komenton zhvillimet e fundit, ai thotë se shqiptarët janë thirrur nga opozita që t’i bashkohen në një protestë popullore.

Numri dy i demokratëve gjykon se ndryshe nga demokratët, Rama po punon për pasuri dhe kundër  interesave të vendit.

“E nxorri koken fare pak nga llumi , sa per te treguar se po kapen fundin.
Sa me shume perpiqet dhe i mbron aq me shume zhytet ne llumin e tij te krimit, aq me i pashprese behet.

Dje , pasi mashtroi prape mbi ekspertizen per pergjimin qe paskesh bere vete, nuk gjente dot deren per te dale nga salla e konferences me gazetaret. Sot u perdrodh prape e deklaroi se po pret ekspertizen e prokurorise se tij.

Mblodhi llumin e krimit e droges dhe ja paraqiti shqiptareve si xhevahire duke i bere kryetare bashkie, deputete e ministra…

Edvin , je ti qe me “xhevahiret”e tu, nga Elvis Roshi tek Sajmir Tahiri e Fatmir e Agron Xhafa duke punuar per pushtetin dhe pasurine tuaj, punoni dite e nate kunder Shqipërise e shqiptareve .
Me 26 maj shqiptaret jane thirrur qe te pastrojne llumin tend Edvin. Priti tek dera…” tha Paloka. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...