S'provoi dot se si i bëri 48 mln lekë pasuri, Kolegji i Posaçëm i Apelimit regjistron çështjen për Fatos Lulon

24 Maj 2018, 17:10Kronika TEMA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi se ka regjistruar çështjen e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo.

Më herët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori vendimin  se gjyqtari nuk ka arritur të vërtetojë ligjshmërin e një pasurie prej 48 milionë lekë.

Kolegji i Posaçëm të Apelimit njofton:

“Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.4/JR, datë 23.05.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit z.Fatos Lulo për:
– prishje të vendimit Nr.12, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhënë ndaj subjektit zotit Lulo

– konfirmimin në detyrë të subjektit z.Lulo

Sot, në datën 24.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Luan Daci

Relator: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla

Ardian Hajdari

Sokol Çomo(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje