Sokol Kushta reagon pas mbylljes së turpshme të Superligës: Urime Dukës që e katandisi kështu

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Legjenda e futbollit vlonjat, Sokol Kushta, ka reaguar pas mbylljes së Kategorisë Superiore e cila u mbyll në mënyrë të turpshme.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ish futbollisti i skuadrës së Flamurtarit ka akuzuar presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, për gjëndjen në të cilën ai ka zhytur futbollin shqiptar.

Kushta nuk harroi dhe të uronte ekipin e vendlindjes së tij Orikumin për ngjitjen në Kategorinë e Parë.

“Urime për ekipin e Dukatit. (Oriku kush se di). Ishte një ëndërr për mua ta shikoja fshatin tim në Kategorinë e të mëdhenjve… Dinamo…Kavaja…Elbasani…Fieri…Lushnje…Peqin .. dhe më në fund Vllaznija… harrova ca ekipe po ska gjë dhe kjo ditë erdhi fal FSHF-së dhe presidentit që i bëri të gjithë ekipet njësoj.

Do qe bukur një turne, Tirana, Dinamo, Vllaznia dhe Dukati, shumë njerëz mërzoten me ca gjëra që shikojn, por janë këta bashkiakët. Këta njerëz që votojnë për këtë kampionat të shëmtuar”, shkruan Sokol Kushta. (TemA)

kushta

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Sokol Kushta reagon pas mbylljes së turpshme të Superligës: Urime Dukës që e katandisi kështu”

  1. Dimeri says:

    Sot isha ne pritje te heqjes se titullit kampion,per skuadren e Skenderbehut dhe denimit te SK se Partizanit !
    Perpara syve te Dukes u shenuan 5 gol te pa merituar,ku mbrojtesit qendronin si piramidale !
    Duka tregoi se eshte i pafuqishem per te ndalur korupsionin ne futboll,ai eshte pjese e tij.
    Shume e turpshme te shikosh 2 drejtuesit e futbollit shqiptar,te ndajne medalje,pas nje maskarde futbolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *