“Babalja 2 dhe 3”, Manja flet për përgjimet dhe protestën: PD rikthehet në vendin e krimit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ulsi Manja deklaron se mazhoranca nuk tronditet nga publikimi i audio-përgjimeve pa fakte nga Partia Demokratike.

Kreu i Komisionit të Ligjeve e konsideron materialin si sajese duke nënvizuar se është një akt pabesia ndaj rrugës së integrimit të Shqipërisë drejt BE-së.

I ftuar në “News24’, Manja komentoi edhe protestën e thirrur nga opozita duke theksuar se është rikthim në vendin e krimit.

“Nëse opozita ka video si ajo e javës së kaluar, pa fakte, nuk besoj se i trembet kush.

Por protesta e opozitës e thirrur në 26 maj, të shtunën në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ është rikthim i PD në vendin e krimit.

Jo për t’i bërë presion qeverisë për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, por për t’i bërë ballë hapjes së negociatave.

Unë personalisht nëse opozita ka hall pushtetin, do të pajtohesha me këtë thënie; akt pabesie.

Ata inspirohen nga faktorë të jashtëm që janë dashakeq ndaj Shqipërisë. Ndaj përveç akt pabesisë, do e quaja e tradhti.

Një pjesë e opozitës kam frikë se punon kundra interesave të Shqipërisë në BE. PS në asnjë moment historik që ka pasur të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ka bërë hapa para.

PS në atë kohë, në opozitë, ska qenë e ndarë nga maxhoranca e djeshme. U tha sot nga kryeministri. Kemi parasysh kur Shqipëria do të hynte në NATO, ishte gjatë kohës që ndodhi Gërdeci dhe opozita e asaj kohe ishte pro.

Opozita ka shumë probleme, ju e dini ça problemesh ka ajo. Kjo opozitë nuk ofron alternativë për shqiptarët. Llogaritë e opozitës janë llogari pushteti dhe është e vogël në shpirt”, tha Manja.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në ““Babalja 2 dhe 3”, Manja flet për përgjimet dhe protestën: PD rikthehet në vendin e krimit”

  1. Alban says:

    DOPJO 13 OGURZEZE E SALIKRACISE !

    -“Sondazhet” e Kadi Zaloshnjes dhe
    Profecia e Kreshnik Spahiut !

    – Opozita Banale e Babales dhe theqafja
    e Luigjit te 14- te Junior !

    – 13 + 13 = 26 maji 2018

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A Ishte burre !?
    A ishte grúa !?
    Apo nuk e di !?
    “Per nje te vertete ka vetem nje te vertete”, thote filozofia popullore kineze e lashte sa vete njerezimi.
    Thelbi i analizes se Zotit Zaloshnja eshte se per nje te vertete ka tri te verteta:
    Po !
    Jo !
    Nuk e di !
    Kur dikush nuk e di te verteten atehere ka te drejte te mos thote as po as jo dhe nuk pergjigjet fare !
    Por deri sot gjenetikisht eshte e pamundur qe nje qenie njerezore te jete edhe burre edhe grúa njekohesisht !
    Fakti qe vetem 0. 00000001 per qind e popullsise boterore, pra nje ne cdo 10 milione njerez , ose rreth 750 prej 7. Miliarde njerezve , mund te kete lindur me dy organe seksuale te kunderta seksuale njekohesissht eshte krejt i paperfillshem ne cdo studim shoqeror, shkencor dhe njerezor
    Eshte nje perjashtim gati absolut !
    Cdo ligj njerezor, shkencor a universal ka perjashtimet e veta !
    Ka vetem nje te vertete absolute ne Boten e sotme:
    cdo gje eshte relative !
    Ndersa sondazhi i fundit i Zaloshnjes duket ashiqare se eshte paguar nga PDSH-ja apo LSI-a e Babales, simbolit dhe topuzit me qesharak per te ardhur ne pushtet dhe per te zhbere Reformat e Vetingun jetike per shqiptaret e per Shqiperine ne Drejtesi e Polici ne Administrate e Politike!
    E Kadiu Zaloshnja sic tregoi ashiqare edhe sondazhi qesharak i 25 qershori 2017 gjithnje anon nga ai qe paguan me shume !
    Fiasko totale !
    Total failure, thone amerikanet !
    Protestat e 27 janarit, te Babales se Alibe, Bardh Salianjin Lul Berishes e Mona Cizmes se bashkuar sic e treguan edhe vete mediat vizive te Kazanit te Sali Mul Sllobodanit deshmojne se duhet marre seriozisht vetem kur ti kalojne 100 vetat e Sazan Gurit, sic e tha vet nje nga ish-skifteret e Cadres Kreshnik Spahiu .
    Vete zgjedhja e 26 majit 2018 per protesten e ardhshme nga Ceta e Opozites se Banales, me falni Babales eshte nje ogur i zi …
    Kane zgjedhur diten ogurzeze te 26 majit 1996, qe eshte dita e funeralit te demokratures berishiste qe shenoi fillimin e fundit te Salikracise qe e rrenoi te pakten 13 here deri sot Shqiperine ne 13 vjet te sundimit te Luigjit te 14 junior , Saliqit !
    E sic e di mire Zaloshnja, 13 eshte numer ters jo vetem ne Nenen e demokracise boterore, por gati ne gjithe Boten ashtu si edhe e Premtja e Zeze , Black Friday !
    Aq me ogurzeze e ters kur behen bashke, kur ciftezohen dy 13-ta, 13 + 13 apo Dopjo 13 = 26 maj 2018 !

  2. Kujtim says:

    Ore zoterinj perse angazhoheni kaq shume me genjeshtrat e PD-se dhe i beni ato te verteta. E vetmja rruge per te fituarc nga ky det mashtrimesh te pergatitura ne guzhinatv e UDB-se dhe KGB-se eshte qe keto mashtrime te cohen ne Prokurori. Pd-ja nuk ka asgje, vetem genjeshtra. Le ti provojne akuzat ne Prokurori. Perndryshe, perse i pergjigjeni me Kryeminister, deputete, Ministra. Po ju terheqin per hunde me mungesen e aftesive tuaja per te manexhuar mashtrimet dhe genjeshtrat. Ore ju thoni qe keto mashtrime ti cojne ne Prokurori dhe ti provojne. KAQ. Kutponi apo jo!?

Lini një Përgjigje te Alban Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *