Monika Kryemadhi: Tani s’ka më asnjë shpresë, Rama është mostër se na ka varfëruar

Monika Kryemadhi ka deklaruar se tashmë nuk ka më asnjë shpresë që kryeministri Edi Rama të bëjë kthesë dhe të qeverisë më mirë.

Kryetarja e LSI-së thotë se shefi i qeverisë ka varfëruar shqiptarët dhe duhet larguar sa më parë.

Ajo apelon që të shtunën qytetarët të bashkohen para kryeministrisë për rrëzimin e këtij kabineti qeveritar.

“Besoj se të gjithë e shikojmë se çdo ditë e më shumë nuk ka asnjë lloj shprese apo besimin se kjo maxhorancë e kapur do ndryshojë.

Kjo maxhorancë ka frikë jo vetëm nga fjala e lirë, por për çdo gjë që dëshirojnë qytetarët. Sot e tregoi se nuk ka më asnjë shpresë me këtë grup kriminal që kanë uzurpuar institucionet e shtetit shqiptar.

Nuk ka më asnjë shpresë me këtë monstër që vetëm jo i kanë varfëruar më shumë shqiptarët por i kanë denigruar”, deklaroi kryetarja e LSI-së.

 E vetmja zgjidhje është dalja në rrugë dhe përmbysja e çdo elementi kriminal dhe për të dalë për t’i thënë Edi Ramës se ti ke ngelur vetëm. Është i vetëm jo vetëm në kauzën e tij politike narkomane por edhe në përballjen me drejtësinë që do ta bëjnë shqiptarët.

Atë drejtësi që ne si opozitarë dhe klasë politike e kemi votuar në 2016”, u shpreh Kryemadhi.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...