Deklarata e Bashës dërguar nëpër portale dhe “detaji” se ai e ka mik ambasadorin e ri të BE-së (dhe një histori e hidhur me rrokadën Arvizu-Lu)

25 Maj 2018, 17:03Politika TEMA

Pak orë pas publikimit të lajmit se Donald Lu është emëruar ambassador në Kirgistan, zyra e shtypit të Lulzim Basha shpërndau një deklaratë.

Në të jepej “lajmi” se dhe Romana Vlahutin do të largohej.

Në vend të saj, sipas deklaratës së shpërndarë nga PD, do të emërohet italiani Luigi Soreca.

PD ka shpërndarë edhe një jetëshkrim të tij, ku theksohet ndër të tjera se ai është mik i shqiptarëve, pasi ka punuar me Shqipërinë, kur ministër i Brendshëm ka qenë… Lulzim Basha.

Luigi Soreca në cilësinë e kreut të Departamentit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Zgjerimin pranë Komisionit Evropian, ka punuar ngushtë me qeverinë “Berisha” e konkretisht me Lulzim Bashën kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm për çështjen e liberalizimit të vizave.

Më tej, bashkëpunimi i tij me këtë ministri ka vijuar në implementimin e një sërë marrëveshjesh në procesin e monitorimit të situatës pas liberalizimit të vizave për vendet e rajonit.

Së fundmi, Soreca ka marrë pjesë në Shqipëri në një konference të organizuar nga BE-ja për luftën kundër ekstremizmit”, theksohet në mesazhin e shpërndarë nga PD “klandestinçe”, për portalet pranë saj.

Me këtë, PD do të thotë se ambasadori i ri i BE-së do të jetë miqësor me Lulzim Bashën.

Kujtojnë se me largimin e Romana Vlahutin, nuk do të ketë më presion për zbatimin e reformës në drejtësi.

A thua kjo ishte një kërkesë personale e Vlahutin, jo e Bashkimit Europian.

Por fundja kështu shpërndanë të njëjtin lajm edhe para largimit të Aleksandër Arvizu.

Atëhere gazeta MAPO e sapo dalë në treg dhe që ishte shumë pranë Berishës, paralajmëronte se ambasadori i ri amerikan që do të vinte në Shqipëri, do të kishte një tjetër qendrim nga paraardhësi i tij.

Numri i parë i kësaj gazette hapej pikërisht me Donald Lu-në, si ambasadori që do të ishte shumë më dashamirës me Berishën dhe PD-në, ndryshe nga Arvizu.

Por kaluan vetëm pak muaj, dhe Donald Lu ua ngriu buzëqeshjen në fytyrë, duke u bërë një nga ambasadorët më të urryer amerikanë nga ana e PD-së, për shkak të misionit të tij, për miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi.

E njëjta gjë që po ndodh dhe tani.

Vetëm se harrojnë se politikat e SHBA-së dhe BE-së nuk varen nga emrat dhe nuk janë personale.(TemA)

18 komente në “Deklarata e Bashës dërguar nëpër portale dhe “detaji” se ai e ka mik ambasadorin e ri të BE-së (dhe një histori e hidhur me rrokadën Arvizu-Lu)”

  1. Ishte nje propozim says:

    Respekte per Ata ambasadore qe iken, Ata ishin formuluesit e reformes ne drejtesi , puna e tyre mbaron ktu,puna e dy ambasadorve te rijn fillon me arrestemin e peshqeve te medhejn si dhe do formulojne Vetting-un per politikanet?????

    1. Bushi says:

      Epo ç’mereni kot me budallenjet e pd-ke.Ata jane kriminel se nuk dine te bejne gje tjeter veç krimeve.Ata nuk gjykojne aq thelle se reforma ne drejtesi nuk ishte e Donald LU,por e SHBA-s

  2. Vl says:

    Se mora vesh, ku do me dal. Dmth ne bashkepunim me kete italianin ka vrar ne 21 janar!!??. Kur te vij ky italiani bejani kete pyetje. Thoini qe Basha ka deklaruar qe ne bashkepunim me ju ka vrar ne 21 janar, prisni pergjigjen pastaj. Jam kurioz. Ose i bi qe Basha ska si e genjen si burr i mir se ja dika bemat

  3. Burim Mesi says:

    Pse do te hyje me mik Luli?. Ta harroje se ka mik njeri ky derdimen,ku ka miq ne europe;ka vetem meritokraci.

  4. Moni says:

    … O Lul-Tullumi … shpejt Washingtoni/USA do sjelle flete-korrupsionin

    … Ti shpejt pa-mandat dhe arrest

  5. X says:

    Mos………mbetem edhe 27 vjet te tjera mbrapa…

  6. Qytetari durrsak says:

    Mashtruesi, kerkon te na paraqitet me “shume miq” ! Cfare bastardi ! Ke do te mashtrosh, italianin ? As dy minuta nuk do te zgjase “miqesia” jote me kete ambasador te ri te BE-se.

  7. Kellira says:

    Sido qe te jete po erdhi italian e kemi brenda.

  8. ALBAN DEGA says:

    MESO ABC E DIPLOMACISE O KARAKURVE E PUTINIT !

    Ambasadori I BE-se ne Tirane eshte ambasadori ne Republikes e Shqiperise dhe jo ne PD e Salise dhe te Mafise !
    Si perfaqeson politiken e Brukselit ndersa njohjet apo miqesite personale mbyllen ne kasaforte qe ne momentin qe fillon detyren dhe dorezoi Letrat kredenciale o kurve e Sputnikut te RIA- s dhe GRU-se ruse !
    Shihni cfare shkerdhate ka pase si shef diplomacie Sali Karaxhici !
    100 per qind lope hollandeze !
    I vetmi mik qe u ka mbete ne Bote eshte Vladimir Josif Putini!
    Meso ABC-ne e diplomacise o karakurve e Putinit!

  9. Dull tropoja says:

    Perfundimisht naiv dhe minoren.fatkeqesi qe te jete ky. lider i opozites .

  10. O lul hollandezi ti ke mik shpellarin dhe te bijen qe te emeruar kryetar te bandes kriminale.
    Edhe e di pse te emeruan?per te mbuluar krimet e tyre dhe u zhyte edhe ti ne krim

  11. Treviso says:

    Ja sa nivel kane politikanet kriminele. A thua se ambasadoret punojne pa plan dhe sipas qejfit te tyre.

  12. niki says:

    Sap[o lexova biografine e ambasadorit ( italian ) te BE_ dhe nuk dote jete kaq e thjeshte sa e bejne zoterinjte e PD-se, Ai eshte marre me drejtesine e,kunderta e asaj qe pretendojne pelivanet(e kane vene me qellim qe te vazhdoje pune e Vlautin) e PD-se.

  13. Jimi says:

    Nje arsye me shume per te besuar qe qe ky Taljani nuk ka per t’ju toleruar, pasi ju njohka mire syfetin tuaj vrastar!

  14. Laku says:

    Mosss!Prap Itelian?Nga surrati duket me dallaverexhi se Taulant Palla.

  15. xoni says:

    Mik e kishit dhe z. Lu por ua futi sa krahu se e dine mire qe jeni hajdut dhe vrases.

  16. ALBAN DEGA says:

    misione te reja edhe me te rendesishme te diplomacise amerikane do te mbetet perjete me mendjet dhe zemrat e 95 per qind te shqiptareve si Nderi Kombit !
    E dime qe nuk eshte nje titull qe jepet per personalitete te shqiara te huaja!
    Po ashtu e dime mire se cdo ligj edhe ato te natyres e ato te shkencave te salta, e jo me ato njerezore kane perjashtime!
    Aq me shume kane perjashtime rregullat burokratike shteterore!
    Pse !?
    Sepse si Z. Donald Lu edhe Zj. Romana Vllahutin e kane treguar qarte si kristali se pervec Amerikan e Evroperendimor shembullore jane edhe me shqiptare e atdhetare se gati gjysma ne mos me shume e klases politike shqiptare !
    Sic e kam shkruar me dhjetra here, nuk mund te jesh as amerikan e as evroperendimor i mire pa qene edhe shqiptar i mire dhe anasjelltas ! Pavaresisht nga feja, raca , kombesia, shtetesia, partia, ideologjia… njeriu mbi te gjitha duhet te jete njeri, njeri i mire !
    Ne emer te Klubit Demokrat Shqiptaro- Amerikan i kerkojme kryetarit Gramoz Ruci, Kryesise dhe Kuvendit Popullit te Shqiperise tu akordoje me votim te hapur ne nje seance te jashtezakonshme ambasadorit te SHBA-se ne Shqiperi , Shkelqesise se tij Z. Donald Lu dhe ambasadores se Bashkimit Evropian ne Shqiperi , Shkelqesise se saj Z. Romana Vllahutin titullin Nderi i Kombit !
    Do te jete me teper ne Nderin e Kuvendit dhe Presidentit te Shqiperise ta ndermarrin nje veprim te tille per kontrbutin e jashtezakonshem te tyre ne Reformat dhe Vetingun ne Drejtesi e Polici, ne Administraten Shteterore, per Dekriminalizimin dhe ate Elektorale qe eshte ne hapat e pare !
    Krenare per ju Romana Vllahutin e Donald Lu – nderi dhe emblema e demokracise dhe e kultit legjendar proamerikan e properendimor mbarekombetar shqiptar !
    A nuk ishin mbreterit e shtypit boteror “ The New York Times “ dhe CNN qe gjate vizites se ish – Presidentit amerikan Z. Xhorxh Bush ne Shqiperi se “ Presidenti amerikan eshte me i sigurte e mireoritur ne Tirane se ne Washington !”
    A nuk ishte babai i Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemal Vlora ai qe pese dite para se te shpallte ate deklaroi ne Rome e Bari se “ po te behej nje Referendum ne Shqiperi Rusvelti do te zgjidhej Kryetar i saj… ! “.
    Cdo koment do te ishte I tepert !
    Krenare per ju Romana Vllahutin e Donald Lu !
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa… !
    – E duam Shqiperine si Amerika demokratike ….

  17. Alban Dega says:

    KY LULUSHI
    ESHTE NJE TRAP
    NUK KA TRU
    AS PER SKRAP !

    – Nga Alban Dega, Nju London

    Permend litarin
    Ne shtepi te varurit!
    Se nga koke tek kembet
    Eshte rrote e Gomarit !
    Truri i Bashicit
    Nuk vlen as per skrap
    Nga koka tek kembet
    Lulushi eshte trap !
    Me gur Vicidoli
    gjuan kullen e Saliqit
    Bota mbare e njejti
    Per bastard te Luigjit !
    Bastija i keputi
    koken ne gijotine !
    Ne Resort te Recit
    Fundi per Saline !
    A nuk tha Luigji
    Une vete jam Ligji !
    A s’ vepron Saliqi
    Si ligj permbi Ligji !
    Vellezer Siameze
    I beri Historia!
    Njerin ne Bastije
    Tjetrin tek Shqiperia!
    Por fjalen e fundit
    Heret apo vone
    E ka vec Drejtesia!
    A e di Lulushi
    se cfare eshte Ligji !
    Eshte Zoti i cdo shteti
    Mbi cdo soj Saliqi!
    Cdo revolucion
    Ka rregullat e tia !
    Perendi e Shtetit eshte
    vec Shen Drejtesia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje