“Supergrabitja”: CEZ harrohet në gjykatë, zvarritet gjyqi për mashtrim me 5 milionë euro

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dy ish drejtuesit e CEZ në Shqipëri, Josef Heisek dhe Jan Ivan, duket se janë braktisur në gjykatën e Tiranës.

Procesi gjyqësor ndaj tyre për akzuen e mashtrimit me pasoja të rënda, është bllokuar që nga muaji shkurt i këtij viti.

Pasi një herë mungon avokati dhe një herë përfaqësuesi i prokurorisë.

Prej shtatë seancash, gjyqtari çështjes Sokol Tona ka qenë i detyruar të konstatojë mungesën e palëve dhe të japë datën e re për seancën e radhës, pa patur mundësi që të zhvillojë një proces normal gjykimi. Dhe gjithë këto shtyrje pa ndonjë arsye ligjore.

Bllokimi i këtij gjykimi erdhi menjëherë pasi prokurorja Antoneta Sevdari dorëzoi në gjykatë të gjitha provat ndaj ish drejtuesve të CEZ-it.

Referuar këtyre provave, rezultojnë se ato janë thuajse të njëjta me ato prova me të cilat në muajin tetor të vitit të kaluar gjykata e Tiranës dënoi me 11 vite burgim ish administratorin e DIA-s, Kastriot Ismailaj.

Sipas këtyre provave, dy ish drejtuesit e CEZ në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn, kanë paguar me vetëdije faturat e Ismailajt në vlerën e rreth 5 milionë eurove, duke e ditur se punët nuk ishin realizuar dhe se faturat ishin fiktive.(tch)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në ““Supergrabitja”: CEZ harrohet në gjykatë, zvarritet gjyqi për mashtrim me 5 milionë euro”

  1. Kombi says:

    Nuk zvarritet ,por Rama nuk don te behet ky gjyq .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *