Përse në 26 maj Lulzim?

20 Maj 2018, 19:50Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike e Lulzim Bashës, ka vendosur të protestojë “ashpër” në 26 maj, pikërisht në përvjetorin e 22 të maskaradës së votimeve, nga ku opozita e asaj kohe sot në pushtet, u dhunua, sepse u ngritën për votat e vjedhura, dhe u rrahën barbarisht drejtuesit e saj nga “skuadrat” e veshura me lara-lara të shtetit të asaj kohe.

Çuditërisht Lulzimi ndoshta edhe pa “dashje”, ka vendosur të përkujtojë një nga bëmat e padëgjuara të partisë tij, duke dalë në shesh në 26 maj, por kësaj here jo për votën e vjedhur, por për të rrëzuar qeverinë legjitime me dhunë.

Padyshim rikthimi në vendin e “krimit elektoral” mbetet tipar i atyre që dhunën e kanë si busull drejtimi edhe në politikë.

Por përse në 26 maj zoti Basha, përse vendose që pikërisht pak ditë para qershorit, kur vendi dhe shqiptarët, presin përgjigjen e madhe për hapjen zyrtare të negociatave, ti dhe shpura tënde e investigatorëve, vendosët të “pushtoni sheshet” duke u përpjekur edhe njëherë të mblidhnin rreth vehtes mijëra e mijëra vetë.

Madje ti si kryetar opozite, apo si kryetar PD, u bëre thirrje edhe socialistëve të mblidhen rreth protestës tënde të “fuqishme” për ti thënë ndal “dhunës, korrupsionit, trafiqeve, e oligarkisë”, etj, etj.

Duke mos e ditur mirë historinë e 26 majit 1996, ti nuk ke vendosur akoma edhe vendin ku do të mbahet protesta e fuqishme e opozitës së bashkuar.

Duke mbledhur “aleatët” e PD, të cilët nuk kanë as anëtarësi, as kryesi dhe as struktura partiake, pasi janë thjesht celula familjare, kujtove se do të impresionosh shqiptarët majtas dhe djathas, për të ardhur në “protestën e madhe” e cila edhe kësaj here do të jetë “si uragan”.

Por ti Lulzim duke mos e ditur mirë historikun e 26 majit 1996, duhej që më parë të kishe pyetur ustallarët e vjetër që kanë mbetur në atë parti, pastaj të kishe vendosur të ftoje në protestë të majtët.

Por duket se ata qëllimisht të kanë shtyrë edhe kësaj here në batak.

Për socialistët e thjeshtë, 26 maji 1996, është dita e zezë e vjedhjes së votave me dhunë në gjithë vendin, është dita e grabitjes së kutive të votimit nga skuadrat e veshura me uniforma të shtetit, që nuk ishin gjë tjetër veçse persona me precedent të theksuar kriminal.

Ata pikërisht në 26 maj 1996, u turrën në qendrat e votimit, blenë vota sa kishin mundësi, dhe atje ku nuk arritën, rrëmbyen kutitë e votimit nën presione dhe dhunë barbare mbi kundërshtarin politik.

Por sikur të mos mjaftonte kjo zoti kryetar, dhuna nuk kurseu as liderët e opozitës së asaj kohe, duke u përbaltur jo vetëm zgjedhjet e “lira dhe të drejta” por edhe Shqipëria e cila zinte vendin e parë në faqet e gazetave europiane.

Dhe pikërisht 26 maji i 1996, (si dhe barbaria e vazhduar në tetorin e atij viti edhe me zgjedhjet lokale, duke e nxjerrë fituese PD me mbi 99 per qind) u bënë shkak për përkeqësimin e situatës politike, dhe pas pak muajsh edhe shkatërrimin e shtetit nga themelet.

Ndoshta ustallarët e vjetër, të mbetur akoma në PD, nuk ta kanë sqaruar mirë 26 majin e 1996 zoti kryetar, pasi ti nuk do të kishe vendosur të thërrisje në “protestën madhështore” edhe demokratët edhe socialistët.

Por duke u ndalur tek demokratët, apo tek urdhëri që u ke dhënë kryetarëve në rrethe, mendoj se pikërisht “baza e partisë tuaj”, mbetet një problem madhor që keni.

E para , strukturat në rrethe nuk ekzistojnë, e dyta baza e PD në rrethe është aq e pakësuar, sa nuk mendohet më as për protesta lokale, dhe jo pastaj për protesta kombëtare.

E treta, një ndër arsyet përse janë larguar militantët nga PD, mbetet zhgënjimi që ata kanë marrë nga humbjet elektorale, dhe aleancat me parti si LSI, apo afrimi në parti i personave anonimë, që nuk janë as anëtarë të asaj partie, apo që janë mandatur si deputetë të listës tënde, pas pazareve apo qokave me afera biznesesh.

Zoti Basha, të ngresh popullin në një protestë madhështore, duhet të jesh i besueshëm, duhet të jesh fjalëmbajtur, duhet të jesh lider partie, duhet të jesh i drejtë, duhet të jesh i paakuzuar, e padyshim duhet të jesh politikan karizmatik.

Populli nuk të beson kur ti merr CD , video apo regjistrime në audio, nga persona që dikur kanë qenë pjesë e trafikut dhe janë dënuar me burg jashtë vendit, populli nuk të beson kur shpura juaj del në ekrane dhe bëhet gazi botës, duke u ngatërruar me deklarimet e veta, dhe duke mbrojtur “të penduarit” e trafikut në Vlorë.

Ke shumë punë zoti Basha, ke shumë gjëra për të zgjidhur brënda PD, para se të ftosh shqiptarët majtas dhe djathas të ngrihen në “protesta popullore”, aq më tepër në 26 maj. Më mirë të kishe gjetur një datë tjetër, diku nga korriku.

10 komente në “Përse në 26 maj Lulzim?”

  1. Gri says:

    Sepse ne 26 Maj filloi opozita gati 9 vjcare e Pd.

  2. korçari says:

    Ka mbaruar koha e fjaleve shqiptaret duan ndeshkim te krimit,burg,sekuestrim te pasurive te vjedhura,durimi ka limit.

  3. Mihai says:

    Kjo eshte ne perkujtim te 27 vjetorit te dhunes Berishiane kunder opozites se Kohes.Por do te ikin me bishte nen shale.Nuk rezohet nje qeveri legjitime me dhune.Hiqni dore nga marezia qe Ju ka pllakosur!Ju jeni me anti shqiptaret e te gjitha kohrave.Ndermerni aventuren te shikoni Cfar do te pesoni.

  4. e ka lene ne 26 maj, ti kujtoje sales cfare ka bere ai dikur me shpellaret e krimit.

  5. Kombi says:

    BASHA I KA PREMTUAR BAHALES ,SE ME KETE MASHTRIM QE BERI DO TE PERMBYSE QEVERINE . BAHALJA ESHTE DUKE PRITUR REZULTATET .

  6. ?? says:

    O LULUSH , MORE LULUSH;
    ME GËNJESHTRA , ZBRAZ E MBUSH;
    UJKU ,UJKU, PO THËRRET;
    POR KUJDES, UJKU JE VET !????

  7. zi says:

    Me pelqente ta quaja veten deshmimtari X,
    ma vodhen edhe kete deshire,jam tolerant dhe po e quaj veten deshmimtari Z,
    sepse Y e kane zene.
    Deshmi;
    NJe demokratit te ndershem kur i njoftava me lot ne sy se vjedhja e votes ne 26 maj do te jete fillimi i shkaterimit,
    mu pergjigj thjesht, se do te ngrihet i pari n.q.s i vine qofte dhe 10 veta nga pas,fatkeqesiht cdo gje dukej normale dhe askush i shqetesuar
    panvaresisht loteve te fshira nga mua.
    Deshmi;
    Ne zgjedhjet per bashkite ,kryetari i saj nje miku im demokrat me njoftoj se duhet ti fitojme zgjedhjet me patjeter sepse
    do te ndodhemi te akuzuar ne prokurori per vjedhje te zgjedhjeve te me parshme,
    grupe te armatsura teroronin kudo,pistoleta te nxjere ashiqare,fitore triumfale.
    Deshmi;
    Armatosja e[ demokrateve] kontigjenteve kriminale, te paguarve, te sa po nxjere nga burgu ,vraseve,pajisur dhe me dokumentin of.policie mbas demostrimeve per kthimin e parave te humbura dhe kerkesen per doreheqe se krye kriminelit berisha.
    Mesymja e shpellareve nder ruge,pazare,lokale,ambjente publike,duke shtyre,mbeshtyre,goditur,share,vrare,poshterur,cdo njeri,femer apo mashkull,plake apo plak,femije,apo minoren,vec atyre qe su bente pershtypje.
    Krijimi i bandave, mbase dhe me ndihmen e opozites,luften,vellavrasjen,vjedhjen ,dhunen,rembimin,shfrytezimin njeezor,djegiet,shkaterimin total,fundin e nje qyteterimi,plani per zhdukjen e tij.
    Deshmi e deshmimtarit Z per te riturit dhe brezat e rinj;
    A ja e demokracise eshte vota e lire,
    ne kete 26 Maj demostroni per te,per te mos qene nevoja kure per te pasur vemje,vrases,kriminele,hajdute,mashtruse,
    deshmimtareX,Y,apoZ.

  8. Alban says:

    BABALJA APO HAVALJA E PDSH-SE DHE SALI BERISHES !?

    – KU… KU SA POSHTE KA RENE SALIKRACIA !?
    – MOZOMAKEQ !

    – NGA ALBAN DEGA, NJU JORK

    NARKOTRAFIKANTI….
    HUMANTRAFIKANTI….
    PIJANECI KRONIK….
    HAJDUTI I MAKINAVE…
    KUMARXHIU I FAMILJES DHE FEMIJEVE TE VET … BABALJA ESHTE BERE TASH PESE DITE JO VETEM KALI I BETEJES PER KARRIKE E PUSHTET POR EDHE EMBLEMA DHE SIMBOLI
    I PDSH-SE DHE LSI-SE , I OPOZITES SE PALLUAR E SHPARTALLUAR ME KEQ SE GJERMANET NE STALINGRAD !
    “ BANDA E GANGSTEREVE” DHE KRYPESHQVE TE SAJ SALI LUL MUL MONA CIZME XEN ENKELED SALIANJIN EDI PALOKARIT …. ESHTE KATANDISUR SI MOS ME KEQ !
    BABALJA I TYRE, SIC E TREGOJNE DESHMI E PROVA E FAKTE TE PADISKUTUESHME ME ZE E ME FIGURE ESHTE KTHYER E DO TE JETE HAVALJA E KRYPESHQVE POLITIKE, JURIDIKE, MEDIATIKE, BIOLOGJIKE TE “ KESAJ MAFIA QE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT” NGA PANIKU DHE TMERRI I REFORMES NE DREJTESI DHE VETINGUT NE DREJTESI E POLICÍ, NE ADMINISTRATE E
    POLITIKE !!!
    SHQIPTARE KUDO QE JENI!
    SHIHNI SA POSHTE KA RENE KARTAGJENA E SALIKRACISE !
    SHIHNI KE KANE KTHYER NE SIMBOL, EMBLEME E TOPUZ TE TYRE PER ARDHJEN NE PUSHTET ME KOMPLOTE, INTRIGA , MASHTRIME, POSHTERSI IDIOTESKE, QESHARAKE, TE NEVERITSHME DERI NE KRUPE !?
    NESE KINI DYSHIM HIDHNI NJE SY VETEM FOTOGRAFISE SE TIJ SY E FYTYRE KUQE NGA ALKOLI E STRESI I KRIMEVE TEPER TE RENDA TE TIJ TE PERMENDURA NE FILLIM TE
    SHKRIMIT
    CFARE NUK PRITET NGA NJE “BANDE GANGSTERESH “ QE PERDORI ARKIVOLIN DHE KUFOMEN E AZEM HSJDARIT, NJE VIKTIME E SALI BERISHES QE E NXORI NE PRITE, SI TOPUZ PER TE SHQYER DYERT E KRYEMINISTRISE DHE PET TE ORGANIZUAR GRUSHTIN FASHIST TE SHTETIT TE 14 SHTATORIT 1998 NE BASHKEPUNIM ME UDB-EN E SLLOBODAN MILLOSHEVICIT E STANISHICIT DUKE IA FUTUR FLAKEN SHQIPERISE DHE THIKEN MBAS SHPINE VELLEZERVE E MOTRAVE SHQIPTARE TE KOSOVES, MAQEDONISE, MALIT TE ZI DHE LUGINES SE PRESHEVES NE CASTET ME TE RENDA, NE KULMIN E HAZEPIT DHE GENOCIDIT ANTISHQIPTAR SETBOMADH NE KOSOVE TE VITEVE 1997-1999 !
    BABALJA I KESAJ BANDE GANGSTERESH NUK ESHTE GJE TJETER VECSE NJE KRIJESE MJERANE NJE DRU ME PRE I HAVALES SE SHQIPERISE I KRYPESHKUT E KAPOBANDES SE KESAJ MAFIE TE KORRUPSIONIT E KRIMIT TE ORGANIZUAR NE SHQIPERi ME EMRIN SALI RAM BERISHA E CO !
    SI I TILLE BABALJA PO DHE DO TE KTHEHET EDHE NE HAVALEN E HAVALES SE SHQIPERISE SALI BERISHA!
    KU… KU SA POSHTE KA RA SALIKRACIA !?
    JANE BERE PER TI MESHIRUAR E PER TI VAJTUAR PER SE GJALLI !
    ZOT FALUA MEKATET ! NUK DINE CFARE BEJNE TE GJORET, DO TE THOSHTE MARK ANTONI PO TE RINGJALLEJ !
    MOZOMAKEQ ( MOS ZOT MA
    KEQ ) THEMI NE MALESINE E GJAKOVES !

  9. tradita says:

    Me 26 maj nuk u rrah askush. Socialistet iken mga votimi. Me 28 maj deputeti i sotem i socalisteve Palulin Sterkaj ishte ne krye te policise e cila nderhyri kunder protestuesve. Atehere Paulini u largua nga Policia. Atehere iken nga votimet ka ardhur koha qe sot te ikin nga pushteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje