DOSSIER: "74-vjet nga Kongresi i Përmetit që i dha fund monarkisë"

24 Maj 2018, 11:16Dossier TEMA

Nga Muharrem Xhafa

A duhet përkujtuar Kongresi i Përmetit?

Pa asnjë mëdyshje, po! Sepse është Kongresi që i dha fund juridikisht monarkisë zoriste dhe vendosi pushtetin popullor, pushtetin që doli nga flakët e Luftës së lavdishme Partizane!

Sot, më 24 maj 2018 bëhen 74 vjet nga mbajtja e Kongresit të Parë Antifashist Nacionalçlirimtar Shqiptar, i njohur si Kongresi i Përmetit.

Kongresi i Përmetit u mbajt nga data 24 deri më 28 maj 1944 në qytetin e luleve, të bukur, të lirë, të Përmetit – çliruar nga forcat partizane. Kongresi i Përmetit shënon një ngjarje me vlera të madha të LANÇ-it dhe përcjell për të gjithë shqiptarët patriotë një mesazh epokal, mesazhin që Pushteti popullor është i vetmi pushtet i vërtetë në shërbim të atdheut e të popullit!

Ky është një fakt historik, të cilin e përcjellim më së pari për brezin e ri të Shqipërisë, po edhe për të gjithë ata që nuk e njohin mirë ose e kanë mësuar të shtrembëruar historinë e Shqipërisë, përfshirë edhe të vërtetën për Kongresin e Përmetit.

Mbledhja e Kongresit të Përmetit nuk ishte një veprimtari e rastit, një diçka e thjeshtë, po ishte një domosdoshmëri jetike – historike në kushtet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Ajo (mbledhja) u thirr në bazë të një propozimi të menduar më parë mire, i paraqitur më 15 prill 1944 nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe i miratuar nga Plenumi i KQ të PKSH-së, më 15 maj 1944, mbledhur në malet e Helmësit të Skraparit.

Ishte ky një Kongres i mirorganizuar dhe me një bazë të gjerë shoqërore përfaqësimi , në të cilin morën pjesë 185 delegatë e delegate zgjedhur nga populli në zonat e çliruara e ato të paçliruara të vendit, si edhe në repartet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare.

Punimet e Kongresit filluan më 24 Maj 1944, ditë e mërkurë në ora 09:00 në prani të delegatëve dhe të një numri të ftuarish. Ishin ftuar edhe përfaqësuesit e misionit ushtarak britanik, por ata nuk mundën të merrnin pjesë.

Kongresin e çeli me një fjalim të shkurtër Dr.Omer Nishani. Kurse raportin “Zhvillimi i Luftës Nacionalçlirimtare të popullit në lidhje me ngjarjet ndërkombëtare” e mbajti Sekretari i Përgjithshëm i KQ të PKSH-së, dhe udhëheqësi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Enver Hoxha. Ai ndër të tjera tha: “Kjo që bëjmë sot, është një nga ngjarjet më të mëdha të popullit shqiptar.

Për të parën herë populli dërgon përfaqësuesit e vet, që i ka zgjedhur lirisht e që ka besim në ta”. Ndërsa, duke bërë fjalë për sakrificat e mëdha që u bënë gjatë luftës tha: “Kemi pasur vuajtje dhe mundime të mëdha, me të cilat bijtë e popullit tonë, të plagosur, pa bukë, të zhveshur, në borë e furtunë, por me moralin kurdoherë të lartë, kanë treguar trimëri të padëgjuara, me të cilat do të mburren me shekuj brezat e ardhshëm të popullit tonë”.

Disa nga vendimet më të rëndësishme të Kongresit ishin:

Kongresi i Përmetit mori vendime me rëndësi jetësore për LANÇ-in dhe për vendosjen e rendit demokratik popullor në Shqipëri. Në mënyrë përfundimtare, ai zgjidhi çështjen e pushtetit, si çështjen themelore të revolucionit popullor, krijoi kështu shtetin e ri demokratik popullor shqiptar.

Kongresi i Përmetit zgjodhi Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar (KANÇ-in) të përbërë nga 121 anëtarë si organin më të lartë shtetëror – trupin kryesor ligjvënës dhe ekzekutiv, përfaqësuesin e vetëm të sovranitetit të shtetit e të popullit shqiptar.

KANÇ-i zgjodhi Kryesine e tij, emëroi Komitetin Antifashist Nacionalçlirimtar me atributet e një Qeverie të përkohshme popullore. Kryetar i Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar u caktua Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Shqipërisë, shoku Enver Hoxha.

Kongresi i Përmetit vendosi të ndërtohet Shqipëria e re demokratike popullore, sipas vullnetit të popullit, të cilin, që nga ajo ditë, e shprehte solemnisht Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar.

Po kështu, Kongresi i Përmetit mori edhe disa vendime të tjera me rëndësi të madhe historike për sigurimin e sovranitetit të shtetit e të popullit shqiptar, ndër të cilat : ndalimin e hyrjes së Ahmet Zogut në Shqipëri, si tradhtar i atdheut e kombit shqiptar, mosnjohjen e asnjë qeverie tjetër, që mund të formohej brenda ose jashtë Shqipërisë kundër vullnetit të popullit shqiptar, mosnjohjen e koncesioneve të huaja, vazhdimin e luftës kundër pushtuesve të huaj e shërbëtorëve të tyre tradhtarë vendës, të grumbulluar rreth qeverisë kuislinge të Tiranës e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, të çdo klike tjetër antishqiptare e reaksionare, e cila mund të paraqitej më vonë etj.

Në lidhje të ngushtë me çështjen e organizimit të pushtetit popullor në një shkallë më të lartë, Kongresi i Përmetit analizoi e zgjidhi edhe çështjen e forcimit të mëtejshëm e të përsosjes së strukturës së Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare si arma kryesore për çlirimin e plotë të vendit e për mbrojtjen e pushtetit të ri popullor, vendosi njësimin e Komandës se Lartë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare dhe dhënien e gradave ushtarake.

Enver Hoxha u emërua Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Kongresi dha orientime për krijimin e divizioneve e të korparmatave si njësi ushtarake të domosdoshme për arritjen e sigurt të çlirimit të atdheut.

Aty u zgjodh Këshilli i Përgjithshëm me 121 anëtarë që përfaqësonin të gjithë vendin dhe të gjitha shtresat shoqërore, pjesëmarrëse në luftë.

President, Baba Faja Martaneshi, Hasan Pulo dhe Koçi Xoxe nënpresidentë dhe; Enver Hoxha, Spiro Moisiu, Ramadan Çitaku, Sejfulla Malëshova, Dr.Ymer Dishnica, Liri Gega, Islam Radovicka, Nako Spiru, Tuk Jakova, Mustafa Gjinishi, Haxhi Lleshi, Gogo Nushi, Siri Shapllo, Spiro Koleka, Qiriako Harito, Gjergj Kokoshi, Ollga Plumbi dhe Gaqo Tashko, anëtare. Sekretarë u zgjodhën: Koço Tashko e Sami Baholli.

U zgjodh Komiteti Antifashist me atributet e një qeverie provizore, të përbërë nga 11 anëtarë. Enver Hoxha, President, Myslym Peza nënpresident, Haxhi Lleshi i ngarkuar me Punët e Brendshme, Dr.Omer Nishani me Punët e Jashtme, Manol Konomi me Drejtësinë, Dr. Medar Shtylla, me Ekonominë, Ramadan Çitaku, me Financën, Spiro Koleka me punët botore, Dr.Ymer Dishnica, me Shëndetësinë, Sejfulla Malëshova me Kulturën dhe Arsimin dhe Bedri Spahiu me Rindërtimin ekonomik.

U zgjodh edhe një Komision për zbulimin dhe vërtetimin e krimeve të pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe për zbulimin dhe vërtetimin e emrave të kriminelëve të luftës.

Kongresi u drejtoi përshëndetje: Popujve dhe ushtrisë Sovjetike dhe Marshallit Stalin, Presidentit Rosvelt, Kryeministrit anglez Uinston Çërçill etj. Si dhe Fan Nolit për shqiptarët e SHBA.

Kongresi i Përmetit përbën një ndër faqet më të lavdishme të historisë së LANÇ-it e të krejt historisë së popullit shqiptar. Jo vetëm atëherë, po edhe sot, vendimet e Kongresit të Përmetit tmerrojnë borgjezinë e pushtetin e saj antipopullor e antishqiptar!

Sot, borgjezia dhe pushteti i saj i kanë hedhur poshtë e mohuar Kongresin e Përmetit e vendimet e tij, kanë rehabilituar pushtetin antikombëtar e profashist të Ahmet Zogut, të reaksionit!

Komunistët e vërtetë as janë pajtuar me vendimet e qeverive profashiste e as e kanë pranuar këtë krim kundër pushtetit popullor!

Kongresi i Përmetit me vendimet e tij historike mbetet aktual! Sado larg, një dite ai pushtet do të rivendoset!

9 komente në “DOSSIER: “74-vjet nga Kongresi i Përmetit që i dha fund monarkisë””

  1. Maelga says:

    Po boll mo me keto trakte patetike!!!
    C’jane mor keto “flake” te “lavdishme” etj. etj. ?!!!
    A e dini c’beri ne te vertet Kongresi i Permetit?
    Percau shqiptaret. Hodhi themelet e nje regjimi te ndyre dhe jo-human. I vuri cmimin 80 lekete te vjetra jetes se njeriut. Ia kete beri.
    Mos kujtoni se e fusni ne Dossier dhe me ate e keni justifikuar shkrimin.
    Rubrika Dossier eshte rubrike e ftohte zoterinj. Aty cdo gje shkruhet me fakte dhe larg nga nostalgjite.
    Do te quhej Dossier nese do te paraqitej ngjarja me fakte te ftohta dhe jo me “flake” e “lavdi”.
    E keni shkruar me nje patos qe te kujton dokumentaret per Qoftelargun ne kohen e tij.
    Dossier thote. Hej pike e zeze c’na gjeti! Na mbyten nostalgjiket!!!

  2. PETRO says:

    STRUKTURAT E REJA TE SHTETIT TE NGRITURA SIPAS KONTRIBUTIT TE LUFTES ANTIFASHISTE NACIONAL CLIRIMTARE PERBEHESHIN NGA NJERES QE ME TE VERTETE U DHIMSEJ POPULLI SHQIPTAR.ATA KANE BERE ATE MREKULLI QE SOT QUHET SHQIPERI E PERPARUAR .ATA BENE DETYREN E KOHES SE VET PER POPULLIN E NJE VENDI QE TE TJERET E QUANIN ,SE KA NJERES ME BISHT.SE SHQIPTARET ISHIN KAFSHE QE TERHIQESHIN NNGA HUNDA NGA NJE XHANDAR.RINIJA DUHET TE DIJE DHE TE KU[TOJE RENDESINE E MADHE TE KONGRESIT TE PERMETIT PER PAMVARESINE E SHQIPERISE DHE LIKUIDIMIN E REGJIMIT ANADOLLAK ZOGOLLIAN.KETO U BENE ME SAKRIFICA TE MEDHA SE KUNDERSHTARET QE SOT THONE POSHTE KOMUNIZMI KANE VRARE ME SHUME SHQIPTAR SE KOMUNIZMI I KA VRARE ATA.POR SISTEMET NDRYSHOJNE PRANDAJ RINIA TA GEZOJE DEMOKRACINE POR ME NE KRYE NJERES PERPARIMTARE E JO ME MONUMENTE ZOGOLLIANE.

  3. Shkembi says:

    Kongresi jugosllav ne Permet.Bufi Enver lexonte shkrimet qe pergatiti komisar Miladin Popoviçi.

  4. Kongresi i Permetit mund te jete faqe e lavdishme apo shume e lavdishme, por per mendimin tim eshte i paligjeshem, sepse u zhvillua ne kushte anormale juridike. Ne kushtet e nje Shqiperie te okupuar ishte i pamundur perfaqesimi i gjithe teritoreve dhe aq me teper ndarja teritoriale e zonave elektorale ishte e pamundur. Veç kesaj salla ku u mbajt ky kongres ishte e rrethuar me forca te armatosura partizane , pra nuk ishin forza asnjanese dhe te painteresuara per rezultatin e zgjedhjeve; prania e tyre ka qene ne favor te” kandidateve” te partise Komuniste. Gjithashtu ne fotot historike nga salla e kongresit, nuk eshte e veshtire te dallohen “perfaqesues” te armatosur te popullit shqiptar, ç’ ka nuk mund te ishte indiferente ne diskutomet e pjesemarresve. Per mendimin tim megjithe qellimin e mire qe mund te kete pasur ky kongres, eshte i denje per nje skenar te zgjedhjeve tip ” Arturo Ui”

  5. Martin says:

    Kongresi i Permetit eshte nje ngjarje historike qe ben pjese ne faqet me te shkelqyera te historise tone.Po fatkeqesisht sot ne SHqiperi sundon llumi.

  6. Cimi says:

    Vk monarkise. Por vendimi kryesor ishte qe Shqiperia duhet te kete kufijte e pas 1913. Dmth trojet e Shqiperise etnike qe Gjermania ja dha kthehu Shqiperise. Keto pas luftes tja kthenin grekut e serbit

  7. emigranti says:

    Kongresi I Permetit ishte fatkeqesi per Shqiperine sepse vuri bazat e diktatures se ardhshme qe nuk pranonte pluralizmin dhe legalizoi heqjen e monarkise qe Italia fashiste e beri praktikisht, duke mos u kujdesur per kthimin e saj legal Shqiperise, pasi kurora mbreterore I ishte dhuruar nga nje grup italofil monarkeve italiane, mbeshtetes te fashizmit.

    1. beni says:

      Kurorën mbretërore vet shqiptarët ja dhuruan Viktor Emanuelit dhe ardhja e tij u prit me përzemërsi e buqeta lulesh nga i tërë populli shqiptar,përveçse një greku që qëlloi mbi të!
      Shqiptarët pranuan me mir një mbret italian se sa një kopil e klysht turku si Ahmet Zogu qe kerkoj te europianizohej për kolltukun e tij duke marrë për grua një ndër kundërshtarët më të fort të tij austro Hungaria! Për të fuqizuar fronin e tij!

  8. Kellira says:

    Muharrem Xhafa ia fut pordhes! Kongresi i Permetit nuk ka asnje vlere juridike. Ka vetem vlere historike.
    Monarkia mori fund juridikisht me 11 janar 1946. (Prandaj dhe e kane lene ne harrese)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje