AKU bllokon 130 ton mish me salmonelë, vinte nga Brazili

24 Maj 2018, 18:27Sociale TEMA

Autoriteti Kombëtari Ushqimit njofton se ka identifikuar dhe bllokuar dy ngarkesa me 53.1 ton mish importi i cili rezultonte i kontaminuar me salmonelë typhimurium.

Mishi me origjinë nga Brazili ishte destinuar për tregun shqiptar.

Veç këtyre dy rasteve, gjatë vitit 2018 AKU njofton se ka identifikuar dhe kthyer mbrapa edhe 78. 1 ton mish në kuadër të kontrolleve të cdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson se kontrollon dhe realizon analizat e cdo ngarkese mishi nga Brazili për të garantuar në mënyrë të plotë sigurinë ushqimore të produktit që importohen.

Në vitin 2017 janë analizuar 225 mostra, ngarkesat e të cilave janë analizuar nga ISUV dhe ka dalë jo konform vetëm një prej tyre. Më herët, sipas AKU nuk rezulton për asnjë ngarkesë të identifikuar problematike.

AKU deklaron se nga Janari e deri më sot janë analizuar mostrat e 178 ngarkesave, në total 4700 ton (mish derri, mish gjedhi, dhe mish pule) nga të cilat kanë dalë jo konform 5 ngarkesa, 130 ton prej tyre.

AKU dhe MBZHR theksojnë se po kryhet investigim për origjinën e këtyre kontenierëve dhe nga ana tjetër garanton se siguria e produkteve të importuara, që qarkullojnë në tregun shqiptar është e plotë.

Ky standard kontrolli i bashkohet punës së AKU për garantimin e sigurisë ushqimore në ciklin e therrjes në tregun vendas. (TemA)

7 komente në “AKU bllokon 130 ton mish me salmonelë, vinte nga Brazili”

  1. Importuesi says:

    Kush eshte importuesi mor aman??
    Nxirrini dhe demaskojini!!
    Kane kaq vjet që e helmuan kete popull me kalbesirat e Brazilit..
    Shkak numer nje i rritjes se kancerit ne Shqiperi
    Produktet shtazore jashte standartit…

  2. siringa says:

    Nuk mjafton per te thene STOP MISHIT NGA BRAZILI ???

  3. tom says:

    genjen si zakonishte do perfundoi ne popull do ta haje populli.Keta te aku(autoriteti antikombetar i ushqimit) denojne ca fakira qe tergtojne prodhime te vendit i nxierin ne televizor me qellimin e vetem qe te vjedhin pjesen tjeter duke u bere presion.Kjo organizat te jep leje per zhvillim aktiviteti dhe nuk mbane pergjegjesi per investimin qe bejne tatim paguesit duke u bllokuar aktivitetin me arsyetimin se duhet si ne europ se vete keta jane europian.Keta grabitqar duan gjyq popullor jo gjyq hajdutesh.

  4. Qifja ut says:

    Importuesi eshte “banana company” dhe perdoruesit jane gjithe fanrikat e sallamit proshutave etj, konsumatori jane shqiptaret!!!!!

  5. Kujdes te veqante nga infektimet nosokomiale qe dhajne septicemi meningitis brutale dhe hyper resistant ne antibioterapie.
    Salnonela typi e salmonela paratypi,ku salmonela enterika eshte shume rezistente ne abtibiotik,dhe e pa tretur,shpejte Fatale per pacientin.
    jame i vetmi zote eksperte infekciologjie te shqiptaret dhe globe.

  6. Pra nuk futem shume ne detaje syper sprcifike te ultra eksperiences time unike,por kujdes,se nuk e dijni ju çka eshte bacilkus antrakcis qe jep shabronos nga mishi,dhe shigella sonei e fleksinet nga uji e mishi,se nga brutal total masakerr violence bakterien ne gjake e servo tru,edhe suicide mund te ben personi.ne gjeneral jane terror brutal bakerien.meanismat e dhun violenca ne gjak e tru sistemin central nervoz,eshte masaker bakterien dhe 100%rezistante ne te gjithe abtibiotiket.
    Vetem ekspert infekciologjie i njofin disa kombinin tretmane e sekrete te tretjes.

  7. edhe ky eshte nje nga incestimet tragjike te rilindjes abu rama otomani.
    nga brazili ne anije,afer nje muaj udhtim mishi pa frigo.
    ne kosove,edhe mish 12 vje i prishure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje