Emigrantët ilegalë, Mali i Zi mund të ndërtojë gardh me tela në kufirin me Shqipërinë

20 Maj 2018, 14:38Rajoni TEMA

Mali i Zi po konsideron mundësinë e ndërtimit të një gardhi me tela në kufirin me Shqipërinë për të parandaluar kalimin e emigrantëve ilegalë. Kështu ka deklaruar këtë të dielë një zyrtar i qeverisë malazeze. Për shkak të fluksit të emigrantëve ilegalë, kryesisht sirianë, që kalojnë nga Shqipëria drejt Malit të Zi, shteti fqinj po mendon të marrë masa për të frenuar këtë fenomen.

“Nëse do të ketë një fluks të madh të emigrantëve, do të ngremë gardh me tela në kufirin me Shqipërinë”, tha për televizionin shtetëror Vojislad Dragovic, kreu i Departamentit për Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror të Malit të Zi.

Ai shtoi gjithashtu se autoritetet shqiptare në shumë raste kishin refuzuar të pranonin klandestinët që kthente Mali i Zi, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të ripranimit të emigrantëve.

Mijëra emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme po synojnë të shkojnë drejt Evropës Perëndimore. Kontrabandistët e refugjatëve kanë gjetur një korridor të ri në Ballkan, duke kaluar nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjes për të arritur në Kroaci, që është vend anëtar i BE.

Shumë shtete evropiane kanë ngritur gardhe me tela në kufijtë e tyre për të frenuar fluksin e refugjatëve. Hungaria ka vendosur gardh në kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë gjatë krizës që shpërtheu në vitin 2015, kur më shumë se 1 milion emigrantë hynë në Evropë. /tvklan.al/

5 komente në “Emigrantët ilegalë, Mali i Zi mund të ndërtojë gardh me tela në kufirin me Shqipërinë”

  1. says:

    SHBA do heqin ambasadën nga qytez shtet Mali Zi.

  2. santa quaranta says:

    Me ate polici kufitare qe ka Shkodra normal qe edhe telat do na vene…..

  3. Lani says:

    U ba edhe mali zi. .hapu dhe

  4. Jak Boston says:

    Si ka mundesi kur Shqiperia drejtohet nga Ripjellja e Rames per me shume se 6 vite se sipas trushpelareve te Ripjelljes Rama ka bere shtet.
    Me siguri qe fajin e ka Saliu pasi Shkodra ka nje kryebashkiake demokrate.
    Rama seshte gje tjeter vetem se nje udheheqes kazani, pasi kazani me i madh ne Shqiperi eshte politika shqiptare, mediat jane pjese e kompletit te kazaneve.

  5. Justin says:

    Shqiperia ti beje presion ketij byth haleje “vend” qe nese ben dicka te tille do kete pasoja per stabilitetin e malit te jevgjitit.

    Nese Shqiperia nuk pranon ti marri mbrapsht keta refugjate atehere tja coje BE-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje