“Heroi Babale”

20 Maj 2018, 19:15Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Problemi i ri që ka prodhuar Partia Demokratike për veten e saj me historinë e sajimit të një përgjimi, nuk është se ka dëmtuar Fatmir Xhafajn, apo ka vënë në pozitë aspak të këndshme një djalë të ri që do të punojë si gazetar. Këto janë probleme që kalojnë shpejt, pasi është vënë në lëvizje prokuroria dhe çdo gjë zbardhet duke marrë kushdo atë që i takon.

Problemi që Lulzim Basha i ka prodhuar PD, është “Heroi Babale”. Çdo histori opozitarizmi ka heronjtë e vet dhe meritat e njerëzve të caktuar.

Në opozitën e parë të socialistëve peshën e opozitës e mbanin gazetarët, kryesisht të “Koha Jonë”, dhe disa parti aleate të PS. Në opozitën e parë të Berishës dy- tre gazetarë dhe vetë Berisha. Në opozitën e gjatë tetëvjeçare të PS, përsëri ishin disa gazetarë dhe vetë Rama që prodhonte një fluks besimi tek njerëzit.

Prej vitit 2013, PD nuk ka asnjë hero të spikatur opozitar, por ka një kor kaotik “karrigethyerish”, siç i quante Berisha dikur kundërshtarët e vet, të cilët mendojnë se detyra e vetme e tyre, është të mbajnë fort çelsat e PD, pasi ylli i tyre do të “ndrijë” përsëri.

Por aksioni i fundit opozitaro-policeks i PD, më në fund e nxori një hero. Është “Heroi Babale”. Nuk kam asnjë paragjykim për profilin e tij si trafikant, apo si njeri i dëshpëruar që kërkon të hidhet në zjarr. Njerëz të dëshpëruar mund të gjesh në çdo kohë për t’i përdorur. Problemi është se PD është tërhequr e gjitha nga aksioni që ka sajuar dhe po përpiqet t’ia lërë meritat “Babales”, edhe pse ai i gjori nuk i do. Se në fakt nuk janë merita, por mundësi prangash.

Si përfundim ne mund të gjendemi para një situate, kur PD së paku duhet të shprehë mirënjohje ndaj këtij njeriu.

Nëse për një moment, mendojmë se PD vjen nesër në pushtet, heroi i saj nuk është as Muli, as Luli, as Paloka as Nard Ndoka, as Vasili, as Nebili, as Monika, as Grida, biles as Baba Saliu, por thjesht “Babale” Veliu.

Dhe ky është një problem më i madh se gjithë kauzat e saj opozitare, pasi ajo u dorëzua në gjithë idetë e saj, dhe mungesa e fantazisë e çoi tek një njeri i dëshpëruar, që siç thotë një fjalë e urtë popullore, “si kamikaz të ha m…dhe si hero të prish punë”.

Së paku është mirë të fokusoheshin tek gazetari që punësuan në këtë projekt. Jam kundër këtyre që mallkojnë atë gazetarin dhe i kërkojnë etikë profesionale. Në një shtyp ku etika është mall i dalë nga tregu, nuk keni pse ja kërkoni këtë Jetmir Olldashit, edhe pse nuk e njoh nga afër. E rëndësishme është që ai pranoi të merrte përsipër një hetim.

Problemi i tij dhe i PD është se duhet t’i dalin zot atij hetimi. Është qesharake që në një iniciativë politike, të llogarisësh dhe frikën nga Prokuroria apo Gjykata. Kur nisesh për një betejë të tillë, llogari të tilla janë banale dhe meskine, dhe nuk të lënë vend jo më për hero, por as për bashkëpunëtor heronjsh. Ideja që edhe duhet të jesh hero, edhe duhet të gëzosh privilegjet e heroit, është paksa anormale.

Së paku nëse kësaj pune do t’ia vinte gjoksin gazetari qoftë dhe me plot gropa dhe hije të zeza mes saj, do ishte më dinjitoze, pasi nesër PD së paku do kishte dikë që mund ta falenderonte dhe ta mbante në krah. “Heroin Babale”, nuk kanë ku ta çojnë. Atë mund ta gjesh nesër në rrugë t’i japësh një honorar tjetër dhe të bëjë historinë e kundërt. Ai nuk e ndihmon dot PD të fitojë, por dhe sikur ta ndihmonte, heroi i saj do ishte jo vetëm një njeri i rëndomtë dhe trafikant, por mbi të gjitha dikush nga rraca  e atyre që PD thotë se po i lufton.

Është prekja e fundit të idesë për marrjen e pushtetit me çdo çmim. Dhe në këtë rast PD po paguan çmimin por s’po merr pushtetin.

27 komente në ““Heroi Babale””

  1. adi says:

    mero
    te denoncosh trafikantet e droges
    njerzit do i gjesh ose nga nje pjese e vogel e policise ( njeri qe ishte zvicra i dha azil politik)
    ose nga trafikante te penduar
    se nga intelektualet dhe akademia e shkencave nuk i lidh gje as me kete kategori.
    kjo eshte pika ku e coi shqiperine rilindja
    dhe mqs ra fjala di ti mero te kete rilindja ndonje
    pushtetar deputet minister kryetar bashkie qe se paku te kete shkolle pa lere te kete porfesioniste te mirfillte.
    te gjithe nga kjo pjese e popullsise i ka dhe patjeter edhe denoncuesit me fakte po nga ky llum do jene.
    PS: cudi sa te zote ishin gazeteret qe mbeshtsnin rilindjen ne opozite . i ke te gjithe ne pak vjet ose me miliona euro te deklaruara ose me vila neper lalez e me gjere. dhe perballe babales keta gazetare dhe analiste zgjodhen te mbronin agron xhafen. moralisht me poshte dhe me keq nuk mund te katandiset nje qenie e tille!!!!

    1. Ervin says:

      Bravo Adi, more “overtime” duke punuar te djelen. Te fala Plakut Mere

    2. prizem says:

      @adi
      Je komplet out, nuk e kupton qe e gjitha kjo eshte nje show e ndyre dhe inksenim i poshter per te vonuar implementimin e vetting-ut dhe procesin e negociatave. Trafikantet e droges i dashur adi nuk luftohen me te tjere trafikante apo nje pjese te vogel te policise por me forcen e ligjit dhe zbatimin e tij rigoroz. Prabdaj edhe PD gjen te tille tipa per ti vene pengesa kesaj qeverie dhe harron qe ne te vrtete pengon Shqiperine se qeverite vijne e ikin. TUNG.

      1. Zigur Qarri says:

        Po,eshte e vertete, qe”trafikantet e droges luftohen me forcen e ligjit”,por kapen si thote adi,dhe ashtu si thua ti me poshte,
        “plumbi qerohet me plumb dhe trafikanti Agron qerohet me trafikantin Babale”.

  2. Kombi says:

    PY AS NUK PO E MERR PUSHTETIN ,AS NUK PO PAGUAN CMIMIN . PD THJESHT KALON KOHEN, GJOJA BEN OPOZITE ME SHASHKA, QE I PLASIN NE DORE . SA PER HEROKN BAHALE , CUDIA E DESHMISE ISHTE SE AI NA KISHTE SHKUAR TEK AGRONI , VETEM PER TA PROVOKUAR , NESE AI MERREJ SKOMA ME TRAFIK DHE PIKERISHT KETE DITE TE VETME , QE KY KA TELEFONUAR , MBAS SHUME VITESH , GJENDET PAPRITUR DHE PAKUJTUAR NEN PERGJIM . SA E CUDITESHME QENKA KJO KOCIDENCE , QE MUND TS HAJNE VETEM GOMERET E BAHALES .

  3. katarakti says:

    Nga gjithe kjo zallamahi une mesova se ministri i brendshem paska nje vella trafikant droge. Hije e zeze ne karrieren e tij. A duhet qe ai te jape doreheqjen per kete shkak?! Kjo per mua varet nga ndergjegja e tij dhe qendrimi i kryeministrit. Ndersa rolin e ketij Babules, te gazetarit apo atyre deputeteve te PD-se nuk e kam te qarte! Dhe se çfare provojne dhe kerkojne ata?! Ne fakt perveç faktit te papelqyeshem te vellait trafikant te ministrit te brendshem, cilat jane provat dhe akuzat shtese?! Kete nuk e kuptoj. Edhe Mero sikur nuk e ka sqaruar deri me tani. Por merret me e lagu s’e lagu. Per mua duhet te qendrojme te faktet. Dhe jo tek opinionet, komentet apo shpifjet. Nese ka shpifje duhen çuar me urgjence ne prokurori. Se nuk mund te vazhdohet me keshtu. Siç thoshte nje komentues dje keshtu ngjan kur i zvarrit gjerat. Atehere hajduti te akuzon per hajdut. Vrasesi per vrases. Ai qe peruroi drogen ne Shqiperi dhe krijoi republiken e pavarur te Lazaratit akuzon te tjeret per ato qe ka bere vete. Shume po merren me kete Babolen dhe gazetarin! Po çfare paskan zbuluar keta te dy qe nuk dihej deri me sot?! Kush mund te ma thote?! Sa merren me kete Babolen le te merren dhe te sqarojne faktet xhanem.

  4. Dimeri says:

    Babale ka besim se PD po lufton drogen,jo trafikantet !

    1. prizem says:

      Ashtu sic plumbi qerohet me plumb edhe trafikanti Agron qerohet me trafikantin Babale…

  5. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Pesë vite shkuan
    Mbeti kaps në hale
    Në fund opozita
    Pordhi një Babale.
    *
    Por ç’e do “heroi”
    Doli i papjekur
    Nuk duhej i gjallë
    Duhej ca i vdekur.
    *
    Por ç’e do “heroi”
    Mbeti pa bitisur
    Duhej; o i vdekur
    O i arratisur.
    ***
    P.S.
    Do vejë cooppozita
    Prapë e prapë në hale
    Çorbë të gatuaj
    Prapë, me fekale.

    1. nirvana says:

      je i madh per Zotin!!

  6. Zigur Qarri says:

    Histori pergjimi e sajuar?!Eshte e vertete apo me urdher?Tek e fundit,perse mos te urdheroi Rama qe pergjimi
    duhet te jete patjeter sajese,ai te gjitha institucionet ne dore i ka.Policia e Rames deklaroi ne Lazarat,se ndermjet
    atyre qe qellojn ne drejtim te Policise,eshte edhe Kostandin Xhuvani!Rama urdheroi qe policet te lepinin ate qe
    kishin peshtyre,dhe Kostandini shpetoi,per te marre me pas 4 jete njerezish.A nuk beri te njejten gje Sali Berisha
    me Ilir Meten,perse mos ta beje edhe Edi Rama?!Do ta zbardhe te verteten e pergjimit te baboles Prokuroria,apo
    do ta nxije?Ne fakt,Heroi pa thonjeza,eshte gazetari investigativ Jetmir Olldashi,babolja ishte karremi,zari,dhe pa
    nje zar te tille,ashtu si ndodh kudo me mafiozet,eshte i pamundur te arrihet qellimi.Ka qene edhe rasti Emiliano
    Shullazit,qe i bente hapur gjerat,por nuk pat byth edhe nje gazetar i vetem qe ta denonconte!!!Fjala Hero,eshte
    fjale e madhe,nuk shkon per politikanet,sidomos per keta pas 90-tes,por Edmond Spaho qe ti nuk e permend,
    ndan pak nga te tjeret.Un e di qe ajo fjala urte popullore thote,”kur e ben mik te prish pune,kur e ben armik te ha
    mune”.O Mero Baze,edhe Zoti te zbresi ne Toke,do ti gjeje nje defekt per te pasur mundesine ta kritikoje,por PS
    dhe Edi Rames,shto edhe Erion Pemtarin,nuk i ke gjetut asnje defekt!Vetem mos u ngut,po bej durim deri sa ti gjesh,

    1. prizem says:

      Ah Zigur Qorri, Zigur Qorri…U plake e dore nuk hoqe, edhe guret e varrit tu befshin …Babale.

      1. Zigur Qarri says:

        Trego arsyen,perse?Dyshoj,qe ti nuk i lexon komentet deri ne fund,ose nuk kupton mire shqipen!
        Ty,te meket goja,ke probleme me artikulimin apo nuk sheh mire nga syte?

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Zigur, ceshtja e Kostandin Xhuvanit ndodhi 2 jave para se Policia te hynte fizkisht ne Lazarat. A ishte apo jo, eshte per tu mbetur.. Mbase ishte , por kjo nuk e ben fajtore te emen sikurse edhe kur vrau.. Clidhje kishte Liza Xhuvani me rrodoken e te birit?!?! Ta kesh nga une: Dhimiter Shuvani ishte nje engjell qe I iku ksaj toke.. Gazetarit investigiv se di por lexon ate qe I kan shkruar. Gazetarit investigiv spo I del pergjigjia me telefi apo televi eshte ber pergjimi.. Thua Edmond Spaho.. Po, atij juli shifra te haj dhe je ne rregull.. Spaho thua, ky fosile.. Lali Erin ke per te par cfare do bej se eshte gjenerata e vizjonit dhe e punes. Ti Zigur rri ulur duke ngrene cipsa ne lazyboy dhe shih lajmet.. Mos harro pultin..

      1. Zigur Qarri says:

        Gjatë operacionit në Lazarat,emri i Kostandin Xhuvanit doli i 27-ti ne listë,si person që ka kundërshtuar policinë me armë .
        Keto jan fjalet e Policise,dhe po nuk u moren per baze te dhenat e Policise,nuk mund te merret asnje deshmitari tjeter.
        Ke te drejte kur thua,se e Ema e tij nuk eshte fajtore,sepse faji rendon mbi ate qe ka bere krimet.Por,Luiza Xhuvani ashtu si
        Fatmir Xhafaj,i rendon fshehja krimit,dhe mosdenoncimi eshte i denueshem me ligj,me fort per pozicionin e larte Zyrtare
        te tyre.Nuk dyshoj qe Dhimiter Xhuvani te kete qene ashtu si thua ti,ndoshta edhe per Spahon gaboj,por,kur lexoj
        rreshtin te fundit te pergjigjes tende,ku presupozon me personin tim,bie poshte besueshmeria ne ato qe thua.
        Megjithate,je nje hap me para se te tjeret,nga ata qe merren nga fillimi e deri ne fund me personin dhe jo me problemin,
        dhe per kete do vlersuar.

  7. zi says:

    Bajgat e gomarit te Sanco Pancos,
    jane me te respektuara nga keta heronj [me bust apo jo].
    Ndersa Don Kin Shoti i Mances vazhdon te luftoje me mullinjt e eres.
    E keqja shfaqet ne shume menyra ne kohe e ne vende te ndryeshme,kjo e jona thjesht,
    eshte e keqja me e ndyre qe mban vec era mut.
    E vetmja menyre per ti shpetuar kesaj te keqeje,menxyreje, mund te jete;
    mbushini me mut keta kerma mbase fryhen,ngjyeni me mut,futni ne nje grope muti,mbytini me mut,serviruni mut ne tavolinat e tyre perallore,
    mbase nginjen dhe zene mend.

  8. Timi says:

    Nuk i kuptoj akoma disa këtu që mendojnë se PD lufton drogën. Aq naiv nuk mund të jetë njeriu që njef situatën në vend. Ata duan kaos që ti shpëtojnë burgut pasi reforma po pastron gjyqin. Morën hov në Kukës për pagesën por shpejt u shua. Tash me Xhafen. Nesër do jetë diçka tjetër. Tjetër hall ka PD. Por jo droga.

  9. gazi says:

    PD-ja e BABALE ne hale

  10. Salihani&Grida says:

    Nje hero i kohe sone te dhjere. Po shpall tender per berjen e bustit te babales Vlonjatit.
    Busti do te vendoset para hyrjes kryesore te SH.Q.U.P it
    Vlefta limit 100 000€.
    Afati perfundimit 26 maj 2018.
    Busti do te jete prej allcie
    Ne tender lejohen vetem anetare te PD me teser.
    Te plamifikohet perkrsh ketij busti dhe vemdi per nje bust tjeter madheshtor per S.B

  11. elia says:

    Trafiku droges ESHTE real,vellai ministrit doli qe merrej me ate pune, ,,,pranoje mero, mos u bej legen,por dhe pd do TE beje vet trafik droge..

  12. Seferi says:

    Lufta e opozites kunder droges eshte ne permbajtje e pa kuptimte, pasi nuk luftohet droga me drogaxhinje, burgaxhinje dhe kriminela. Prandaj populli eshte inatosur me kete opozite dhe gjithemone e me shume po i largohet. Kesaj here opozita nuk po lufton kunder droges por qartesisht te mos pranohet Shqiperia nga BE per nisjen e negociatave. Kjo duhet thene e sqaruar Populli cdo ore e cdo dite dhe deputetet e pozites duhet te aktivizohen masivisht e te mos flene, se mjafte kane fjetur.

  13. Xhike says:

    Me bole nuk fitohet

  14. ALBAN DEGA says:

    BABALJA APO HAVALJA E PDSH-SE DHE SALI BERISHES !?

    – KU… KU SA POSHTE KA RENE SALIKRACIA !?
    – MOZOMAKEQ !

    – NGA ALBAN DEGA, NJU JORK

    NARKOTRAFIKANTI….
    HUMANTRAFIKANTI….
    PIJANECI KRONIK….
    HAJDUTI I MAKINAVE…
    KUMARXHIU I FAMILJES DHE FEMIJEVE TE VET … BABALJA ESHTE BERE TASH PESE DITE JO VETEM KALI I BETEJES PER KARRIKE E PUSHTET POR EDHE EMBLEMA DHE SIMBOLI
    I PDSH-SE DHE LSI-SE , I OPOZITES SE PALLUAR E SHPARTALLUAR ME KEQ SE GJERMANET NE STALINGRAD !
    “ BANDA E GANGSTEREVE” DHE KRYPESHQVE TE SAJ SALI LUL MUL MONA CIZME XEN ENKELED SALIANJIN EDI PALOKARIT …. ESHTE KATANDISUR SI MOS ME KEQ !
    BABALJA I TYRE, SIC E TREGOJNE DESHMI E PROVA E FAKTE TE PADISKUTUESHME ME ZE E ME FIGURE ESHTE KTHYER E DO TE JETE HAVALJA E KRYPESHQVE POLITIKE, JURIDIKE, MEDIATIKE, BIOLOGJIKE TE “ KESAJ MAFIA QE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT” NGA PANIKU DHE TMERRI I REFORMES NE DREJTESI DHE VETINGUT NE DREJTESI E POLICÍ, NE ADMINISTRATE E
    POLITIKE !!!
    SHQIPTARE KUDO QE JENI!
    SHIHNI SA POSHTE KA RENE KARTAGJENA E SALIKRACISE !
    SHIHNI KE KANE KTHYER NE SIMBOL, EMBLEME E TOPUZ TE TYRE PER ARDHJEN NE PUSHTET ME KOMPLOTE, INTRIGA , MASHTRIME, POSHTERSI IDIOTESKE, QESHARAKE, TE NEVERITSHME DERI NE KRUPE !?
    NESE KINI DYSHIM HIDHNI NJE SY VETEM FOTOGRAFISE SE TIJ SY E FYTYRE KUQE NGA ALKOLI E STRESI I KRIMEVE TEPER TE RENDA TE TIJ TE PERMENDURA NE FILLIM TE
    SHKRIMIT
    CFARE NUK PRITET NGA NJE “BANDE GANGSTERESH “ QE PERDORI ARKIVOLIN DHE KUFOMEN E AZEM HSJDARIT, NJE VIKTIME E SALI BERISHES QE E NXORI NE PRITE, SI TOPUZ PER TE SHQYER DYERT E KRYEMINISTRISE DHE PET TE ORGANIZUAR GRUSHTIN FASHIST TE SHTETIT TE 14 SHTATORIT 1998 NE BASHKEPUNIM ME UDB-EN E SLLOBODAN MILLOSHEVICIT E STANISHICIT DUKE IA FUTUR FLAKEN SHQIPERISE DHE THIKEN MBAS SHPINE VELLEZERVE E MOTRAVE SHQIPTARE TE KOSOVES, MAQEDONISE, MALIT TE ZI DHE LUGINES SE PRESHEVES NE CASTET ME TE RENDA, NE KULMIN E HAZEPIT DHE GENOCIDIT ANTISHQIPTAR SETBOMADH NE KOSOVE TE VITEVE 1997-1999 !
    BABALJA I KESAJ BANDE GANGSTERESH NUK ESHTE GJE TJETER VECSE NJE KRIJESE MJERANE NJE DRU ME PRE I HAVALES SE SHQIPERISE I KRYPESHKUT E KAPOBANDES SE KESAJ MAFIE TE KORRUPSIONIT E KRIMIT TE ORGANIZUAR NE SHQIPERi ME EMRIN SALI RAM BERISHA E CO !
    SI I TILLE BABALJA PO DHE DO TE KTHEHET EDHE NE HAVALEN E HAVALES SE SHQIPERISE SALI BERISHA!
    KU… KU SA POSHTE KA RA SALIKRACIA !?
    JANE BERE PER TI MESHIRUAR E PER TI VAJTUAR PER SE GJALLI !
    ZOT FALUA MEKATET ! NUK DINE CFARE BEJNE TE GJORET, DO TE THOSHTE MARK ANTONI PO TE RINGJALLEJ !
    MOZOMAKEQ ( MOS ZOT MA
    KEQ ) THEMI NE MALESINE E GJAKOVES !Alb

  15. Alban Dega says:

    KETA AS TE VRASIN NUK DINE !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Hipen ne helikopter qe nuk ishte ishte i llogaritur dhe pajisur per te fluturuar naten dhe vrane Gramoz Pashkon e vdekur…
    Per te shpetuar nje te vdekur vrane edhe gjashte te gjalle, perfshi edhe djalin e vetem te tij 19 a 20 vjec! E shuan trashegitmtarin e vetem dhe si fis me urdherin e mikut armik te tij
    Sali Berishes !
    Pata shkruar nje artikull me titull “ Urdheri makaber qe per te shpetuar nje te vdekur vrau gjashte te gjalle “ tek “ Koha Jone “!
    Nxori per gjah dhe vrau Kosta Trebicken .
    “Nje vrasje e marre !” qe tituli i shkrimit tim ne diss gazeta te Shqiperise dhe Kosoves !
    Pse !?
    Kosta Trevicks pat deshmuar e pat informuar Ambasaden amerikane ne Tirane, edhe Deprtamentin amerikan te Mbrojtjes, edhe FBI-be edhe dy relatore te Kongresit amerikan per Gerdecin!
    Cfare kishte mbetur per te denoncuar me !?
    Asgje ! Te gjitha deshmite e tij ruhen per jete ne arshivat perkatese dhe nuk kane afat skadimi !
    Ne cdo moment mund te merren kopjet origjinale te noterizuara me nje FOIA me tarifé zero nga cdo institucion Drejtesise apo qeverie shqiptare ose edhe nga familja per aresye juridike apo personale!
    E vetmja gje qe beri urdheruesi i ekzekutimit te tij ishte dyshimi i bazaar dhe llogjik ne te gjithe mediat amerikane dhe shqiptare per vrasjen e tij qe vune gishtin tek Kryepeshku Berisha, tek Sypeshkaqeni i tij Xeni dhe nje bodigard i familjes se tyre qe bente ligjin ne krye te policise shqiptare!
    Dha urdher per ekzekutimin e kater protestuesve krejt te pafajshem pa asnje rol udheheqes ose peshe ne protesten e 21 janarit 2011, kur protesta kishte filluar te shperndahej dhe nuk perbente asnje rrezik as per Berishen as per qeverine e tij !
    Nje vetvrasje e persosur jo vetem per Berishen e qeahajane e cigligut te tij politiko- familjar PDSH, qe e beri Sali Berishen e Lulezim Bashen kryelajmin boteror nga Wellingtoni ne Alaska, nga Buenos Airesi ne Tokio per ekzekutimin pa vendime gjyqi e ne kundershtim me Kushtetuten e Shqiperise qe e ka ndaluar denomin me vdekje edhe me gjyq e aq ne teper pa gjyq !
    Nje krim i rende i kategorise se krimeve kunder njerezimit qe i ben si njerin edhe tjetrit e krejt kupolen politike te “ Bandes se Gangstereve” subjekt te Gjyqit te Drejtesise Nderkombetare ne Hage pa afat skadimi, unlimited !
    Keta as te vrasin nuk dine!
    Gjuajne kuturu, kodra mbas bregut edhe me plumba edhe me fjale !
    E si gjithnje ne raste te tilla u dalin plumbat prej verteti e fjalet plumba nga qyta e jo nga tyta.
    Me vend te vrasin kundershtarin vrasin veten me plumba e fjalet rrena e rrenat fjale, si me plumba si me fjale !
    Keta as te vrasin nuk dine !

  16. Fcb says:

    Je bere per gjynah Mero ziu , prit..prit se akoma ske pare gje nga ” Sajimi i kesaj Historie ” por ti prape ne rregull je derisa delet e tua akoma e hajne barin tend :))

  17. çeço Selimi says:

    BESOJ S SE DO TE KISHTE FITUAR ME SHUME PIKE ORKENAGANIZATORI I KESAJ KATRAURE ERVIN SALIANJI QE SEBASHKU ME GAZ MEND BARDHIN TE KISHIN NE KRAH SEDHE GRIDA DUMEN , E CILA E KISHTE ME TEPER MUNDESINE QE ME BABOLEN TE KRYENIN ME SUKSES SKENARIN E PERGJIMIT !

  18. Maloku says:

    Problem eshte pse nuk je trafikant droge. Ju qe shani Agron e Fatmir Xhafen keni inate sepse nuk merreni vete me droge. E ku eshte problemi jetu?… perpiquni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje