E RËNDË/ Zbardhet historia: Babai shqiptar që vrau të birin 14 vjeçar, para disa viteve e përdhunoi një vajzë të mitur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Vrasja e të birit nuk është akti i vetëm i tmerrshëm i babait nga Karaqevë e Komunës së Kamenicës.

Vite më parë 60 vjeçari, Gani Bernjashi i cili mbrëmë e mbyti djalin e hasretit duke e rrahur keq, si dhe rrahu vajzën e tij 17 vjeçe, kreu edhe një krim tjetër të tmerrshëm. Po aq të tmerrshëm sa ky sot.

Ganiu në vitin 1997 erdhi në Prishtinë dhe e dhunoi një vajzë të mitur 12 vjeçare.  Për këtë akt të tmerrshëm ai vuajti dënim me burg deri në vitin 2004. Ganiu kur ishte në moshën 40 vjeçe e kishte dhunuar një vajzë në Prishtinë. Për këtë punë ai i kishte mbajtur 7 vit burgim.

Këto të dhëna i ka dhënë, Prokurori i krimeve të rënda në Gjilan i cili po merret me rastin, Shaban Spahiu.

“Ne i kemi intervistuar familjarët, ndaj të dyshuarit kemi vënë masën e paraburgimit prej 48 orëve. Për personin thuhet të ketë qenë problematik. Ka kërkuar para por nuk është se ka pasur nevojë për to, ngase kushtet financiare nuk i kanë pasur edhe aq keq. Për të kemi informata se gjatë viteve të 90’ta e ka  dhunuar një të mitur”, ka thënë Spahiu.

Ndaj të dyshuarit është duke u përgatitur kallëzimi penal.  Ganiu është i martuar me një grua të nacionalitetit boshnjak si dhe kishin një djalë dhe dy vajza nga kjo martesë.

Ndërkohë që trupi i pa jetë i 14 vjeçarit i cili u vra nga babai i është kthyer familjes për ceremoni mortore pas kryerjes së autopsisë.. Ai pritet që të varroset gjatë ditës së sotme.

Ganiu për një kohë të gjatë kishte ushtruar funksionin e lypsarit profesionist. Terrenet e tija të lypjes së parave në rrugë kishin qenë Prishtina e Mitrovica. Ai në fshatin e tij ku banonte në Karaqeve të Kamenicës, nuk njihej si person i qetë. Fqinjët për të kanë dhënë detaje rreth tij.

“Nuk kemi pas muhabet me atë person. Ai para shumë viteve kishte dhunuar një vajzë. Kërkonte para por kushtet në shtëpi nuk i kishte pasur të këqija. Dy trualle i kishte të blera, dhe del tash e mbytë djalin e tij të vetëm, kjo është makabër. Jemi të shokuar nga kjo”, i ka thënë Express’it njëri nga fqinjët  për Ganiun i cili e vrau me shkop djalin e hasretit.

Ai gjendet në qendrën e paraburgimit në Gjilan.

Por këto histori shokuese nuk janë të vetmet për të cilat njohët familja e  Bernjashit nga Karaqeva e Kamenicës.  Babi i Ganiut, para 30 viteve i kishte mbytur në bunar dy vajzat e tija. Këtë ia kanë pohuar Express’it fqëinjët e familjes Bernjeshi.

“”Para disa viteve babi i këtij Ganiut i ka mbytur të dy vajzat e tija”, thonë fshatart e Karaqevës.

E për gjthë këtë krim të rëndë, nga Prokuroria e shtetit thonë se po i vazhdojnë hetimet. Janë bërë eksaminimet e vendit të ngjarjes, si dhe shumë shpejte për këtë rast të rëdë do të publikohen detajet tjera. I njderi pritet të varroset sot gjatë ditës në varrezat e fshatit Karaqevë.(Express)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “E RËNDË/ Zbardhet historia: Babai shqiptar që vrau të birin 14 vjeçar, para disa viteve e përdhunoi një vajzë të mitur”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    e rende per nje njeri normal,normale per nje sunit gjaxor………………….
    Tema,mjafte me te citoni si ”shqiptar” nje shqipfoles turk,nuk ka ”GANI”,QANI,ZEQIR e shejtani me te bir shqiptar,ok,flitet per dobica sulltani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *