Grabitja e Prokurorisë së Durrësit, zbulohen detaje të tjera nga ngjarja: Hajdutët kishin çelësin dhe një objektiv të qartë!

25 Maj 2018, 16:40Politika TEMA

Autorët që grabitën Prokurorinë e Durrësit janë ndihmuar nga persona nga brenda këtij institucioni.

Këtu janë fokusuar hetuesit të cilët vunë në pranga të dyshuarit Artur Isa 49 vjeç dhe Besnik Bushi 54 vjeç, të dy me precedentë të mëparshëm penalë, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Dyshohet se ata kanë përdorur çelës për të hapur derën kryesore, pasi nga këqyrja nuk u gjetën as gjurmë thyerje dhe as ndonjë mundësi tjetër të futjes brenda ambjenteve. Burime të Prokurorisë i thanë ABC News se objektivi ka qenë i qartë.

Grabitja e fashikullit, e zyrës së prokurorit të antikrimit ekonomik Afrim Shehu si dhe një oficeri tjetër gjyqësor, zyrat e të cilëve ndodhen në katin e katërt të godinës. Fillimisht me sende të forta hapën derën e zyrës së Serverit, e dëmtuan atë dhe morën pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë dhe ndërhyrë në sistemin kompjterik. Qëllimi mbetej zhdukja e regjistrimit që kishte filmuar momentin e hyrjes së tyre në ambjentet e brendshme.

Pas kësaj ata i janë drejtuar zyrës së prokurorit hapën derën forcërisht, morën dosje dhe kompjuterin e punës. Të njëjtën rrugë ndoqën edhe në grabitjen e zyrës së oficerit gjyqësor.

Nuk bëhet publike cilën dosje, por prokurori Shehu kishte nën hetim çështje të rënda korrupsioni ku të implikuar janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të qytetit bregdetar, por edhe hetim për grupe të strukturuara kriminale në drejtim të pastrimit të parave.

Pavarësisht se godina ruhej nga punonjësi Policisë Private, Nias Lena 56 vjeç, tashmë i ndaluar nga policisë, nuk ka parë gjë. Lidhur me rastin prokuroria, ashtu sikurse e postierit të prokurorisë, është mjaftuar të njoftojë se është regjistruar procedimi penal, por pa dhënë detaje mbi dokumentet apo dosjet e grabitura. Por ajo që duket se do të marrë përmasa edhe më të mëdha, janë disa të dhëna nga grupi hetimor.

Një burim i tha ABC News se në hetim përveç personave të autorizuar për mbajtjen e çelësave të institucionit, janë edhe oficerë gjyqësorë apo prokurorë. Ashtu sikurse edhe dy javë më parë autorët të cilët mendohet të jenë të njëjtët të grabitjes së korespondencës së prokurorisë, ishin njoftuar për kohën dhe itinerarin që korrieri i këtij institucioni do të merrte postës. Mbi dy të ndaluarit rëndon akuza “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

11 komente në “Grabitja e Prokurorisë së Durrësit, zbulohen detaje të tjera nga ngjarja: Hajdutët kishin çelësin dhe një objektiv të qartë!”

  1. ALb - Nakba 2025 says:

    Leni celesin se e gjen prokuroria e Durresit po na thoni cilat dosje pikerisht u preken apo u shkunden nga pluhuri?
    Aha, prokuroria e Durresit shume shpejt do kete nje pergjigje edhe per ket pyetje.

  2. free says:

    kaq e veshtire eshte te zbulohet kush dosje mungonte?

  3. Ali Peza says:

    Keta prokurore a kane USB per punet e tyre ditore apo ja fusin kot si ne epoken e gurit?!.Perse nuk i ruajne te dhenat apo ti hedhin ne nje sistem sigurie.Cfare u duhet fashikulli kur ai mund te printohet ne çdo cep te planetit.Nese te dhenat jane ne sistem asnjeri nuk mund ti demtoje perveç atij qe i ka hedhur.

    1. Bushi says:

      Shume drejte e ka Ali Peza.Nqs ato jane printuara,nuk ka asnje rrezik.

  4. Direkt says:

    Per mbrojtjen e ambjenteve”jashte toksoret” vendosin sisteme alarmi.
    Sistemi i alarmit eshte : nje sistem qe ka sirene dhe zakonisht kur aktivizohet ka fuqi me te madhe degjuese se makinat e policise.Ky sistemi zakonisht lidhet me qendrat operative,por kur behet fjale per obejekte te veçanta si,objekte shteterore,gjykata,kryeministri,parlament,prokurori dhe banka,sistemi lidhet direkt me komisarjatin e policise.
    Keshtu e kane zgjidhur jashtetoksoret…apo lere kete pune se na zgjohen nga gjumi policat roje…dhe bashke me ta dhe ndonje prokuror.

  5. Thot qe nuk behet e ditur,,,,jo se nuk dihet se ciila dosje eshte,,,,beni pak durim,,, jo cdo gje do Dalí ke kazani i medias,,,,

  6. sapa says:

    Ky vend hajdutesh ka kapitulluar me kohe dhe as qe mund te behet ndonjehere te pakten per keto breza JO!Kriminele ne cdo meter katror!

  7. s'kam ç'bej says:

    …thyen deren dhe demtuan serverin…..po kush i mesoi keshtu apo fshirja e serverit te 21 janarit?!

  8. Jimi says:

    Jane vete prokuroret e ceshtjeve qe kane inskenuar kete loje! Reforma ne drejtesi nuk behet duke ju ferkuar koken ketyre krimineleve , sejmene te qoftlargut!

  9. Berti says:

    Ne Durres prokuror eshte edhe Koli…vjen nga familje komunistesh enveriste…eshte vellai i kapter jarit qenit besnik te enverit dhe sali ferrit…sali ferri na e vuri edhe predident…pyesni nje here kolin mos di gje…

  10. Himare. says:

    no jo nje republike e sgtet private i familjes Rama.no no no.stop.
    privatsuesit e shteteve te gjithe kane perfunduar ne litar,perveq akoma kim jung.
    se gadafi sadam hyseinin e qiten nga 9 metra lartsi ne litar ,en plus,diten e bajranjt amerikanet.
    pastaj.republika priva e ish faniljes nikola qaushekut Runun
    por edhe i Forti i evropes,republika private e sllobodan milloshevicit,dhe ngordhi milloshi ne Çeli.
    pra.atention mafia rama,se ju ka ardhe Fundi…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje