Guri: Ishte një hap i madh ftesa në Kombëtare dhe më pas transferimi te Ostende

26 Maj 2018, 14:40Sport TEMA

Sulmuesi Sindrit Guri, është grumbulluar për herë të parë nga trajneri Kristian Panuçi në kombëtaren shqiptare dhe do të jetë në dispozcion për dy ndeshjet miqësore ndaj Kosovës dhe Ukrainës.

Në konferencën e sotme për shtyp nga Zyrihu ku Kombëtarja është grumbulluar për tu përgatitur për këto dy takime, Guri foli për ekipin e tij të ri në Belgjikë, rënine e Vllaznisë në Kategorinë e Parë si dhe për lojtarët e tjerë që duan të luajnë me përfaqësuesen.

Ishte një hap i madh sepse erdhi ftesa në Kombëtare dhe më pas transferimi te Ostende. Ishte një vit i mirë për mua pasi tregova vlerat e mia ndërsa vitin që kaloi nuk kisha hapësirat e duhura. Kukësi duhet t’i japë më shumë hapësirë të rinjve. Unë e shfrytëzova momentin tim. Kombëtarja mund të ndikojë për mirë dhe duhet të japim maksimumin pasi e kemi për detyrë.

Mendoj se kampionati shqiptar ka një rritje dhe kjo shihet edhe në Europë me performancat e Skënderbeut dhe Kukësit dhe dihet që edhe Kombëtarja është në rritje. Si unë si Abazaj që u transferuam në Belgjikë mendoj se ishin hapa të duhur dhe të bëjmë më të mirën. Unë jam sulmues dhe dua të luaj në sulm por në fushë do të jap atë që më kërkon trajneri.

Të them të drejtën më vjen keq që Vllaznia ra nga Kategoria pasi ajo nuk është diçka e mirë për futbollin shqiptar, si edhe Tirana vjet. Kampionati shqiptar nuk ka bukuri pa Vllazninë dhe Tiranën.

Personalisht nuk dua të futem në presion që të bëj diçka më tepër se sa kam dhënë deri tani. Do të bëj më të mirën si tani dhe do mundohem të bëj maksimumin. Atëherë kur mendon të bësh më shumë sesa mundesh gabon.

Mesazhi? Duhet të ulin kokën e të punojnë më tepër dhe mos të merren me gjëra të tjera. Duhet të jenë të përqendruar te stërvitja dhe te gjërat që thotë trajneri”, u shpreh Guri. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje