Rivalët e skuadrave mbarëshqiptare në kupat e Europës

21 Maj 2018, 16:42Sport TEMA

Me Shqipërinë të konfirmuar që do të prezantohet në kupat e Europës me tetë skuadra nga të gjitha trevat, është momenti të studiohen kundërshtarët e tyre të mundshëm.

Në Champions League, e para që e nis aventurën është FC Drita. Arsyeja është se duke qenë në pjesëmarrjen e parë në arenën ndërkombëtare, kampionët e rinj të Kosovës kanë koeficient 0 dhe do të luajnë prej turit paraeliminator.

Raundi është i lehtë në dukje, ndërsa rival do të jetë një ndërmjet Santa Colomas nga Andorra dhe Lincoln Red IMPS nga Gjibraltari.

CHAMPIONS LEAGUE,  RIVALËT

 TURI PARA-ELIMINATOR

SANTA COLOMA (ANDORRË)

LINCOLN RED IMPS (GJIBRALTAR)

FC DRITA (KOSOVË)

LA FIORITA/ FOLGORE (SAN MARINO)

Në turin e parë të Champions rrezikohet një derbi shqiptar. Pavarësisht nëse Skënderbeu kampion merr dritën jeshile nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për të luajtur në Europë, apo nëse në vendin e tyre do të jetë Kukësi, ekipi që përfaqëson Shqipërinë pozicionohet në vazon e favoritëve. Nga vazo e dytë ekipet më të rrezikshme janë Zrinjski Monstar nga Bosnja dhe Shkëndija e Tetovës, e në rast se këto ekipe evitohen shanset për të vazhduar më tej janë të mëdha.

CHAMPIONS LEAGUE , VAZO II

TURI I PARË KUALIFIKUES

ZRINJSKI MOSTAR        (BOSNJE)

SHKËNDIJA (MAQEDONI)

F91 DUDELANGE (LUKSEMBURG)

SPARTAK TRNAVA (SLLOVAKI)

VALLETTA (MALTË)

VÍKINGUR GØTA (ISHUJT FAROE)

CRUSADERS (IRLANDË E VERIUT)

ALASHKERT (ARMENI)

SUTJESKA NIKŠIĆ (MALI I ZI)

SŪDUVA MARIJAMPOLĖ (LITUANI)

SPARTAKS JŪRMALA (LETONI)

CORK CITY (REP. E IRLANDËS)

VALUR (ISLANDË)

FLORA TALLINN (ESTONI)

TORPEDO KUTAISI (GJEORGJI)

Në Europa League, ekipi i parë shqiptar që zbret në fushë do të jetë Prishtina, me skuadrën e Josës që do të luajë prej turit para-eliminator. Në pjesëmarrjen e dytë ndërkombëtare, nënkampionët e Kosovës që do të luajnë edhe në finalen e Kupës, kanë ende një koeficient të ulët dhe pozicionohen në vazon e skuadrave jo-favorite. Megjithatë, bazuar në nivelin e rivalëve të mundshëm, misioni për kualifikimin duket më se i arritshëm.

EUROPA LEAGUE, VAZO I

TURI PARA-ELIMINATOR

BIRKIRKARA (MALTË)

TRAKAI (LITUANI)

LA FIORITA (SAN MARINO)

B36 TÓRSHAVN (ISHUJT FAROE)

BALA TOWN (UELLS)

GŻIRA UNITED (MALTË)

CEFN DRUIDS (UELLS)

Nëse kalon në turin e parë kualifikues të Europa League, Prishtina do t’u bashkohet aty tre skuadrave të Kategorisë Superiore, ku në garë për të plotësuar vendet janë Luftëtari, Laçi dhe Partizani, në varësi të asaj që do të ndodhë me Skënderbeun. Këtu loja bëhet e ashpër, pasi kundërshtarët e mundshëm në vazon e favoritëve janë mjaft të vështirë. Duke nisur nga izraelitët e Maccabi Tel Aviv, serbëve të Partizan Beogradit, norvegjezëve të Moldes apo qipriotëve të Apollon Limassol, bjellorusëve të Dinamo Minsk dhe polakëve të Lech Poznan.

EUROPA LEAGUE,  VAZO I

TURI I PARË KUALIFIKUES

MACCABI TEL AVIV (IZRAEL)

PARTIZAN BEOGRAD (SERBI)

MOLDE (NORVEGJI)

APOLLON LIMASSOL (QIPRO)

DINAMO MINSK (BJELLORUSI)

LECH POZNAŃ (POLONI)

FH (ISLANDË)

DUNDALK (REP. E IRLANDËS)

ŽALGIRIS (LITUANI)

GABALA (AZERBAJXHAN)

OSIJEK (KROACI)

VARDAR (MAQEDONI)

SLOVAN BRATISLAVA (SLLOVAKI)

BEITAR JERUSALEM (IZRAEL)

ANORTHOSIS FAMAGUSTA (QIPRO)

DINAMO TBILISI (GJEORGJI)

VIITORUL CONSTANȚA (RUMANI)

GÓRNIK ZABRZE (POLONI)

AIK (SUEDI)

NÕMME KALJU (ESTONI)

BK HÄCKEN (SUEDI)

NEFTÇI BAKU (AZERBAJXHAN)

SLAVIA SOFIA (BULLGARI)

CSKA SOFIA (BULLGARI)

FITUESI I PLAY-OFF (BULLGARI)

VENTSPILS (LETONI)

RADNIČKI NIŠ (SERBI)

SHAKHTYOR SOLIGORSK (BJELLORUSI)

RANGERS (SKOCI)

HIBERNIAN (SKOCI)

KAIRAT (KAZAKISTAN)

IRTYSH PAVLODAR (KAZAKISTAN)

TOBOL (KAZAKISTAN)

FOLA ESCH (LUKSEMBURG)

SARPSBORG (NORVEGJI)

RABOTNIČKI (MAQEDONI)

SARAJEVO (BOSNJE HERCEGOVINË)

DOMŽALE (SLLOVENI)

ŽELJEZNIČAR (BOSNJE HERCEGOVINË)

VADUZ (LIHTENSHTEJN)

FCI LEVADIA (ESTONI)

MILSAMI ORHEI (MOLDAVI)

STJARNAN (ISLANDË)

CLIFTONVILLE (IRLAND

Në këtë fazë, mund të ketë edhe sfida brenda sfidës, sepse mes kundërshtarëve të mundshëm të skuadrave shqiptare janë edhe kroatët e Osijekut, ku luan Eros Grezda, bjellorusët e Shakhtyor Soligorsk ku militon Elis Bakaj apo edhe sllovenët e Domzale ku aktivizohet Rubin Hebaj. (SS)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje