Mbyllet tenderi i protestuesve

24 Maj 2018, 19:00Politika TEMA

Nga Artur Ajazi

Mungesa e funksionimit të degëve në rrethe, e ka detyruar Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, të hapë “tender” për të gjetur me çdo mënyrë njerëzit e protestës së “madhe”. Pavarsisht se Lulzimi i ka mbledhur me urgjencë 1 javë përpara ata që ai i quan “kryetarët e degëve në rrethe” (por që në fakt ata janë thjesht numra atje) duket se situata nuk e kanaq as Ervinin dhe as Enkeledin.

Ata i kanë transmetuar shpesh në celularë kryetarëve të degëve (edhe pas takimit zyrtar në selinë e partisë) porositë dhe merakun e shefit të madh, duke u kujtuar atyre “ kujdes mbushni autobuzët, na duhen njerëz”. Por në fakt paralajmërimi i protestës së Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, duket më tepër si një testim që kryetari kërkonte, dhe po kërkon ti bëjë gatishmërisë së “bazës” së partisë, duke synuar tek gjetja e personave “të duhur” dhe jo tek ish-zyrtarë dhe ish-drejtues të qeverisjes 8 vjeçare. Fjalë të dala nga selia blu, thonë se “kryetari ka shpallur tender të hapur, dhe po teston të gjithë kryetarët e degëve me protestën e 26 majit, duke u kujtuar atyre se nga dyndja e madhe, varet dhe fati juaj politik në PD”.

Dhe në fakt deri orët e vona të pasdites së të premtes, “tenderi” i hapur për gjetjen e protestuesve, i ka lodhur maksimalisht drejtuesit e mbetur të degëve në rrethe të PD, pavarsisht se shumica e tyre janë detyruar të përdorin lloj-lloj mënyrash për të siguruar e pakta 3-4 autobuzë të mbushur plot. Dështimet e 2-3 protestave të fundit të PD, në fakt kanë treguar se, kjo parti nuk mund të afrojë më shumë se disa qindra vetë në “uraganin” e saj popullor. Kjo për 1001 arsye, që lidhen me ftohjen e bazës, zhgënjimet e saj, me mungesën e emrave dhe elitave intelektuale në strukturat e degëve dhe ato qëndrore, me dështimet dhe humbjet në zgjedhjet e fundit parlamentare, apo edhe me situatën qesharake në të cilën e kanë katandisur PD salianjët, enkeledët dhe jeminët.

Fakti është se, Partia Demokratike, historikisht ka patur një pjesë të caktuar militantësh, dhe ata nuk ishin pak por me mijëra që mbushnin sheshet, ndërkohë që sot ata numurohen me qindra. Kjo situatë e rënduar, nga e cila mund të dilej vetëm me një llogaridhënie të sinqertë nga lidershipi aktual, padyshim ka sjellë pasojat e sotme, që janë pasoja të pariparueshme, duke e katandisur PD në një parti që nuk ekziston pothuajse fare në mbi 70 per qind të rretheve në shkallë vendi. Sheshet dhe bulevardet, kurrë nuk mund ti mbushësh me protestues të marrë borxh nga e majta LSI, as me protestues të joshur nga paraja dhe premtime të tipit “hajde se edhe pak dhe vijmë ne në pushtet”.

Kjo teori, është e vjetëruar, është e viteve 1998-2001, dhe askush nuk e beson se në pushtet vjen duke bërë pazare dhe allishverishe pas krahëve të atyre qindra e mijëra demokratëve, siç u bë me “çadrën e lirisë” në majin e 2017. Partia nuk është “plaçkë tregu”, të cilën e ble dhe e shet sa herë të duash, partia nuk është pronë dhe çiflik të afrosh dhe të largosh cilin të duash, partia nuk është biznes privat, me të cilën mund të futesh në tender për fitimet e tua, sa herë të duash.

Kjo llogjikë dhe ky mentalitet i përket së shkuarës, pasi sot partitë, janë forca të gjalla politike, e mendimit dhe fjalës së lirë dhe jo grupime robotike që mund të lëvizin elektronikisht nga një person i vetëm. Ashtu si edhe protestat e shtatorit dhe dhjetorit 2017, apo protesta e janarit dhe kjo e fundit e majit 2018, treguan dhe do të tregojnë në fakt dobësitë e organizimit të tyre, pikërisht nga lidershipi i Partisë Demokratike. Por e keqja më e madhe qëndron në faktin se, duke mos mësuar nga dështimet, kjo parti duket sikur “zgjidhjen” e ka gjetur tek “videopërgjimet dhe tenderat e hapura” me të cilët po tenton të afrojë njerëzit e munguar të protestave “popullore”.

16 komente në “Mbyllet tenderi i protestuesve”

  1. Miri says:

    O miq demokrste, nuk ka nevoje te shkojme ne proteste per te degjuar videopergjime te tjera.
    I shohim ne tv pa u lodhur fare.
    Une do ta ndjek protesten ne tv te klubi perball shtepise sime.

  2. Miri says:

    O miq demokrate, nuk ka nevoje te shkojme ne proteste per te degjuar videopergjime te tjera.
    I shohim ne tv pa u lodhur fare.
    Une do ta ndjek protesten ne tv te klubi perball shtepise sime.

  3. DETAR BREGU says:

    MBUSHNI AUTOBUZET ME MISH PER TOPET E SALIUT.
    MISHI TE JETE I GATSHEM PER THERTORE I TIPIT BABALE BABULE DHE BABOLE.
    PERPARA PER FITOREN E RRADHES PER TE SHPETUAR FATIN E SALIUT BASHES MONIKES DHE SOJIT E SOROLLOPIT TE TYRE.
    BUTAFORI DHE BUMERANG.
    BORIJE TE MEDHA SI “SHUME ZHURME PER ASGJE”,POR QE NE FAKT PER FAMILJET MAFIOZE ESHTE GJITHSHKA.ESHTE SHPRESA E FUNDIT PER TI IKUR DREJTESISE.
    NGJARJET QE NDODHIN NE PROKURORI SI INSTITUCIONI ME SERIOZ I SHTETIT TREGOJNE SE SA LARG SA THELLE DHE SA LART KA DEPERTUAR KRIMI SHTETEROR NE KETE PAKO VEND.
    KJO TREGON EDHE NJEHERE SA URGJENTE ESHTE FSHESA NE DREJTESI.KJO FSHESE FUHRT TE JETE ME KORENT.

  4. po harxhojne milionat e fituara gjate 8 viteve. harramsezat.

  5. Monitor says:

    Kot rreket L. Basha! Te mbledhi njerez. Aty e ka zgjidhjen! Ristanin apo Ibsenin!
    Per Ibseni ja mbysh sheshin!

  6. fshati qe duket nuk do kallaus says:

    Analyze e sakte. Bravo Artur je treguar objektiv die profesionist ne kete shkrim dhe jo si Zhej, Lubonja apo dhe Bushati qe nuk dalin dot nga guacka e genjeshtarit .

  7. Ali babushi says:

    Po me salianus vein ,me putanen dumasuma, hoxhen Ali, strazimir budallain, vokshidebilen, me ne krye lulushken do beni protests?pika qe su bie ,po ju nuk ju ndjek asnji demokrat e Jo me te caje menderen rame karaduci.ikni zhdukuni, mjaft vodhet mashtruat dhe shkateruat PD.ju pret burgu edepseza e zuzare ,jubmeritoni ndeshkim maksimal.

    1. Shigjeta says:

      Te gjithe do jene ne vije te pare ne demostrate ,Lyl karabushi , Salanjai bythqimi , dhe Tritan preshi , Paloqia kacolia , Ristan kazan , gjithe turma bashke . Kujdesni filloj kryengritja franceze , do derdhet gjaku lume ……..e pse su bie pika , e cplera na kane qeverisur ……..

  8. Fatos says:

    Beni protest said here tu a doje qefi ,vetem mos u afroni tell zgara Korca.

  9. Sorge says:

    Ecni o burra te shkojme dhe te ndalojme futjen e shqiperise ne BE se kexhtu e shpetojme shqiperine nga vitingu se do ngelim pa salen bashen e momen.
    Hyxhym burra se na ra shkjau

  10. ce says:

    Ju lriiste te drejtuara nga mis shpifarakja qe ka fituar konkursin boteror Mis Shemtaraqja , surratufoja floida bashkohuni me frpdistet e gernetaxhiut te pd se belind kerricit dhe se bashku beni nje trajnim ne haremin veror te jales dhe diten e shtune pasi te jeni shkrydhur mire njeri me tjetrin me dick ne dore sic e kane zakon sharebajgat e lesheliqise nisuni nga jala dhe nga ora 11 besoj arrini ne mitingun qesharak qe ka mare mallkimin e gjiithe popullit shqiptar. aty trupat paraushtarake te vendosjes se rregullit te Kerricit te pd se me hunj ne dore te ruajn ndonje vagabond apo rrugac si stresi , sali lusha . muli , strazua se mos thyejne rregullat e piknkikut . o ju jeni te cmendur, o ju ju ka zene syte deliri qe po kalon baxhella se ka pare ender se mund te behet ministre apo lulka qe do behet km , juve jua ka mbaruar qiriri , jeni pjesa me e urryer e ketij populli. me kete proteste , piknik apo ku di une cfare eshte, ju keni denuar cizmeparticken te dale nje here e mire nga skena politike si domate e shtrydhur ,,,,

  11. "BOHOTINA" says:

    Bravo Artur! Tamam analize e vertete. Kryetaret e partive e kane si licence kryetarllekun. Nuk e leshojne dhe kur deshtojne, shkaterrojne, vjedhin, grabitin, genjejne, vrasin… Rasti i mafies se organizuar ne Durres dhe goditja e organit te Prokurorise tregon shume. Jane tmerruar keta grabites te perbindshem te pasurise se popullit. Nga reforma ne drejtesi u prek foleja e grenzave…

  12. daja says:

    do ti sugjeroja opozites te marr Fiqiri Xibrrin per te shperndare leket se ja ka marre dore qe me 21 janar

  13. Europe in alert Rouge,les turco-albanaise islamiste menace la europe.
    Atanttiion.
    le planifikation screte de Erdogan Turquie pour islamise l’EUROPE.avec Charia punition.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje